Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    EMRAT/ Kush janë trafikantët që alarmuan policinë nga Shkodra në Elbasan

    12.02.2026

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Shqipëria han pa porta! Nga ato të Gys Agasit, si po hyjnë verërat miliona lekëshe kontrabandë

    Nga InfoNews04.01.2026Updated:04.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Nje nga verërat më të shtrenjtat në botë, “Romanée Conti” u bë e njohur për publikun shqiptar, kur në kantinën e një prej biznesmenëve të shpallur në kërkim për vjedhjet e AKSHI, Ergys Agasi, iu gjetën kontrabandë disa shishe të tilla por dhe një verë tjetër tepër të shtrenjtë “Petrus”, që shkon nga 4.000 deri në 5.000 euro për shishe.

    Vox News ka arritur të investigojë nëpërmjet 4 importuesve kryesor të verërave në Shqipëri, që “Romanee Conti” por dhe vera të tjera të shtrenjta si “Petrus”, janë të pamundura të sigurohen nga distributorët europian për tregun shqiptarë, për shkak të sasisë tepër të limituar.

    Nuk dihet sesi Luli i Firenzes mund të shesë një kuti prej 24 verërash “Romanée Conti” ndaj një biznesmeni të vetëm, duke vënë në pikepyetje jo vetëm origjinalitetin e verës, por dhe mënyrën e futjes në Shqipëri. Burime pranë Vox News, tregojnë se në Doganën Shqiptare nuk ka asnjë shishe “Romanee Conti” të zhdoganuar për vitin 2025.

    “Jo vetëm Romanée Conti që nuk është zhdoganuar ndonjëherë por edhe Petrus janë me numra minimal të zhdoganuara, që nuk i kalojnë 70-80 për 1 vit. Problemi është që dhe kur i kapin vera kontrabandë, ato nuk sekuestrohen me procesverbal, por rihidhen në treg.”- u shpreh një burim i besueshëm i doganës shqiptare.

    Sasi e limituar e verërave premium

    Vreshti “Romanée-Conti” është shumë i vogël, rreth 1.8 hektarë. Prodhimi mesatar i këtij vreshti për verë është rreth 4 500 – 6 000 shishe standarde (75 cl) në vit. Ndërkohë vera tjetër “Petrus” githashtu ka sasi pak më të lartë, por sërisht e limituar. Gjithësej për të gjithë botën prodhohen 35 000 shishe në vit dhe vreshti i tyre është diku tek 11 hektarë.

    Mjaftojnë vetëm këto dy statistika për të kuptuar, sesa të limituara janë këto vera të kuqe për tregun botërorë, e jo të mendosh tregun shqiptar. Por, vijojmë!

    Vox News ka vijuar investigimin, duke siguruar një email porosie me një nga distributorët më të mëdhenjë francez Barriere Freres, një Société De Négoce (Negociant – term i përdorur për distributorët e verërave), e themeluar në vitin 1932 në Médoc, Bordeaux, Francë.

    Investigimi i VOX NEWS: Si po hyjnë kontrabandë ose të

    Emaili i dërguar ndaj distributorit Barriere Freres

    Distributori shqiptar kërkon një sasi të madhe Petrus nga Negocianti “Barriere Freres”, por ky i fundit i shkruan se vetëm 6 shishe të vitit 2014 kam në dispozicion për Shqipërinë. Pra, por flasim për verën “Petrus” që prodhon 35 000 shishe në vit. Tani paramendoni që në Shqipëri mund të blesh kuti me 24 shishe “Romanée Conti” që prodhohen derine 6 000 shishe në vit.

    Por kjo sasi e limituar nuk është vetëm për këto dy verërat e nga më të shtrenjta. E njëjta situatë paraqitet edhe për verat “Masseto”, “Ornellaia” dhe “Sassicaia”, ku distributorët ndërkombëtar sjellin me sasi me pikatore për tregun shqiptarë, pasi kanë prioritet tregun francez, gjerman, Italian, anglez e amerikan etj.

    Në këtë porosi të kryer sërish nga një prej distributorëve më të mëdhenj shqiptar, shihet se numri i limituar i porosisë.

    Investigimi i VOX NEWS: Si po hyjnë kontrabandë ose të

    Porosia e limituar për Masseto dhe Opus One

    Kjo të rikthen dhe njëherë në krye të këtij shkrimi, ku Luli i Firenzes pretendon se shet në Shqipëri me dhjetra apo qindra verëra “Romanée Conti”, por ngrihet një pikëpyetjem, a futen ligjërisht apo kontrabandë?

    “Petrus” i falsifikuar shitet në dyqane rrobash

    Investigimi i Vox News është fokusuar edhe tek falsifikimi i verërave “Romanée Conti”, “Petrus”, “Masseto” dhe shumë brandeve të njohura botërore. Numërohen me gishtat e dorës ata që njohin verat në Shqipëri, shumica e konsumatorëve janë të prirur kryesisht të konsumojnë verërat që kanë një emër të njohur në Europë. Për shkak të sasisë së limituar siç dokumentuam më sipër nga njëra anë dhe rritjes së kërkesës nga ana tjetër, në tregun shqiptar.

    Redaksia jonë ka komunikuar me një dyqan rrobash të quajtur “Irena’s Wardrobe”, ku përveç veshjeve tregonte dhe verën prestigjoze “Petrus”, “Masseto” dhe “Ornellaia”. Gazetari ynë i kërkon sasi “Petrus” dhe dyqani i rrobave tregon disponibilitet për sasinë duke i thënë se kushton 4 400 euro shishja.

    Investigimi i VOX NEWS: Si po hyjnë kontrabandë ose të

    Dyqani i rrobave që shet verëra Petrus dhe Masseto

    Investigimi i VOX NEWS: Si po hyjnë kontrabandë ose të

    Dyqani i rrobave që shet Petrus

    Ndërkohë në një komunikim të dytë, dyqani i rrobave “Irena’s Wardrobe” tregon sesa ka sasi të ndryshme verërash prestigjoze si “Masseto” apo “Ornellaia” duke i treguar edhe çmimin përkatës.

    Investigimi i VOX NEWS: Si po hyjnë kontrabandë ose të

    Dyqani i rrobave duke shitur Masseto dhe Ornellaia

    Në fakt siç treguam më sipër, të sigurosh këto vera në sasi, është e pamundur, por burime për Vox News bëjnë me dije se prej disa kohësh në Shqipëri po falsifikohen masivisht etiketat e verërave prestigjoze.

    “Gjejnë formë shishe shumë të ngjashme me Petrus, Masseto apo Ornellaia dhe i falsfikojnë etiketat. Më pas i shesin në treg të zi.” – tregoi për Vox News një nga distributorët më të mëdhenj të pijeve alkoolike në Shqipëri.

    “E njejta gjë po ndodh dhe me Shampanjat, të cilat janë dhe ato lehtësisht të falsifikueshme, pasi është e pamundur ti sigurosh në tregun formal, nga distributorët e huaj. Mendoj që më shumë janë të falsifikuara sesa kontrabandë, sepse po i shesin nën çmimin që po na i japin distributorët e huaj”- shtoi më tej distributori shqiptar.

    Në fund i mbetet doganave shqiptare që të verifikojnë duke nisur nga dyqanet e rrobave, e deri tek restorantet që ofrojnë verërat prestigjoze franceze.

    ©Copyright Vox News

    Dogana Gent Gazheli Genti Gazheli vera Vera ergys agasi
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    EMRAT/ Kush janë trafikantët që alarmuan policinë nga Shkodra në Elbasan

    12.02.2026
    Aktualitet

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026
    Aktualitet

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Aktualitet

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Aktualitet

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026
    Aktualitet

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    EMRAT/ Kush janë trafikantët që alarmuan policinë nga Shkodra në Elbasan

    12.02.2026

    Si në filma! Policia e Elbasanit ndjek makinën plotë me drogë…

    11.02.2026

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Më të lexuarat

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI

    Nga InfoNews10.02.20260

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI Skandali…

    KLSH: Lajthiza? Si iu dha qytetarëve ujë me aromë…e toleroi AKU

    09.02.2026

    Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    08.02.2026

    SKANDALI KURUM! Si ja mbathën kokat, nga Arif Shkalla, Mbarime Koroci, Olizana Pemati tek Doni e Gjovana Doni Sokolaj

    07.02.2026

    U krijuan sot, fituan sot! Misteri i fotovoltaikëve në Vau të Dejës drejtuar nga Kristian Shkreli

    07.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.