Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    EMRAT/ Kush janë trafikantët që alarmuan policinë nga Shkodra në Elbasan

    12.02.2026

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Analizat që pritet të fundosin KURUM! Mbetjet e rrezikshme dhe arrestime në horizont

    Nga InfoNews01.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Analizat që pritet të fundosin KURUM! Mbetjet e rrezikshme dhe arrestime në horizont

    Skandali i mbetjeve të KURUM prej kohësh po zien nën sipërfaqe, ndërsa interesi publik duket se është lënë mënjanë përballë interesave të kompanive private. Një histori që nisi si një çështje teknike mjedisore, sot ka marrë përmasa alarmante dhe po shndërrohet në një provë të fortë për funksionimin real të institucioneve shqiptare.

    Burime konfidenciale bëjnë me dije se rezultatet e analizave kanë qenë tronditëse. Mbetjet e marra për ekzaminim kanë rezultuar me përqindje jashtëzakonisht të larta toksiciteti, duke u klasifikuar si të rrezikshme jo vetëm për mjedisin, por edhe për shëndetin publik. Mostrat janë dërguar për analizim në një prej laboratorëve në Itali, por sapo përgjigjja u kthye në Shqipëri, ajo u shndërrua në një “patate të nxehtë” që askush nuk donte ta mbante në dorë.

    Institucionet nisën ta kalonin përgjegjësinë nga njëra te tjetra, duke shkaktuar përplasje të hapura dhe delegime të pazakonta kompetencash. Situata u reflektua drejtpërdrejt edhe brenda Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ku tensionet shpërthyen publikisht.

    Më 27 janar, drejtoresha e përgjithshme e AKM-së, Marjeta Përlala, delegoi kompetencat tek e besuara e saj, Elona Uzmutlu, në një lëvizje që burime brenda institucionit e lidhin me shqetësimin për ecurinë e hetimeve.
    Por Uzmutlu nuk kishte hyrë ende në zyrën e drejtoreshës, kur Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, nxori një urdhër të ri, duke ia kaluar kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm të AKM-së një emri tjetër, Athanas Karaja. Brenda pak orësh, një institucion u gjet me dy drejtues, ndërsa përgjegjësia mbeti pa asnjë adresë.

    Ndërkohë, zhvillimet për çështjen e mbetjeve të KURUM pritet të sjellin edhe një përplasje më të fortë mes drejtuesve të institucionit dhe ministrit të ri, pasi interesat dhe vendimmarrjet duket se kanë nisur të ecin në kahe të kundërta. Ajo që ende nuk është zbardhur është përgjegjësia konkrete e institucioneve shqiptare për transportimin e mbetjeve të konsideruara të rrezikshme nga porti i Durrësit dhe roli i secilit hallkë në këtë zinxhir.

    Situata bëhet edhe më alarmante kur flasin shifrat. Në vetëm 12 muaj kalendarik, në Shqipëri janë prodhuar mbi 10.4 milionë kilogramë mbetje të rrezikshme. Sipas dokumentacionit që disponon Piranjat News, sasia e saktë arrin në 10,437,105 kilogramë dhe përfshin skorie të papërpunuar, mbetje nga përpunimi i skorieve, mbetje nga trajtimi i gazeve që përmbajnë substanca të rrezikshme, si dhe mbetje të industrisë së hekurit dhe çelikut.

    Analizat tronditëse fundosin KURUM-in / Miliona kilogramë mbetje

    Një volum që do të duhej të kishte vënë në alarm çdo institucion shtetëror, por që për vite me radhë ka kaluar pa zhurmë.

    Skandali doli në dritë vetëm në momentin kur dy anije të nisura nga porti i Durrësit drejt Tajlandës u ndaluan nga autoritetet tajlandeze, pasi u ngrit alarmi se në bord ndodheshin mbetje të rrezikshme. Anijet u kthyen pas, ndërsa sot ende nuk dihet nëse autoritetet shqiptare do t’i pranojnë apo jo këto ngarkesa. Dokumentet, firmat dhe përgjegjësit mbeten ende në errësirë.
    Sipas të dhënave, mbetjet e rrezikshme të KURUM janë transportuar përmes kompanisë “SOKOLAJ” SHPK, përmes kontratave të shit-blerjes. Kompania është themeluar në vitin 2006 nga Gjovana Sokolaj dhe bashkëshorti i saj Doni Sokolaj, me objekt veprimtarie import-eksport mineralesh dhe transport mbetjesh të rrezikshme.

    Gjatë viteve, në strukturën e saj aksionare ka figuruar edhe shtetasi turk Serdar Can Hakliol, i cili rezulton ortak edhe në kompaninë “Florester Metalik”.

    “SOKOLAJ” SHPK ka interesa financiare në Turqi dhe ka lidhur kontrata me kompaninë “Hakliol Madencilik”. Nga viti 2014 deri në vitin 2023, drejt kësaj kompanie janë transferuar shuma që arrijnë në 319 milionë lekë, ose rreth 3.2 milionë euro.

    Në vitin 2022, kompania është pajisur me licencë për transport dhe grumbullim të mbetjeve të rrezikshme, e firmosur nga ministrja Mirela Kumbaro. Një vit më pas, kjo leje është ndryshuar dhe i është shtuar kodi 12 01 17, i cili përfshin mbetje të materialeve shpërthyese.

    Dhe pikërisht këtu lind pyetja që institucionet nuk po i japin përgjigje publikut: për çfarë materialesh shpërthyese bëhet fjalë, nga cilat subjekte prodhohen, kush i përdor dhe kush garanton sigurinë e tyre?

    Sot, dosja ndodhet në duart e prokurorisë dhe institucioneve ligjzbatuese. Por ndërsa hetimet ecin mbetjet mbeten, rreziku mbetet dhe përgjegjësia vazhdon të endet nga një zyrë në tjetrën.

    Pyetja e vetme që shtrohet është nëse kjo çështje do të ketë më në fund përgjigje dhe ndëshkim në javët në vijim, apo do të përfundojë si shumë të tjera më parë, e mbyllur nën hirin e skories./ piranjat.news

     

    aferë mjedisore Agjencia Kombëtare e Mjedisit AKM analiza laboratorike Analizat që pritet të fundosin KURUM! Mbetjet e rrezikshme dhe arrestime në horizont anije të bllokuara arrestime në horizont Athanas Karaja eksport mbetjesh Elona Uzmutlu helmim i tokës helmim i ujërave hetime penale industria e hekurit dhe çelikut Kurum laboratorë në Itali licenca mjedisore lidhje me Turqinë Marjeta Përlala mbetje industriale mbetje të rrezikshme mbetje toksike Ministria e Mjedisit Mirela Kumbaro ndotje mjedisore përgjegjësi institucionale Porti i Durrësit procedim penal prokuroria shëndeti publik skandal mjedisor skorie industriale Sofjan Jaupaj Sokolaj shpk Tajlandë trafik mbetjesh transport mbetjesh të rrezikshme
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë trafikantët që alarmuan policinë nga Shkodra në Elbasan

    12.02.2026
    Aktualitet

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026
    Aktualitet

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Aktualitet

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Aktualitet

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026
    Aktualitet

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    EMRAT/ Kush janë trafikantët që alarmuan policinë nga Shkodra në Elbasan

    12.02.2026

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Më të lexuarat

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI

    Nga InfoNews10.02.20260

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI Skandali…

    KLSH: Lajthiza? Si iu dha qytetarëve ujë me aromë…e toleroi AKU

    09.02.2026

    Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    08.02.2026

    SKANDALI KURUM! Si ja mbathën kokat, nga Arif Shkalla, Mbarime Koroci, Olizana Pemati tek Doni e Gjovana Doni Sokolaj

    07.02.2026

    U krijuan sot, fituan sot! Misteri i fotovoltaikëve në Vau të Dejës drejtuar nga Kristian Shkreli

    07.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.