Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Gent Gazheli pjesë e skandalit Bankers! Mbajti në sirtar për disa vite gjobën 130 milionë euro

    Nga InfoNews09.11.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Më datë 29 tetor, gjatë raportimit të kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Kuvend, deputeti Erion Braçe foli për një gjobë që Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i kishte vendosur disa vite më parë kompanisë Bankers Petroleum.

    Mes të tjerash, ai deklaroi se Bankers i detyrohet shtetit shqiptar 120–130 milionë euro në detyrime akcize dhe tatimore, për shkelje të konstatuara në periudhën 2017–2019.

    Kështu duhej por, në krye të Doganave, më 30 shtator 2020, u emërua Gent Gazheli.

    Gjoba ndaj Bankers Petroleum fillimisht ishte vendosur në shumën 30 milionë euro, por pas rivlerësimeve të bëra nga strukturat përkatëse, u konstatua se shkeljet ishin shumë më të rënda, dhe shuma arriti në 130 milionë euro.

    Sipas dokumenteve që ka parë Skyweb.al, drejtuesit e Doganës së Fierit i kanë dërguar disa herë shkresa zyrtare kreut të Doganave, Gent Gazheli, duke e njoftuar për nevojën që të procesohej kjo gjobë e mbajtur pezull prej tij.

    Megjithatë, pavarësisht njoftimeve me email dhe me shkresë zyrtare, vendimi nuk u trajtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

    Ligji përcakton se çdo vendim përfundimtar mbi gjobat administrative duhet të përpunohet brenda 6 muajsh nga momenti i vendosjes.

    Por në këtë rast, gjoba është mbajtur pezull për vite me radhë nga Gent Gazheli, pa asnjë veprim administrativ, duke u rikthyer në qendër të vëmendjes vetëm tani, pas publikimit të çështjes dhe kalimit të saj për hetim në SPAK.

    Skyweb.al mëson se gjatë vitit 2021, Gazheli është njoftuar disa herë nga kreu i Doganës së Fierit, O. K, për afatin ligjor të gjobës, por sërish nuk ka marrë asnjë vendim, duke e mbajtur çështjen të pezulluar.

    Madje, më vonë, ai është ulur në detyrë.

    Vetëm pak ditë më parë, pas shpërthimit të skandalit dhe referimit të dosjes nga Prokuroria e Fierit drejt SPAK-ut, Drejtoria e Doganave ka rikthyer në vëmendje çështjen, duke tentuar të procesojë vonë një vendim që duhej marrë pesë vite më parë.

    SPAK ka nisur tashmë verifikimet për këtë aferë, që sipas të dhënave, mund të jetë një nga rastet më të rënda të neglizhencës administrative dhe ndikimit të interesave të mëdha ekonomike mbi vendimmarrjen publike. /skyweb.al

    Bankers Gent Gazheli Gent Gazheli pjesë e skandalit Bankers! Mbajti në sirtar për disa vite gjobën 130 milionë euro
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026
    Aktualitet

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026
    Aktualitet

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026
    Aktualitet

    Çfarë ndodhi mbërmë në Kamëz? Reagon Policia: I riu mori kallashin direkt…

    27.06.2026
    Aktualitet

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Çështja e tokave në Zvërnec, SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës

    26.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026

    Çfarë ndodhi mbërmë në Kamëz? Reagon Policia: I riu mori kallashin direkt…

    27.06.2026

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026
    Më të lexuarat

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    Nga InfoNews26.06.20260

    Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 20:25, në Babrru, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në…

    Thahen llixhat e Bënjës në Përmet, turistët të shqetësuar: Po shkatërrohet natyra

    25.06.2026

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026

    Zbulohet identiteti i vajzës bjonde në burgun e Peqinit, takoi 2 të dënuar!

    22.06.2026

    Plas arma në Shkodër

    25.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.