Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Grand Casino dhe Arena Casino! Kurthi me kazinotë virtuale: Si po zhvaten shqiptarët

    Nga InfoNews06.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Në fund të vitit që shkoi, punonjësit e Autoritetit të Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit, AMLF, u alarmuan kur hasën në rrjete sociale reklama për kazino virtuale në Shqipëri. Reklamuesit përdornin emrat e tre kazinove të licesuara, shoqëruar me premtime për fitime të sigurta.

    AMLF kontaktoi menjëherë kazinotë me shkresa zyrtare se nuk ishin të licensuara për lojëra online, por të tre subjektet mohuan të ishin pas reklamave dhe u ankuan se emrat e tyre po keqpërdoreshin nga palë të treta. Hetimet zbuluan në fakt se faqet ishin mashtruese.

    AMFL raportoi te Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP, dhe Policia e Shtetit 6 faqe të tilla. Më 29 dhjetor, Autoriteti ngriti alarmin publikisht duke bërë me dije se nuk kishte licesuar lojëra fati online. “Ju bëjmë thirrje të keni kujdes dhe të mos bini pre e këtyre mashtrimeve”, thuhet në njoftim.

    Por kjo nuk e ka ndaluar skemën. Në fillim të janarit, një seri reklamash në Facebook targetuan sërish përdoruesit shqipfolës në internet për të luajtur në “kazino virtuale”. “Bonus mirëseardhjeje 1500 euro”, shkruhet në një prej reklamave që premton se kazinotë në Shqipëri ishin tashmë edhe online.

    E ndërsa vetë kazinotë e licesuara janë në një farë mënyre një biznese kontroverse, këto faqe janë plotësisht mashtruese. Të shënjestruarit prej tyre rrezikojnë jo vetëm të humbasin paratë që vendosin të luajnë, por të dhënat personale dhe llogaritë bankare. Ndërkohë autoritetet ankohen se kanë pak mundësi të kundërpërgjigjen.

    “Edhe nëse ne i raportojmë, ato mjaftojnë të ndryshojnë një shkronjë në emër dhe janë sërish online”, tha Valentino Loka, specialist pranë Drejtorisë së Mbikëqyrjes dhe Kontrollit të Teknologjisë së Lojërave të Fatit.

    Red flags

    Faqja Albania Offers mban në sfond një foto të stadiumit Arena Kombëtare dhe pretendon se reklamon në emër të një kazinoje lokale. “Zbuloni qindra lojëra, oferta ditore ekskluzive, depozita të sigurta, pagesa të shpejta dhe mbështetje për klientët 24/7 — gjithçka që prisni nga një kazino e klasit të lartë,” shkruan ajo në njërën prej reklamave.

    Por faqja në fjalë nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë; ajo është hapur në Kolumbi në vitin 2020 me emrin Bad Bunny Posting, ka një numër telefoni kolumbian dhe ka qenë inaktive për vite me radhë para se të ndryshonte emrin më 29 dhjetor për t’u kthyer në Albania Offers. Të dhënat e transparencës në faqe tregojnë që ajo menaxhohet nga 4 admin të vendosur në Ukrainë dhe në Vietnam.

    Pavarësisht kësaj, reklamat në faqe targetojnë shqipfolës dhe premtojnë fitime marramendëse. Por nëse klikon në reklama nga një kompjuter, faqet që hapen nuk kanë lidhje me bastet. Një prej tyre përshembull të drejton te Open Foris Arena Mobile, një aplikacion për mbledhje të dhënash në terren për pyjet dhe tokën, produkt i një iniciative të FAO, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë.

    Megjithatë, ky nuk është një gabim teknik. Një analizë e detajuar e kryer mbi kodin, domainet dhe infrastrukturën e kësaj fushate zbulon se përdoruesit shqiptarë të Facebook janë në shënjestër të një operacioni kompleks mashtrimi, i cili përdor teknikën e “Maskimit” (Cloaking) për t’i shpëtuar filtrave të sigurisë, duke keqpërdorur emra realë kazinosh, instutucionesh publike dhe bankash.

    Mashtruesit kanë krijuar dy versione të së njëjtës faqe. Në një anë është pjesa e pastër ajo që gënjen robotët e Facebook, të cilët inspektojnë dhe miratojnë reklamën. Kodi i faqes i drejton këta robotë drejt aplikacionit legjitim “Open Foris Arena Mobile” ose drejt një loje falas në internet. Duke parë përmbajtje legjitime dhe edukative, Facebook e klasifikon reklamën si të sigurt.

    Por ndryshe nga ajo që sheh nëse klikon nga një kompjuter, kur reklamat hapen nga telefoni nga Shqipëria, një skript i fshehur identifikon vendndodhjen dhe pajisjen, duke e ridrejtuar përdoruesin menjëherë drejt domeneve si arenacasino-official.com ose grandcasinotirana-official.com, të dyja faqe të rreme.

    Këtu faqet përdorin elementë të tjerë për të krijuar besueshmëri. Në reklama hasen emra bankash të njohura dhe premtime për fitime të menjëhershme. Mashtruesit kanë ndërtuar faqe interneti që imitojnë me përpikëri ndërfaqet e Apple App Store apo Google Play.

    Vetëm një sy i stërvitur dallon se ato të ridrejtojnë në servera privatë që anashkalojnë sigurinë e të dy dyqaneve zyrtare për aplikacionit. Imitimet megjithatë nuk janë të përsosura. Gjuha e përdorur është në disa raste një shqipe e përkthyer keq.

    “Po digjet Grand Casino Tirana online! Vendosa 2,000 lekë, mora 18,000 lekë. Pagesa erdhi për 3 minuta. Shumë kopsh kjo punë”, shkruhet në një nga reklamat, ku duket qartë se fjalia e fundit nuk ka asnjë kuptim. Flamur tjetër i kuq është që vlerësimet janë të gjitha shkëlqyer. Asnjë kritikë dhe të gjithë pretendojnë se kanë fituar shumë duke luajtur pak para dhe se paratë u bien menjëherë nga qielli.

    Nga ana tjetër, hetimi mbi origjinën e domeneve konfirmon se kjo është një fushatë “sezonale”, e krijuar për të goditur gjatë euforisë së festave të fundvitit. Domeni arenacasino-official.com rezulton i krijuar më 17 Dhjetor 2025. Një “biznes” që pretendon të jetë zyrtar dhe qarkullon miliona, në realitet nuk ekzistonte vetëm tre javë më parë. Përdorimi i prapashtesës “-official” është një flamur i kuq tipik për faqet e krijuara për vjedhje të dhënash.

    Një histori që përsëritet

    Lojërat e fatit kaluan masivisht online në Shqipëri pas operacionit “Fundi i Marrëzisë” në vitin 2013, i cili mbylli pikat fizike të basteve në vend. Kjo mbyllje megjithatë krijoi një vakum që u mbush shpejt nga tregu digjital dhe krijoi hapësirë edhe për skema të tilla mashtrimi.

    BIRN gjeti se kjo është në fakt vala e dytë e mashtrimeve të kësaj natyre. Një skemë e ngjashme u vu në jetë në fund të vitit 2024, ku tre kazinotë Grand Casino Tirana, International Casino Tirana dhe Arena Casino shpërndanë një reagim të përbashkët publik duke bërë me dije se nuk kishin aplikacione online dhe u kërkuan ndjekësve të tyre të kishin kujdes nga mashtrimi.

    “Nëse bini ndesh me këtë faqe të rreme ose ndonjë aktivitet të dyshimtë, ju lutemi të na raportoni menjëherë ose raportoni në platformat Facebook dhe Instagram”, paralajmëruan kompanitë.

    Zyrtari i AMLF-së, Valentino Loka i tha BIRN se në atë kohë u bënë përpjekje për bllokimin e faqeve, por për shkak se këto vepronin përmes rrjeteve sociale, kjo u bë e ndërlikuar.

    AMLF tentoi më pas bllokimin përmes raportimit te rrjetet sociale, por kjo është metodë e ngadaltë dhe konsumon shumë kohë. Autoriteti megjithatë i ka raportuar në vijim reklamat dhe domenet e lidhura me to edhe pse këto zakonisht replikojnë veten duke ndryshuar pak gërma të emrit. Loka i tha BIRN se kjo është një përpjekje pa fund.

    Prej ndalimit të basteve sportive në vend, mbi 2 mijë faqe lojërash fati online janë bllokuar.

    AKEP AMLF aplikacione të rreme Apple App Store mashtrim Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit banka dhe mashtrime online baste sportive online Shqipëri bastet online Shqipëri BIRN investigim cloaking mashtrim faqe të bllokuara lojërash fati Google Play mashtrim kazino false kazino virtuale Shqipëri krim kibernetik lojëra fati online mashtrim online mashtrime digjitale mbrojtja e konsumatorit online phishing reklama mashtruese Facebook reklama të rreme rrjete sociale dhe mashtrimi siguria kibernetike vjedhje të dhënash personale
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026
    Aktualitet

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Aktualitet

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Aktualitet

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026
    Aktualitet

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Aktualitet

    3 ha tokë publike në Himarë/ Vangjel Tavo dhe Blendi Gonxhe shpallin “investim strategjik” prodhimin e betonit

    11.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026
    Më të lexuarat

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI

    Nga InfoNews10.02.20260

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI Skandali…

    KLSH: Lajthiza? Si iu dha qytetarëve ujë me aromë…e toleroi AKU

    09.02.2026

    Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    08.02.2026

    SKANDALI KURUM! Si ja mbathën kokat, nga Arif Shkalla, Mbarime Koroci, Olizana Pemati tek Doni e Gjovana Doni Sokolaj

    07.02.2026

    U krijuan sot, fituan sot! Misteri i fotovoltaikëve në Vau të Dejës drejtuar nga Kristian Shkreli

    07.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.