Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    53 mln euro dëm me kontrabandë cigaresh, ekstradohet anëtari i grupit të Albania Tabak që u godit nga SPAK!

    Nga InfoNews01.12.2025Updated:16.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një 55-vjeçar është ekstraduar nga Kroacia në Shqipëri pasi ishte pjesëtar i një organizate kriminale. Emin Shabani, 55-vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut, është ekstraduar pasi ishte pjesë e një grupi kriminal që i ka shkaktuar shtetit, dëm të konsiderueshëm ekonomik, nëpërmjet kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Shabani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për të.

    Në muajnë Maj SPAK ka zhvilluar një operacion për krimet në dogana dhe në tatime ndërsa mësohet se janë lëshuar disa urdhër-arreste. Sipas raportimeve, në pranga kanë rënë biznesmenë, doganierë ndërsa në kërkim janë shpallur edhe shtetas të huaj.

    Me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), janë lëshuar gjithsej 36 masa sigurie, përfshirë 15 masa “arrest me burg”, 20 masa “detyrim për t’u paraqitur” dhe 1 masë “arrest në shtëpi”.
    Nga këto, masa e sigurisë “arrest me burg” është ekzekutuar për 5 nga 15 personat nën hetim, ndërsa masat “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” janë zbatuar për 15 nga 20 të hetuarit.

    Hetimet lidhen me një skemë të madhe kontrabande cigaresh. Personat e dyshuar kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim kontrabandimin e cigareve të prodhuara brenda territorit të Shqipërisë për në vendet fqinje e më pas ato të BE-së.

    Grupi i struktuar kriminal, në më shumë se 30 (tridhjetë) raste ka ndryshuar destinacionin dhe më pas shkarkuar ngarkesën e destinuar për firmën porositëse në territorin shqiptar, me qëllim kontrabandimin në vendet fqinje, pa paguar detyrimet doganore.

    Sipas hetimeve të SPAK, fabrika e kompanisë Albania Tabak në pronësi dhe Ilir dhe Darjo Jashari, lidhje familjare e një prej biznesmenëve më të mëdhenj në vend, Shefqet Kastratit, e vendosur në Librazhd , kishte marrë licencë për të funksionuar si një njësi fasoni, duke përfituar përjashtim nga detyrimet doganore për mallrat e importuara dhe të eksportuara. Por në praktikë, cigaret nuk dilnin nga vendi: ato shkarkoheshin në territorin shqiptar dhe më pas trafikoheshin ilegalisht drejt vendeve fqinje dhe në tregun europian.

    Dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit shqiptar kap vlerën e mbi 3.6 miliardë lekëve (rreth 40 milion euro), ndërsa për vendet e BE-së, mungesa e të ardhurave nga akcizat dhe taksat arrin në rreth 12.8 milionë euro.

    SPAK thotë se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, i cili ka shfrytëzuar boshllëqet ligjore dhe bashkëpunimin me zyrtarë doganorë për të justifikuar daljen fiktive të mallrave nga Shqipëria. Në sistemin doganor “Asycuda World” janë regjistruar të paktën 30 raste eksportesh të falsifikuara, ku ngarkesat në fakt nuk kanë dalë kurrë nga vendi.
    Në komunikatën zyrtare të Prokurorisë theksohet se marrëveshjet mes fabrikës shqiptare dhe kompanive porositëse jashtë vendit ishin të simuluara dhe destinacionet e deklaruara ishin të rreme. Vetë subjekti shqiptar caktonte vendndodhje që nuk ekzistonin realisht, duke mundësuar kështu fshehjen e mallrave në tregun e brendshëm apo kontrabandimin e tyre drejt jashtë.
    Pjesë e kësaj skeme ishin edhe zyrtarë të doganave, të cilët jo vetëm nuk kanë shoqëruar ngarkesat deri në daljen nga territori kombëtar, por kanë lejuar edhe çlirimin fiktiv të tyre, duke e paraqitur mallin si të eksportuar.
    Ndërkohë, një aspekt tjetër i rëndësishëm është prodhimi i paketave të cigareve pa pullë fiskale, gjë që ka sjellë shmangien totale të detyrimeve të pagueshme në vendet ku këto produkte përfundonin në mënyrë të paligjshme.

    Njoftimi i SPAK:

    Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr. 20, viti 2023* për një skemë të sofistikuar kontrabande të cigareve, ku janë përfshirë shtetas shqiptarë dhe të huaj, si edhe punonjës të strukturave doganore.

    Personat e dyshuar kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim kontrabandimin e cigareve të prodhuara brenda territorit të Shqipërisë për në vendet fqinje e më pas ato të BE-së.

    Konkretisht, subjekti tregtar (Fabrika e Cigareve “A.T”) i përfshirë ka aplikuar dhe është pajisur me autorizimin “Regjim Përpunimi Aktiv” (RPA), nga autoritet doganore, me qëllim përjashtimin nga taksat dhe detyrimet doganore si në import të lëndës së parë ashtu dhe në eksport. Subjekti punon me regjim “fason”, duke prodhuar paketa cigare, për të cilat ka markë të regjistruar dhe eskluzivitet, për llogari të firmës porositëse me seli jashtë territorit të Shqipërisë.

    Nga hetimet ka rezultuar se marrëveshja mes subjektit të hetuar dhe shoqërisë porositëse është bërë me qëllimin e vetëm për të shmangur detyrimet doganore dhe se vetë subjekti shqiptar, përcakton destinacionin i cili rezulton inekzistent. Grupi i struktuar kriminal, në më shumë se 30 (tridhjetë) raste ka ndryshuar destinacionin dhe më pas shkarkuar ngarkesën e destinuar për firmën porositëse në territorin shqiptar, me qëllim kontrabandimin në vendet fqinje, pa paguar detyrimet doganore. Këto janë të konsiderueshme, nisur nga fakti se janë mall akcize dhe nuk janë përmbushur detyrimet ligjore për eksport, ashtu sikurse është pasqyruar jo realisht në dokumentacionin doganor.

    Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, krijohet dyshimi i arsyeshëm se ky grup i strukturuar kriminal me një veprimtari të shtrirë në një periudhë të gjatë kohore, për qëllim fitimi ekonomik, ka sjellë një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit në vlerën e 366.034.451,000 lekë dhe vendeve të BE-së në një rast në vlerën 2,802,159,90 euro nëse kontrabandimi do të ishte i suksesshëm, dhe në katër raste të tjera e kanë arritur qëllimin duke i humbur BE-së vlerën e taksuar në përafërsisht 10.000.000 Euro.

    Kjo veprimtari është realizuar përmes legjitimimit të kontrabandës nga struktura të caktuara të doganës në shkelje të ligjit duke mos shoqëruar ngarkesat me strukturat e antikontrabandës deri në dalje nga territori i Shqipërisë si dhe çlirim eksporti fiktiv në sistemin “Asycuda World” sikur kjo sasi cigaresh ka dalë nga vendi ynë në doganën dalëse të përcaktuar në deklaratën doganore.

    Gjithashtu prodhimi i paketave të cigareve pa pullë fiskale, nuk ka mundësuar vjeljen e detyrimeve doganore nga vendi ku janë destinuar për tu shitur, veprimtari kjo në kundërshtim me Ligjin e akcizës.

    Për sa më sipër, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar ka depozituar kërkesën për caktimin e masës së sigurimit për shtetasit e dyshuar dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr. 48 datë 27.05.2025 ka vendosur:

    Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim; Ilir Jashari, (pronar i fabrikës), Dario Jashari (administrator i fabrikës), Servet Dauti (shtetas i Maqedonisë së Veriut), Luan Qorolli (shtetas kosovar si dhe me shtetësi të Mbretërisë së Bashkuar), Z.S (shtetas serb) dhe M.B (shtetas serb), të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 172, pika 3 e 28/4 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

    Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim Nazmi Goci i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 172 pika 3 e 28/4 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

    Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim punonjës të doganave I.H, Kreshnik Gumaj, Idlir Cukaj, Andri Tola, Mentor Neli Gentian Tabaku, Gëzim Stërkshi, Emin Shabani dhe Ilber Kolleshi, si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 175 e 28/4 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

    Caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”, të parashikuara nga nenet 233 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim M.D (punonjëse e doganave), e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 175 e 28/4 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    Caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”, të parashikuara nga nenet 233 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim (punonjës të doganave); E.H, Y.K, B.R, I.Ç, I.M, A.S, Y.S, L.Ç, I.Z, F.Z, G.D, N.S, L.M, D.P, B.Z, A.N, V.G, SH.L dhe L.D, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, i parashikuar nga neni 175 i Kodit Penal.

    Ndërkohë masa e sigurisë ”Arrest me burg” është ekzekutuar për 5 nga 15 shtetasit në hetim, ndërsa masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” është ekzekutuar për 15 nga 20 shtetasit nën hetim.

    Prokuroria e Posaçme falënderon autoritetet britanike të Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit (NCA), ato kosovare, greke dhe qipriote për bashkëpunimin në hetimin e këtij procedimi penal, veçanërisht në ekzekutimin e shpejtë të kërkesave për ndihmë të ndërsjellë juridike.

    Emrat:

    Ilir Jashari
    Darjo Jashari
    Servet Dauti
    Luan Qorolli
    Nazmi Goçi
    Gerti Ciu
    Norion Spahia
    Luis Mazreku
    Durim Perja
    Bordi Zotaj
    Indrit Cenaj
    Matilda Duzha
    Andri Tola
    Mentor Neli
    Gentian Tabaku
    Kreshnik Gumaj
    Eldi Hoxha
    Mile Bijeliç
    Emin Shabani
    Ilber Kolleshi
    Ylber Karanxha
    Blendi Resuli
    Idlir Cukaj
    Lida Matoshi
    Alisa Sinani
    Ylli Sinani
    Vladimir Goxhi
    Shpëtim Logka
    Rezart Doci
    Altevin Norja
    Lorenc Çela
    Zeljko Stafjer
    Matilda Duza (shfaqet dy herë për masa sigurie të ndryshme)
    Gëzim Stërkshi
    Juli Zogu
    Florian Arapi

    53 mln euro dëm me kontrabandë cigaresh Albania Tabak Darjo Jashari ekstradohet anëtari i grupit të Albania Tabak që u godit nga SPAK! Emin Shabani iIlir Jashari Shefqet Kastrati
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025
    Aktualitet

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025
    Aktualitet

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025
    Aktualitet

    “Jemi SPAK-u…hajde me ne…”/ Dalin pamjet e rrëmbimit të Gerond Meçes: I besova, pastaj nxorën armët…

    22.12.2025
    Aktualitet

    Tërhiq ankimet se do e hash…/ Ja si u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij

    22.12.2025
    Aktualitet

    SPAK zbërthen skemën: 2.4 mln € nga Bashkia e Tiranës, lidhje mes Gogel dhe One Albania

    22.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025

    “Jemi SPAK-u…hajde me ne…”/ Dalin pamjet e rrëmbimit të Gerond Meçes: I besova, pastaj nxorën armët…

    22.12.2025

    Tërhiq ankimet se do e hash…/ Ja si u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij

    22.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

    19.12.2025

    Biznesmenë, policë, zyrtarë e politikanë! Si i filmonte Agasi bashkëpunëtorët tek zyra e Equos Resort

    21.12.2025

    SPAK godet rrjetin jetëgjatë të kontrabandës së cigareve me bekimin e Doganave

    29.05.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.