Detaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, ku 57-vjeçari Petrit Ndou humbi jetën pas një sulmi fatal me çekiç. I dyshuari kryesor për krimin është 28-vjeçari Andi Vokri.
Dëshmitarja kryesore e ngjarjes ishte bashkëshortja e viktimës, e cila ndodhej me të në makinë në momentin e sulmit. Ajo ka përshkruar në polici të gjithë dinamikën e ngjarjes, duke konfirmuar se bashkëshorti i saj u godit për vdekje me çekiç nga Vokri.
Sipas burimeve hetimore, autori i dyshuar ishte në gjendje të dehur dhe shoqërohej nga dy persona të tjerë. Dëshmitarët kanë deklaruar se tentuan ta ndalonin Vokrin, por pa sukses.
Pavarësisht dëshmive, në ambientet e komisariatit, 28-vjeçari ka mohuar akuzat. Ai ka deklaruar se nuk kishte qëllim të vriste 57-vjeçarin dhe ka pretenduar se nuk është autori i krimit. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
