Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

    24.12.2025

    Motorristi WOLT Albania shpërndan drogë, goditet grupi me 33 persona

    24.12.2025

    SKANDAL USHQIMOR! Bllokohen 5 TON fileto e djathë të kompanisë TONA

    24.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Kulla që përpiu Gardën, rritet sa herë ndryshon leja

    Nga InfoNews03.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Arbjona Çibuku dhe Erblin Vukaj | Citizens.al

    “Shto ujë e shto miell” është shprehja popullore shqiptare që nënkupton prirjen groteske për të mbushur me fjalë mungesën e përmbajtjes në të folur.

    Ajo i shkon për shtat historisë së projektit “Nova 5 Star Hotel”, që në katër vite trefishoi intensitetin e ndërtimit. Kjo godinë po ngrihet në zonën e ish-Gardës së Republikës në Tiranë, që fillimisht u propagandua se do t’i shtohej si hapësirë publike parkut të Liqenit Artificial.

    Lartësim prej “5 yjesh“

    Tre rreshta me makina dynden çdo ditë për t’u parkuar krah ish-zyrave të Autoritetit të Dosjeve. Në vitin 2020 rruga u hap për qarkullim pas zhvendosjes së Gardës së Republikës. Në letër, segmenti duhej të ishte lidhur me rrugën “Dora D’Istria” si zgjatim i rrugës “Ibrahim Rugova”. Por realisht ka mbetur rrugë qorre.

    Harresa nuk duket e rastësishme, pasi rruga sot i ngjan oborrit të një kantieri ku lëvizin makineritë e rënda të projekteve të ndërtimit që nisën paralelisht me zhvendosjen e Gardës.

    Kantieri i grupit Nova me adezivin e projektit të hequr, qershor 2025/Citizens.al

    Projekti më i madh aty është një hotel me pesë yje i quajtur “Nova”, i cili është thelluar dhe lartësuar dy herë më shumë se sa parashikohej në planet fillestare.

    Lejet e ndërtimit konsiderohen një e drejtë zhvillimi e vështirë për t’u siguruar në Tiranë.

    Qindra sipërmarrës të kryeqytetit mbeten peng të problemeve me pronat, kufizimet nga plani i përgjithshëm vendor, apo dhe përplasja me interesin publik.

    Për të tejkaluar këto pengesa, shpesh duhen vite konsultime, ndryshime planesh, aplikime dhe riaplikime. Por në rastin e hotelit “Nova” gjërat duket se kanë rrjedhur shpejt dhe pa probleme. Përkundrazi, projekti ka arritur të përfitojnë dhe “leje të re në gropë të vjetër”.

    Sipas Planit të Detajuar Vendor, “Nova Hotel Five Star” ishte planifikuar si objekt multifunksional me 11 kate (2020, hartuar nga studiot Xaveer De Geyter dhe iRI), por me rishikime mori leje nga qeveria për 14 kate.

    Puna nisi normalisht dhe pas hapjes dhe betonizimit të gropës investitori (2024) mori leje të re, për t’u thelluar nga 3 në 6 kate nëntokë dhe për t’u lartësuar nga 14 në 35 kate.

    Nëse në lejen e parë flitej për një koeficient prej 40.4% që jepej për rrugë apo hapësirë publike, në lejen e vitit 2024 nuk flitet fare, madje gjurma e strukturës është zgjeruar nga 876.8 m2 në 1,160 m2.

    Shkurt, investitorët kanë marrë të drejtën për të shfrytëzuar më shumë truall dhe do ta lartësojnë ndërtesën edhe më shumë me një koeficient shfrytëzimi toke prej afro 80% që zor se është parë gjëkundi në Tiranë.

    Për më tepër, nga një godinë e parashikuar për hotel dhe zyra, projekti “i ri” do shërbejë edhe për banim. Kompanitë zbatuese janë Nova Construction 2012 dhe Ferro Beton, të dyja pjesë e grupit Nova të zotëruar nga vëllezërit Kujtim dhe Ilir Shtufi, ndërsa Ferro Beton ata janë në ortakëri me sipërmarrësin Mark Luli.

    Kantieri i grupit Nova me adezivin e projektit të ri, gusht 2025/Citizens.al

    Nova Group gëzon një portofol të rëndësishëm ndërtimesh në kryeqytet. Përveç këtij projekti te ish-Garda dhe 12-katëshit “City Hotel” në ish-Bllok, ata qëndrojnë pas dy prej 10 kullave më të larta të Tiranës.

    Projekte si Mount Tirana – rreth 60 kate kullë nga CEBRA; Bond Tower – rreth 50 kate kullë nga OODA në rrugën “Dritan Hoxha”, Hora Vertikale – dy kulla 30-40 kate nga OODA te ish-kompleksi “Dajti” rruga “Muhamet Gjollesha”, janë ato që kanë tërhequr vëmendjen.

    Ndërkohë, më herët, ata kanë mundur të zhvillojnë Tirana Garden Building – ndërtesë masive me dy kulla 16-24 kate nga Archea që u ngrit te ish-Muzeu i Shkencave të Natyrës, “Rruga e Kavajës”.

    Në tetor 2018 Kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj shprehej se territori që deri atëherë i kishtë shërbyer si Garda e Republikës, do t’i kthehej qytetarëve si pjesë e parkut të Liqenit për çlodhje dhe argëtim.

    Por planet duket se ndryshuan. Ciitzens raportoi në 2021 mbi tjetërsimin e truallit për të ndërtuar kulla dhe jo park publik.

    Ndryshim i shpejtë i planeve dhe projekteve të miratuara në të njëjtën zonë, është tregues i qartë i trafikut të influencave dhe faktit se e mira publike trajtohet si “mall pa zot”.

    Rasti i “Nova Hotel” duket të jetë shembulli më i qartë si zbehen premtimet për“hapësirë publike”, ndërsa në prapaskenë projektohen kulla dhe shtohen kate mbi kate. Në vend të parkut, fillimisht u dha leje për një kullë 11 kate, që u kthye në 14, e më pas në 35 kate, projekti tregon se premtimi për park mbeti vetëm fasadë, ndërsa realiteti pritet ta çojë betonin në qiell.

    “Shto ujë e shto miell” nuk është më thjesht një shprehje frazeologjike, por formula urbane me të cilën Tirana humbet hapësirat e saj. Me këtë skemë, publiku nuk fiton asgjë, përveç hijes së rëndë të fasadave që i rrëmbejnë horizontin dhe hyrjen e gjelbër Parkut të Liqenit.

    Garda kulla Kulla që përpiu Gardën rritet sa herë ndryshon leja
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

    24.12.2025
    Aktualitet

    Motorristi WOLT Albania shpërndan drogë, goditet grupi me 33 persona

    24.12.2025
    Aktualitet

    SKANDAL USHQIMOR! Bllokohen 5 TON fileto e djathë të kompanisë TONA

    24.12.2025
    Aktualitet

    Skandali trondit ONE Albania! Ja drejtorët që shesin drogë

    24.12.2025
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ One Albania çerdhe droge, arrestohen dy drejtorët shpërndarës

    24.12.2025
    Aktualitet

    Oltion Çaçi i Sarandës ndan 2 mln euro për miqtë! Dy tendera për të njëjtën rrugë

    24.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

    24.12.2025

    Motorristi WOLT Albania shpërndan drogë, goditet grupi me 33 persona

    24.12.2025

    SKANDAL USHQIMOR! Bllokohen 5 TON fileto e djathë të kompanisë TONA

    24.12.2025

    Skandali trondit ONE Albania! Ja drejtorët që shesin drogë

    24.12.2025

    EKSKLUZIVE/ One Albania çerdhe droge, arrestohen dy drejtorët shpërndarës

    24.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    EKSKLUZIVE/ One Albania çerdhe droge, arrestohen dy drejtorët shpërndarës

    24.12.2025

    Skandali trondit ONE Albania! Ja drejtorët që shesin drogë

    24.12.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.