SPAK ka ndërmarrë një operacion në disa qytete të vendit, ku ka lëshuar 13 urdhërarreste, ndaj një grupi kriminal i cili dyshohet se trafikonte drogë nga Amerika Latine.
Kryesisht anëtarët e grupit kriminal ishin nga Dubai.
Burime bëjnë me dije se 8 persona janë arrestuar ndërsa 5 të tjerë janë në kërkim, mes tyre edhe Erjon Dani. Ai ka qenë shef krimesh në Komisariatin nr. 3 në Tiranë – prej disa kohësh ka dhënë dorëheqjen nga Policia e Shtetit.
Akuza që rëndon ndaj tyre është edhe për ushtrim ndikimi të paligjshëm.
Të njëjtat burime informojnë se janë disa raste te trafikimit të drogës nga 850-1000 kilogram. Aksioni ka nisur në orën 5:00 të mëngjesit ndërsa urdhrat janë firmosur nga prokurori Adnan Xholi.
Ky operacion ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në SkyEcc.
