Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Nga “Fabrika e mashtrimeve” në bankën e të akuzuarve

    Nga InfoNews13.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Nga “Fabrika e mashtrimeve” në bankën e të akuzuarve Milton Group

    Prokuroria e Përgjithshme e Bambergut, në bashkëpunim me Zyrën Qendrore për Krimin Kibernetik të Bavarisë, ka ngritur aktakuzë kundër një personi të dyshuar si kreu i një rrjeti mashtrimi ndërkombëtar, i njohur si “Milton Group”.

    Personi 50-vjeçar, shtetas izraelit dhe gjeorgjian, akuzohet për shkaktimin e një dëmi financiar prej rreth 230 milionë eurosh. Kjo u bë e ditur në një njoftim të Zyrës Qendrore për Krimin Kibernetik të mërkurën, 07.01.2026.

    Vetëm në hapësirën gjermanofolëse, thuhet se mbi 1,000 persona kanë rënë viktima të “Milton Group”.

    Duke qenë se mes viktimave ka edhe persona nga Oberfranken, Inspektorati i Policisë Kriminale në këtë rajon është përfshirë intensivisht në hetimet që po zgjasin prej vitesh, sipas deklaratës së Thomas Goger, Kryeprokuror në Prokurorinë e Përgjithshme të Bambergut.

    Personi i identifikuar si Mikheil B. është shtetas izraelit dhe gjeorgjian dhe dyshohet të ketë shkaktuar një dëmtim financiar të provuar prej të paktën 52 milionë eurosh. Përtej kësaj, prokuroria flet për një humbje të konsiderueshme globale, deri në 180 milionë euro, ndërsa rreth 29 milionë euro dyshohet se ia kanë shkuar atij direkt.

    Sipas hetimeve, nga viti 2014 deri më 2022, ai ka qenë pjesë e një rrjeti që operonte call center-a në disa vende, përmes të cilëve u krye mashtrim investimesh në shkallë të gjerë. Viktimat janë nxitur të investonin para në platforma që premtonin fitime të larta, shpesh përmes reklamave mashtruese që përdornin figura të famshme për të tërhequr investitorë.

    Sipas aktakuzës, midis 2014 dhe 2019, ai ka udhëhequr një call center me rreth 600 punonjës në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë.

    Qendra dyshohet se ka mashtruar rreth 180 persona nga Gjermania, Austria dhe Zvicra për një shumë totale prej rreth 8 milionë eurosh. Prokuroria beson se shumë viktima të tjera nuk janë identifikuar ende, dhe nga dokumentet e sekuestruara rezulton se vetëm në Gjermani, midis janarit 2018 dhe majit 2019, humbjet arritën rreth 10 milionë euro.

    Gjithashtu, akuza pretendon se në vitet 2017 dhe 2018, ai ka punësuar specialistë të IT për të zhvilluar një softuer mashtrues për “cybertrading”, bazuar në të cilin janë menaxhuar rreth 400 platforma mashtruese online. Ai dyshohet gjithashtu se ka ndihmuar call center-et mashtruese të krijojnë shoqëri fiktive për të ushtruar aktivitetet e tyre.

    Ish këshilltari i Ministris së Mbrotjes Amant Josifi në festat e Milton Group
    Credits: OCCRP – Ish këshilltari i Ministris së Mbrotjes Amant Josifi në festat e Milton Group

    Skema u zbulua fillimisht nga një investigim i OCCRP-së në 2020, ku u angazhuan qindra gazetarë nga dhjetëra vende, që shqyrtuan me muaj të tërë mijëra regjistra telefonatash, lista klientësh, dokumente transfertash parash dhe shënime mbi mënyrat për të identifikuar viktimat e mundshme, të siguruara përmes një sinjalizuesi.

    Hetimi i OCCRP-së zbuloi se ish-këshilltari politik i Olta Xhaçkës bënte pjesë në grupin e kompanive të “Milton Group”, të cilat, përmes call center-ave, mashtruan mijëra persona në Spanjë dhe vende të tjera të BE-së, duke përfituar dhjetëra milionë euro.

    Gazetarët dokumentuan ekzistencën e një infrastrukture të organizuar mashtrimi, që funksiononte përmes dhjetëra call center-ash dhe qindra platformave online. Viktimat kontaktoheshin nga operatorë të trajnuar, të cilët përdornin gjuhë profesionale financiare dhe skenarë të detajuar investimi për të krijuar besim.

    Platformave u shtoheshin elementë vizualë që simulonin tregjet reale: grafiqe, llogari personale dhe “fitime” të shfaqura në kohë reale. Në fakt, këto fitime ishin krejtësisht fiktive, pasi kur investitorët përpiqeshin të tërhiqnin fondet, ata përballeshin me justifikime të ndryshme, kërkesa për pagesa shtesë ose ndërprerje të menjëhershme të komunikimit.

    Gjetjet fillestare të gazetarëve u pasuan nga hetime të Europolit, të cilat zbuluan nivelin e organizimit dhe shtrirjen e mashtrimeve kompjuterike në disa juridiksione evropiane. Për të lehtësuar punën, u krijua nga Agjencia e BE-së për Bashkëpunimin në Drejtësinë Kriminale (EuroJust) Skuadra e Përbashkët Hetimore, në të cilën u përfshi edhe SPAK.

    Ky i fundit bastisi 6 qendra të tilla thirrjesh telefonike në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë më 8-9 nëntor 2022, në një përpjekje të koordinuar mes agjencive ligjzbatuese evropiane, duke arrestuar 4 persona, bashkëpunëtorët e ngushtë të Amant Josifit.

     

    Amant Josifi call center mashtrues cybertrading fraud EuroJust Europol hetim humbje financiare 230 milionë euro krim financiar krim i organizuar krim kibernetik Bavari mashtrim financiar mashtrim investimesh mashtrim investimesh online mashtrim online mashtrime kompjuterike Mikheil B Milton Group OCCRP investigim platforma mashtruese Prokuroria e Bambergut reklama mashtruese investimesh rrjet mashtrimi ndërkombëtar skema mashtrimi SPAK bastisje Tiranë call center viktima në Gjermani Austri Zvicër
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026
    Aktualitet

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Aktualitet

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Aktualitet

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026
    Aktualitet

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Aktualitet

    3 ha tokë publike në Himarë/ Vangjel Tavo dhe Blendi Gonxhe shpallin “investim strategjik” prodhimin e betonit

    11.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026
    Më të lexuarat

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI

    Nga InfoNews10.02.20260

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI Skandali…

    KLSH: Lajthiza? Si iu dha qytetarëve ujë me aromë…e toleroi AKU

    09.02.2026

    Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    08.02.2026

    SKANDALI KURUM! Si ja mbathën kokat, nga Arif Shkalla, Mbarime Koroci, Olizana Pemati tek Doni e Gjovana Doni Sokolaj

    07.02.2026

    U krijuan sot, fituan sot! Misteri i fotovoltaikëve në Vau të Dejës drejtuar nga Kristian Shkreli

    07.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.