Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Pranga Elvis Koçekut dhe Edison Kesolla, tentuan të vrasin një person

    02.04.2026

    Për çfarë akuzohet Ervis Matodashaj, krahu i djathtë i ‘të fortit të Vlorës’ Inez Hajrulla

    01.04.2026

    Avni Ponari Promotes Durana Tech Park to Japanese Investors Despite SPAK Investigation

    31.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Masakra e Shkodrës/ Këto janë armët që përdori autori, pistoletë e automatik izraelit!

    Nga InfoNews13.09.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Keto jane fotot e dy armëve që përdori autori i masakrës së Shkodrës, ku mbetën të vrarë 2 persona dhe 2 të tjerë u plagosën. Autori, Ragip Gila, hyri i armatosur në një lokal të qytetit me pistoletë dhe automatik të shkurtër, ndërkohë që ishte i pajisur edhe me jelek antiplumb. Ai hapi zjarr menjëherë drejt tavolinës ku ishte ulur Erogen Brajoviç, i njohur si anëtar i fisit të Bajrave, me 2 miqtë e tij, duke e kthyer lokalin në një skenë lufte.

    Automatiku “MP5”, i prodhimit izraelit, është një armë e vogël dhe e lehtë për t’u mbajtur, por me kapacitet të lartë zjarri. Ai mund të lëshojë rreth 120 predha në minutë, ndërsa me karikatorë të zgjeruar dhe breshëri të shpejta arrin të qëllojë deri në 500 predha në minutë. Kjo lloj arme është përdorur shpesh në atentate të botës së krimit për shkak të manovrimit të thjeshtë dhe fuqisë shkatërruese që ka. Të dy armët tashmë po analizohen në laboratorin e Policisë Shkencore, në përpjekje për të zbuluar më tepër rreth tyre, sidomos nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale brenda vendit. Hetuesit në Shkodër po analizojnë më kujdes përputhshmërinë e shenjave të gishtave të autorit Gila, me armët e tjera të gjetura në shtëpinë e hallës së Ibrahim Licit në lagjen “Kiras” të qytetit.

    Nga breshëria e plumbave, Erogen Brajoviç, i cili ishte shënjestër e atentatit, mbeti i plagosur rëndë, ndërsa truproja i tij, Liridon Kraja, me mbiemër më herët Lushi, si dhe një tjetër i pranishëm në tavolinë, Armando Pali, humbën jetën. Në këtë përplasje u prek nga plumbat edhe kamerierja 25-vjeçare, Meri Kacerri, e cila mbeti e plagosur aksidentalisht gjatë sulmit. Familja e së resë ka kërkuar ndihmën e shqiptarëve për shërimin e saj, për shkak të pasojave që plumbat i kanë shkaktuar në gjymtyrë.

    Në lidhje me ngjarjen kontrolle u ushtruan menjëherë në Kiras, pas dyshimeve se atentati ishte për hakmarrje, ku u gjet baza e armëve, me të cilën policia lidhin Barush Bregun, njeri i afërt i Licëve, bashkë me një 17-vjeçar, që u shpallën në kërkim. Ngjarja ngjalli tronditje të madhe në Shkodër, pasi vjen në vazhdën e përplasjes së gjatë mes grupeve rivale të krimit në këtë qytet. Shënjestra e sulmit, Erogen Brajoviç, i lidhur me fisin Bajri, mohon të ketë probleme, megjithatë atentati pritet të thellojë më tej konfliktet e armatosura që kanë shënuar Shkodrën vitet e fundit mes 2 fiseve në Dobraç e Kiras.

    Masakra e Shkodres Ragip Gila Shkoder masakra me 2 viktima ne Shkoder liridon kraja ARMANDO PALI Meri Kaceri Erogen Brajoviç shkoder Vrasje
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Pranga Elvis Koçekut dhe Edison Kesolla, tentuan të vrasin një person

    02.04.2026
    Aktualitet

    Për çfarë akuzohet Ervis Matodashaj, krahu i djathtë i ‘të fortit të Vlorës’ Inez Hajrulla

    01.04.2026
    Aktualitet

    Avni Ponari Promotes Durana Tech Park to Japanese Investors Despite SPAK Investigation

    31.03.2026
    Aktualitet

    Vila në Green Coast dhe në Qerret, kush e spiunoi Mirlindën te SPAK

    31.03.2026
    Aktualitet

    Avni Ponari iu bën gropën japonezëve, i fton të investojnë te Durana Tech Park në hetim nga SPAK

    31.03.2026
    Aktualitet

    One Albania e kapin raketat e Iranit? Rrit çmimet: Nuk kemi lekë

    31.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Pranga Elvis Koçekut dhe Edison Kesolla, tentuan të vrasin një person

    02.04.2026

    Për çfarë akuzohet Ervis Matodashaj, krahu i djathtë i ‘të fortit të Vlorës’ Inez Hajrulla

    01.04.2026

    Avni Ponari Promotes Durana Tech Park to Japanese Investors Despite SPAK Investigation

    31.03.2026

    Vila në Green Coast dhe në Qerret, kush e spiunoi Mirlindën te SPAK

    31.03.2026

    Avni Ponari iu bën gropën japonezëve, i fton të investojnë te Durana Tech Park në hetim nga SPAK

    31.03.2026
    Më të lexuarat

    Vila në Green Coast dhe në Qerret, kush e spiunoi Mirlindën te SPAK

    Nga InfoNews31.03.20260

    Vila në Green Coast të oligarkut Samir Mane dhe në Qerret, kush e spiunoi Mirlindën…

    Vettingu në polici me hapat e breshkës! Në sitë edhe specialistë

    27.03.2026

    BKH zbarkon në “Parajsën” Green Coast të Samir Mane! Kontrolle në vilat e Gys Agasit dhe Beqirajt

    30.03.2026

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.