Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Ku shkuan milionat e AKSHI-t, komunikimet çojnë te një kullë në Tiranë

    Nga InfoNews17.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Operacioni i SPAK që çoi në goditjen e drejtuesve të AKSHI-t dhe grupit që kontrollonte dhjetëra milionë euro tendera publikë, po rezulton një nga hetimet më të mëdha dhe më domethënëse që nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme.

    Gazetari Emirjon Senja deklaroi në emisionin “Në Shënjestër” se vetëm gjatë viteve të fundit kompanitë e përfshira në këtë skemë kanë qarkulluar rreth 145 milionë euro tendera, ku kryesore janë Advanced Business Solution e Gerond Meçes dhe Soft & Solution e Ermal Beqirit.

    Së bashku me kompaninë Horizon, dyshohet se ato kanë qenë në qendër të skemës së shpërndarjes së prokurimeve të AKSHI-t në pak duar.

    Sipas gazetarit, SPAK po verifikon gjithashtu rolin e plotë të kompanisë së Meçes, e cila ka përfituar rreth 55 milionë euro tendera nga AKSHI gjatë viteve të fundit.

    Krahas hetimit të procedurave dhe mënyrës se si janë ndarë kontratat, Prokuroria e Posaçme ka kaluar tashmë në fazën e ndjekjes së gjurmëve financiare.

    Senja bëri të ditur se SPAK po verifikon se ku kanë përfunduar paratë e siguruara nga grupi në fjalë përmes tenderave të AKSHI-t. Sipas tij, hetuesit po analizojnë gjurmë financiare që çojnë deri te një kullë në Tiranë, pas disa komunikimeve të gjetura mes personave nën hetim dhe një biznesmeni të njohur ndërtimi, ndërsa paralelisht janë kryer kontrolle edhe në një biznes ndërtimi në pronësi të z. Merkaj, siç njoftoi dhe SPAK përmes njoftimit për shtyp.

    Hetimi pritet të zgjerohet më tej, ndërsa SPAK po ndërton zinxhirin e plotë të rrjedhës së parave, kontratave dhe përfitimeve të dyshuara, që sipas burimeve mund të zbulojnë një nga skemat më të sofistikuara të abuzimit me fondet publike në institucionet e teknologjisë së shtetit.

    AKSHI AKSHI nën hetim Ergys Agasi Ermal Beqiri Spak
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026
    Aktualitet

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026
    Aktualitet

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Aktualitet

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026
    Aktualitet

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Aktualitet

    Aruba/ Kokainë drejt Ukrainës dhe pako me dyll blete

    14.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Më të lexuarat

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    Nga InfoNews12.08.20260

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni… Gjykata…

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026

    Çudirat në Himarën e Vangjel Tavos…! Si mbiu hoteli 5 katësh pa leje

    11.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.