Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Shqipëria po i paketon, Italia në hall: Ja tre bosët shqiptarë që na fshihen në Dubai

    27.02.2026

    1 mln euro në furgon, zbardhet dëshmia e policit

    27.02.2026

    Zhvatën 36 mln euro e prona qytetarëve, SPAK edhe 5 muaj kohë për plotësim hetimi

    27.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Vëllezërit Hysa të sanksionuar nga SHBA, transferta të dyshimta miliona dollarëshe drejt Shqipërisë

    Nga InfoNews18.11.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Vëllezërit shqiptarë Hysa (Luftar, Arben, Ramiz, dhe Fatos), ndaj të cilëve një javë më parë Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione, si drejtues të një grupi të organizuar kriminal që pastronte paratë e kartelit të njohur të drogës të Sinaloas, dyshohet të kenë sjellë miliona dollarë nga të ardhurat e tyre edhe në Shqipëri. Ndërsa, të paktën që prej vitit 2023, rezulton se edhe autoritetet shqiptare kishin nisur hetime ndaj aktivitetit të tyre

    Një raport i Qendrës së Analizës së Transaksioneve Financiare dhe Raporteve, në Kanada (CANAFE), agjencia federale përgjegjëse për monitorimin e sektorit financiar, i cituar nga mediat e huaja, në vitin 2023, flet për disa episode të dyshimta lëvizjesh parash që përfshijnë dhe Shqipërinë.

    CANAFE ngriti një flamur të kuq në mars 2023 në lidhje me “aktivitete të mundshme pastrimi parash, konkretisht nga rezervati indigjen Kahnawake, drejt Shqipërisë, nga Luftar Ali Hysa”, shkruan kanadezja La Presse, në një artikull të tetor 2023.Rezervati Kahnawake, në jug të Montrealit, banohet nga popullsia indigjene Mohawk, e cile qeveriset nga ligjet e saj të brendshme, të ndryshme nga ato kanadeze. Pikërisht këtu, autoritetet kanadeze dyshojnë se Luftar Hysa, shfrytëzon kazinon Magic Palace, për pastrimin e parave.

    La Presse saktëson se “zyrtarisht, Luftar Hysa nuk është i regjistruar si pronar i Magic Palace. Megjithatë, ai deklaroi në një intervistë me televizionin shqiptar se zotëron restorantin ‘Mirela’, i vendosur brenda kazinosë, i cili mban emrin e gruas së tij”.

    Në faqen e tij ky restorant reklamon një kuzhinë të rafinuar, puro të shtrenjta, dhe pije të zgjedhura. Çmimet në restorant nisin nga më shumë se 100 dollarë për person.

    “Kur Poker Palace, paraardhësi i Magic Palace, rinovoi mjediset e tij dhe bleu pajisje profesionale restoranti, në vitin 2017, faturat shkuan vërtetë për Poker Palace të Kahnawake, por pagesa prej 220,000 dollarësh u bë nga Luftar Hysa, sipas dokumenteve të paraqitura në Gjykatën e Lartë si pjesë e një mosmarrëveshjeje kontraktuale”, shkruan shtypi kanadez.

    Po sipas La Presse, “një raport i paraqitur po në 2023 pranë Xhandarmërisë Mbretërore kanadeze (GRC) nga CANAFE, vinte në shënjestër Luftar Hysën, si dhe kompaninë e tij të ndërtimit në Shqipëri, Valona Konstruksion, dhe sipërmarrësin Mohawk Stanley Myiow, i cili prezantohet si pronar i Pallatit Magjik”.

    Sipas dokumenteve të Qendrës Kombëtare të Biznesit, në Shqipëri, Luftar Hysa apo vëllezërit e tij nuk rezultojnë të kenë aksione në kompaninë Valona Konstruksion, e përmendur nga autoritetet dhe shtypi kanadez.

    Raporti i CANAFE, i cituar nga La Presse, përmend një sërë transaksionesh të konsideruara të dyshimta:

    “Nga viti 2013 deri në vitin 2019, Luftar Hysa mori më shumë se 209 transferta bankare me një total prej 3.2 milionë dollarësh nga Meksika, të cilat ai i shpenzoi menjëherë përmes transfertave bankare ose çeqeve dalëse;

    Restoranti ‘Mirela’, të cilin Hysa pretendon se e zotëron, dërgoi 28 milionë dollarë në Shqipëri, Meksikë, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Itali në më pak se një vit, nga viti 2019 deri në vitin 2020;

    Stanley Myiow dhe kompania e ndërtimit e familjes Hysa në Shqipëri përmenden në më shumë se 50 raporte aktiviteti të dyshimtë të CANAFE, me një total prej 28 milionë dollarësh kanadezë;

    Midis viteve 2018 dhe 2020, Stanley Myiow i dërgoi 1.3 milionë dollarë kompanisë së ndërtimit të familjes Hysa në Shqipëri;

    Në vitin 2020, restoranti Mirela kreu një sërë transaksionesh të dyshimta me një total prej 85,000 dollarësh për gruan e zotit Hysa”.

    Në Shqipëri autoritetet nuk kanë deklaruar asnjëherë nëse Vëllezërit Hysa janë hetuar ose jo për aktivitetin e tyre. Por shtypi kanadez, që dy vjet më pare, zbulon se nga Shqipëria ka patur një kërkesë për ndihmë drejtuar Kanadasë, lidhur me hetimet ndaj aktiviteteve të Hysajve.

    Sipas La Presse, një hetuese e Xhandarmërisë Mbretërore, gjatë një deklarate nën betim në gjykatën e Montrealit është shprehur se “ekipi kombëtar i Inteligjencës Kriminale i GRC-së e konsideron Hysën si një pastrues parash ndërkombëtar me bazë në Quebec. Ajo vëren se biznesmeni bën udhëtime të shpeshta midis Montrealit, Meksikës dhe Evropës dhe zbulon se autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmë nga policia kanadeze për të hetuar Luftar Hysën”.

    Sipas hetueses, në kërkesën e saj, pala shqiptare deklaron se biznesmeni “dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në pastrimin e të ardhurave nga krimi në Meksikë, Kanada, Panama, Poloni dhe Shqipëri”, dhe se “grupi dyshohet se zotëron 30 kazino dhe restorante në Meksikë, Kanada, Belize dhe Poloni për të lehtësuar operacionet e tij”.

    Pjesë e sanksioneve amerikane, përveç katër vëllezërve Hysa, ishte dhe djali i Luftarit, Fabjon Hysa, si dhe bija e Ramizit, Eselda Baku (Hysa) si dhe 10 kazino në Meksikë, e 18 kompani të ndryshe pjesa me e madhe me qendër po në Meksikë, dhe dy të tjera në Kanada e Poloni.

    Arben dhe Fatos Luftar Luftar Hysa Ramiz transferta të dyshimta miliona dollarëshe drejt Shqipërisë Vëllezërit Hysa të sanksionuar nga SHBA
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Shqipëria po i paketon, Italia në hall: Ja tre bosët shqiptarë që na fshihen në Dubai

    27.02.2026
    Aktualitet

    1 mln euro në furgon, zbardhet dëshmia e policit

    27.02.2026
    Aktualitet

    Zhvatën 36 mln euro e prona qytetarëve, SPAK edhe 5 muaj kohë për plotësim hetimi

    27.02.2026
    Aktualitet

    Durim Bami: Kam hasmit në burg…më çoni në Fushë Krujë

    27.02.2026
    Aktualitet

    Ligji i minierave/ Spak: Samir Mane e bleu me vila! Kryemadhi shfajsohet: E firmosi edhe Edi Rama

    27.02.2026
    Aktualitet

    Ndryshime në polici! Kush e merr Krujën, Pogradecin etj…

    27.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Shqipëria po i paketon, Italia në hall: Ja tre bosët shqiptarë që na fshihen në Dubai

    27.02.2026

    1 mln euro në furgon, zbardhet dëshmia e policit

    27.02.2026

    Zhvatën 36 mln euro e prona qytetarëve, SPAK edhe 5 muaj kohë për plotësim hetimi

    27.02.2026

    Durim Bami: Kam hasmit në burg…më çoni në Fushë Krujë

    27.02.2026

    Ligji i minierave/ Spak: Samir Mane e bleu me vila! Kryemadhi shfajsohet: E firmosi edhe Edi Rama

    27.02.2026
    Më të lexuarat

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK

    Nga InfoNews24.02.20260

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK…

    VIDEO/ ANK e Kolajve dhe 2T e Sakove masakruan lumin? Del blof drejtori i ARRSH Ami Kozeli: Ja pasojat e gërryerjes…u shemb edhe hekurudha

    22.02.2026

    Testi për Prokurorinë e Elbasanit! Hetimi për shembjen e rrugës, dy kompanitë dhe provat në terren!

    22.02.2026

    Nuk ndalet SPAK! Këmba këmbës pas AKSHI-t, 25 dëshmi që fundosin Ermal Beqirin, Mirlindën dhe Gys Agasin

    26.02.2026

    1 mln euro për kokën e tij, nga atentatet te armiqësitë me ish deputetin dhe Vis Martinaj/ Kush është Durim Bami

    26.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.