Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Çfarë ndodhi me Dur Bamin, bëhet bashkë në një vend me Lul Berishën

    13.05.2026

    Si i shpëtoi arrestimit Samir Mane dhe bashkëshortja Eva Mane, korrupsion me një vilë në Rolling Hills, SPAK nxjerr bisedat

    13.05.2026

    SPAK lexon në gjyq SMS-të e Samir Mane për Kryemadhin: Ka diçka më të mirë për ju te Rolling Hills

    13.05.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    E blenë nga GJIKURIA! Si u bënë spanjollët pronar me 23 ha tokë në Dhërmi

    By InfoNews16.01.2026No Comments
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Bregdeti i Dhermiut dhe i Palases i fotografuar nga Qafa e Llogarase ne nje dite me mjegull te dendur, si pasoje e motit te keq dhe me reshje shiu. Disa qytete te vendit jane pushtuar nga temperatura te uleta dhe mjegulla pavaresisht motit te mire dhe te kthjellet te diteve te fundit./r/n/r/nDhermi and Palasa coast photographed from "Llogara Pass" on a day with heavy fog, as a result of bad weather and rain. Some cities of the country are engulfed by low temperatures and fog despite the good and clear weather of recent days.
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    E blenë nga GJIKURIA! Si u bënë spanjollët pronar me 23 ha tokë në Dhërmi

    Shtetasit Alvaro Castillo dhe Domingo Romillo Iriarte, babë e bir, dyshohen se kanë krijuar një skemë mashtrimi të tipit “Ponzi”, duke marrë para nga qytetarë europianë dhe duke blerë tokë, dhe regjistruar si pronarë të një sipërfaqeje prej 23 hektarësh në Dhërmi. Ky hetim po ndiqet nga prokurori Ndini Tavani.

    Përfituan rreth 30 mln euro duke krijuar kompani fiktive në shtete të ndryshme, përfshirë Shqipërinë, Prokuroria Tiranë sekuestron bizneset dhe pasuritë e shtetasit spanjoll

    Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë: shoqëri tregtare, mbi 33 ha tokë në Dhërmi, automjete e llogari bankare të shtetasit spanjoll A.C. në Shqipëri, të dyshuara se janë produkt i veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

    Nga hetimet mbi procedimin penal nr.6905 të vitit 2025, rezultoi se shtetasit A.C., i ati shtetasi D.I. dhe partnerja e tij, shtetasja M.M (Mihaela Munteanu Manole)., rezultuan të përfshirë në një skemë mashtrimi duke krijuar kompani një shtete të ndryshme si Spanjë, Portugali, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Republika Dominikane dhe Estonia. Vlera e përfituar përmes kësaj skeme arrin shumën 30 milionë Euro.

    Në territorin e shtetit shqiptar, shtetasit e mësipërmn, vepruan nëpërmjet shoqërisë “Wingwort” sh.p.k dhe 2 (dy) shoqërive të tjera të regjistruara në Regjistrin Tregtar, me të njëjtin objekt veprimtarie “Aktivitet në fushën e turizmit, hapja e menaxhimi i hoteleve, godinave etj”, “Menaxhim i pasurive të paluajishme, shërbime agjenci turisitike”, nëpërmjet shoqërive të krijuara të përfshirë në kontrata, transferta dhe shkëmbime tregtare me shoqëri të huaja me vendndodhje në Bullgari, Sllovaki, Malajzi, (Labuan vend offshore). Këto shoqëri ka nënshkruar kontratë shitblerje pasuri e paluajtshme dhe ka blerë pasuri të paluajtshme në Dhërmi me vlera dukshëm më të ulëta se sa vlera e tregut.

    Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto subjekte ushtrojnë të njëjtin aktivitet dhe kanë të njëjtën adresë, me administratorë këta shtetas. Subjektet rezultojnë me status “pezulluar”, çka rrit dyshimet për ekzistencën e një aktiviteti të përbashkët ekonomik të mundshëm dhe përdorim formal të subjekteve për qëllime të fshehjes apo transferimit të të ardhurave me origjinë të dyshimtë, veprime që mund të përbëjnë elementë të veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

    Shtetasi D.I., është subjekt i një hetimi nga Audiencia Nacional në Spanjë për mashtrim piramidal dhe pastrim parash, lidhur me veprimtarinë e tij financiare ndërkombëtare. Hetimi lidhet kryesisht me aktivitetet e tij në kompaninë Madeira Invest Club dhe shoqëri të tjera të tij financiare. Në qëndër të skemës qëndron A.C., i njohur në rrjetet e koduara si “Luis” apo “Cryptospain”. Ai komunikonte me klientët në platformën Telegram, duke i bindur të investonin shuma që nisnin nga 1.5 milionë euro, pa pasur detyrimin të identifikoheshin. Kjo e bënte të pamundur gjurmimin e transaksioneve financiare. Sipas hetimeve, rrjeti kriminal kishte ngritur kompani fiktive në Portugali, SHBA, Estoni, Republikën Dominikane dhe Shqipëri, për të fshehur qarkullimin e parave. Dy prej këtyre kompanive, “Wortned” dhe “Wortonova”, u regjistruan në Qëndrën Kombëtare të Biznesit në Tiranë në qershor 2024, me adresë në rrugën “Teodor Keko”. Të dyja kompanitë kishin si objekt aktivitetin turistik dhe menaxhimin e hoteleve, por sipas dokumenteve, ato nuk zhvilluan ndonjë veprimtari të vërtetë. Pronari i “Wortned” ishte vetë A C., ndërsa “Wortonova” figuron në pronësi të shtetases rumune M.M. me administrator të përbashkët D. I. babai i tij.

    Bazuar në veprimet hetimore të kryera dhe provat e mbledhura, rezulton se është kryer vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Në përputhje me ligjin, duke pasur parasysh seriozitetin e veprës, dëmin e shkaktuar dhe mundësinë e fshehjes ose shfrytëzimit të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, sugjerojmë dërgimin e çështjes në gjykatë për gjykim për veprën penale të sipërpërmëndur si dhe vendosjen e masës së sekuestros mbi pasuirtë e identifikuara gjatë hetimit, si më poshtë:

    1. Pasuria e ndodhur në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 13.66 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Kolia, “Tokë Kullotë”;
    2. Pasuria në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 9.5 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Megali-Langadhea, “Tokë Kullotë”;
    3. Shoqëria ‘Wortend’;
    4. Shoqëria ‘Wingwort’;
    5. Shoqëria ‘Wortnova’;
    6. Automjeti, Toyota, Land Cruiser;
    7. Automjeti Mercedez Benz, AMG G 63; dhe
    8. Llogaritë bankare në të gjitha bankat e nivelit të dytë ku mund të ketë llogari aktive bankare.

    WbLajm.com mëson se Pas sekuestrimit të pronave, hetimet janë zgjeruar edhe për veprën penale të pastrimit të parave. Nga kontratat e sekuestruara për rreth 23 hektarë tokë rezulton se shtetasit spanjollë, të cilët dyshohet se kanë ngritur një skemë tip Ponzi, e kanë blerë tokën në zonën e Dhërmiut me çmimin prej rreth 7 euro për metër katror kur në realitet çmimet kalojnë 150 euro deri në 500 euro. Pjesa më e madhe e sipërfaqes rezulton e blerë nga anëtarë të fisit Gjikuria. Prokuroria pritet të marrë në pyetje ish-pronarët e tokës.

    Skema Ponzi është një mashtrim financiar, ku një person ose grup premton fitime të larta dhe të sigurta, por në realitet nuk ka investim të vërtetë.

    Si funksionon:

    • Paratë e investitorëve të rinj përdoren për të paguar fitime të rreme investitorëve të vjetër.
    • Për sa kohë hyjnë njerëz të rinj, skema duket se “funksionon”.
    • Kur rekrutimi ndalon, skema shembet dhe shumica humbin paratë.

    Shenja paralajmëruese

    • Premtime për fitime të garantuara ose shumë të larta
    • Rrezik i ulët ose “pa rrezik”
    • Mungesë transparence se ku investohen paratë
    • Presion për të futur persona të tjerë
    • Vështirësi për të tërhequr paratë

    Pse quhet Ponzi?

    Quhet kështu nga Charles Ponzi, i cili organizoi një mashtrim të famshëm në SHBA në vitet 1920.

    Shembull i thjeshtë:

    • Ti investon 100€
    • Dikush tjetër investon më pas 100€
    • Nga paratë e tij, ty të paguajnë 120€ (fitim i rremë)
    • Në fakt, askush nuk ka fituar realisht

     

    “Wingwort” sh.p.k Alvaro Castillo dhe Domingo Romillo Iriarte Dhërmi E blenë nga GJIKURIA! Si u bënë spanjollët pronar me 23 ha tokë në Dhërmi GJIKURIA Ndini Tavani Toke ne Dhermi
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Aktualitet

    Çfarë ndodhi me Dur Bamin, bëhet bashkë në një vend me Lul Berishën

    13.05.2026
    Aktualitet

    Si i shpëtoi arrestimit Samir Mane dhe bashkëshortja Eva Mane, korrupsion me një vilë në Rolling Hills, SPAK nxjerr bisedat

    13.05.2026
    Aktualitet

    SPAK lexon në gjyq SMS-të e Samir Mane për Kryemadhin: Ka diçka më të mirë për ju te Rolling Hills

    13.05.2026
    Aktualitet

    Djegia e dyqanit, babai i Noizyt dëshmon në Gjykatën e Posaçme: Ai dhe Kleviol Ahmeti kishin xhelozi

    13.05.2026
    Aktualitet

    Prokuroria e Sarandës sekuestron ndërtimin pa leje te hotel “Oasis” të Alqi Papës

    13.05.2026
    Aktualitet

    “Dëgjova të shtëna dhe u shtriva nën tavolinë”/ Seanca në GJKKO për Artan Tafanin, dëshmitari i drejtpërdrejtë i atentatit ndaj Kujtim Metës

    13.05.2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    Të Fundit

    Çfarë ndodhi me Dur Bamin, bëhet bashkë në një vend me Lul Berishën

    13.05.2026

    Si i shpëtoi arrestimit Samir Mane dhe bashkëshortja Eva Mane, korrupsion me një vilë në Rolling Hills, SPAK nxjerr bisedat

    13.05.2026

    SPAK lexon në gjyq SMS-të e Samir Mane për Kryemadhin: Ka diçka më të mirë për ju te Rolling Hills

    13.05.2026

    Djegia e dyqanit, babai i Noizyt dëshmon në Gjykatën e Posaçme: Ai dhe Kleviol Ahmeti kishin xhelozi

    13.05.2026

    Prokuroria e Sarandës sekuestron ndërtimin pa leje te hotel “Oasis” të Alqi Papës

    13.05.2026
    Më të lexuarat

    Vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Gjykata lë në qeli Kostandin Voglin, seanca mbahet në spital! Viktor Ruçi mbetet në arrest shtëpie

    By InfoNews11.05.20260

    Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për 31-vjeçarin Kostandin Vogli, i cili…

    Miliona lekë fitime me kreditë, Konkurrenca e pranon: Skema SIGAL e Avni Ponarit me Kanakaris te Raiffeisen

    07.05.2026

    I kërkuari nga SPAK Festim Qoli, betejë në Gjykatë të Lartë me kompaninë SIGAL: Dua dëmshpërblimin e tërmetit të 2019-ës

    10.05.2026

    “Është në shtëpinë time…”/ Si u pre në besë Rexhep Ismaili, u vra se mbrojti një të ri

    08.05.2026

    Vlorë, 32-vjeçarja i jep fund jetës, bashkëshorti gjen shapkat në breg

    11.05.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.