Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    KLSH kap kompanitë e sigurime në shkelje: AMF “dredh zinxhirin”…

    Nga InfoNews22.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Tiranë, tetor 2025 – Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka konstatuar mangësi serioze në veprimtarinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), duke vlerësuar se Bordi i institucionit nuk ka ndërmarrë masa të nevojshme ndaj shoqërive të sigurimit që kanë kryer shkelje të përsëritura, gjë që ka ndikuar në rritjen e riskut në tregun e sigurimeve.

    Në auditimin e fundit, i përfshirë në Raportin Vjetor të vitit 2024, që mbulon periudhën 1 janar 2021 – 30 dhjetor 2023, KLSH evidenton se Bordi i AMF-së ka treguar pasivitet në vendimmarrje, duke mos vendosur masa ndëshkuese ndaj kompanive të sigurimeve, edhe pse ato nuk kanë përmirësuar treguesit financiarë dhe situatën e tyre të brendshme.

    Sipas raportit, mosmarrja e masave për gjobitjen e shoqërive të sigurimeve për shkeljet e konstatuara ka krijuar një dëm të mundshëm financiar në vlerën nga 9.95 milionë lekë deri në 19.4 milionë lekë, duke ndikuar negativisht në disiplinën dhe rregullsinë e tregut.

    Një tjetër shkelje e evidentuar lidhet me mospërllogaritjen e normës së interesit, në total prej 7 milionë lekësh, ndaj kompanive që nuk kanë plotësuar pjesën përkatëse në fondin e kompensimit. KLSH paralajmëron se kjo neglizhencë ka krijuar efekt negativ në fondin e kompensimit, duke rrezikuar mbulimin e detyrimeve të shoqërive të sigurimit ndaj qytetarëve të siguruar.

    KLSH kërkon që AMF të marrë masa konkrete për forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes dhe disiplinës në treg, në mënyrë që të garantohet stabiliteti financiar dhe mbrojtja e interesave të të siguruarve.

    KLSH kap kompanitë e sigurime në shkelje: AMF “dredh zinxhirin”…
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026
    Aktualitet

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026
    Aktualitet

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Aktualitet

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026
    Aktualitet

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Aktualitet

    Aruba/ Kokainë drejt Ukrainës dhe pako me dyll blete

    14.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Më të lexuarat

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    Nga InfoNews12.08.20260

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni… Gjykata…

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026

    Çudirat në Himarën e Vangjel Tavos…! Si mbiu hoteli 5 katësh pa leje

    11.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.