Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Trafiku i mbetjeve të rrezikshme/ Lidhjet (jo) rastësore mes Elman Abules dhe Gjovana Sokolaj

    Nga InfoNews14.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Në zonën industriale të Xhafzotaj, në Durrës, një mur tulle ndan magazinat e dy kompanive që kanë aktivitet në përpunimin, eksportin, importin dhe riciklimin e mbetjeve metalore- “Rametal”, në pronësi të Elman Abule dhe “Scholz Albania”, me aksionere Gjovana Sokolaj.

    Afërsia gjeografike milimetrike mes tyre duket se u ka shenjuar të njëjtin fat. Elman Abule dhe Gjovana Sokolaj dyshohen nga autoritetet si të përfshirë në trafikun e mbetjeve toksike dhe radioaktive. Mes personazheve ka pasur edhe një raport financiar, për të cilin hetuesit kanë ngritur dyshimet se mund të ketë qenë mbulesë për realizimin e një skeme pastrimi parash.

    Deri më tani, nuk rezultojnë të dhëna zyrtare që të konfirmojnë se “Rametal-i” i Abules dhe “Sokolaj” shpk i Gjovana Sokolajt të kenë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në skenarët e dyshuar të importit dhe eksportit të paligjshëm të materialeve të rrezikshme. Megjithatë, historia e dyshimtë e këtyre dy kompanive e ka ekspozuar përfundimisht Shqipërinë si një vend me potencial të lartë rreziku për kontrabandimin e lëndëve të ndaluara.

    Trafiku i mbetjeve të rrezikshme/ Lidhjet (jo) rastësore mes Elman

    Portet shqiptare janë dyshuar shpesh se kanë qenë jo-vigjilente ndaj trafikut të mbetjeve radioaktive. Përballë këtij rreziku, autoritetet vendase janë treguar, më së paku jo-eficente, në parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale.

    Abule dhe “trafiku” i lëndëve të rrezikshme

    Elman Abule gjendet në tregun e importit të mbetjeve të aluminit për qëllime riciklimi prej më së paku 12 vitesh. Kompania kryesore e tij, “Fidalba”, është një lloj holdingu, e cila zotëron të paktën katër subjekte të tjera tregtare, të përfshira të gjitha në aktivitetin përpunimit të metaleve. Mes tyre është edhe “Rametal” shpk.

    Në qershor të vitit 2024, Gjykata e Tiranës vendosi nën sekuestro të gjitha kompanitë e Elman Abules, bashkëshortes së tij, Marisa Nito, bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, Kristan Boçi, si edhe disa personave të tjerë. Prokuroria e kryeqytetit kishte hetuar prej muajsh për një skemë të madhe pastrimi parash mes këtyre subjekteve tregtare, ku në qendër të operacioneve financiare vizatohej Elman Abule.

    Ky ishte momenti i parë kur Abule, me një emër atipik për Shqipërinë, shfaqet për herë të parë publikisht. Ai kishte mbajtur për një kohë të gjatë një profil të ulët publik, megjithëse në korridoret e politikës njihej si “mik i ngushtë” i Erion Veliajt, kryetar i Bashkisë së Tiranës prej 10 vitesh dhe tashmë nën arrest prej shkurtit 2025, nën dyshimet për korrupsion.

    Sekuestroja e pasurive të Elman Abules dhe miqve të tij ishte një goditje e fortë financiare për rrjetin e kompanive të ndërtuara prej tyre. Prokuroria e Tiranës e ndjeu menjëherë presionin e këtyre personazheve dhe refuzoi të publikonte detajet mbi gjetjet e saj, të cilat e kishin bindur për të bllokuar pasuritë që shkonin në vlerën e dhjetra miliona euro.

    Tronditja fillestare për Elman Abulen kaloi shumë shpejt. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij kundërshtuan sekuestron në Gjykatën e Apelit, ku gjetën mirëkuptimin e prokurores Arta Marku, e cila kishte mbajtur pozicionin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme për një periudhë 2-vjeçare, mes viteve 2018-2019.

    Prokurorja Marku i tha gjykatës së Apelit që kolegët e saj të Prokurorisë së shkallës së parë në Tiranë nuk kishin gjetur prova të mjaftueshme për të vendosur nën sekuestro pasuritë e Abules. Tërheqja e prokurores nxiti gjykatën e Apelit që të lirojë pasuritë e Elman Abules, në 30 korrik 2024.

    Trafiku i mbetjeve të rrezikshme/ Lidhjet (jo) rastësore mes Elman

    Prokurorja e Apelit, Arta Marku, përkrahu ankimin e Elman Abules për sekuestron e pasurive

    Kjo “fitore” i dha dorë Abules dhe të tjerëve që t’i drejtoheshin me një kërkesë Gjykatës së Lartë, në të cilën kërkonin të detyrohej Prokuroria e kryeqytetit që të pushonte hetimet ndaj tyre, me argumentin se “fakti penal nuk ekziston”.

    Kjo përpjekje nuk rezultoi edhe aq pozitive. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi ta rikthente rastin për hetim në Prokurorinë e Tiranës, e cila është ende duke kryer verifikimet e saj të thelluara për “pastrim parash”.

    Në dosjen hetimore, të siguruar nga “Boldnews.al” thuhet se hetimi ka nisur pas dyshimeve se Elman Abule është përfshirë në aktivitete kriminale në Belgjikë vite më parë.

    Por, dyshimet kryesore të hetuesve mbi Abulen e vendosin atë në një skemë kontrabandimi mbetjesh të rrezikshme.

    Trafiku i mbetjeve të rrezikshme/ Lidhjet (jo) rastësore mes Elman

    Prokuroria e Tiranës dyshon se Elman Abule është i përfshirë në kontrabandë mallrash të rrezikshme

    “Sipas informacionit të përcjellë nga burime konfidencile ka rezultuar se shtetasi Elman Abule, në cilësinë e administratorit dhe ortakut të shoqërive “Rametal” shpk dhe “Fidalba” shpk është përfshirë në veprimtari të kundraligjshme të importit të mallrave të rrezikshme, të llojit skorje alumini të ndaluara me ligj për hyrjen dhe zhdoganim në Republikën e Shqipërisë, pasi këto lëndë janë të klasifikuara si të rrezikshme dhe me prani të radioaktivitetit”, thuhet në dosjen e prokurorisë së Tiranës.

    Prokurorët dyshojnë se Elman Abule “përmes dokumentave shoqëruese dhe procedurave doganore të manipulara, importon nëpërmjet Portit Detar të Durrësit materiale të llojit skorje alumini, duke i zhdoganuar si skrap alumini, material ky i cilësuar si i lejuar per t’u importuar”.

    “Marrëveshja” Abule-Sokolaj

    Në të njëjtin material hetimore përmendet një raport financiar mes kompanisë “Ferro Chrome Holding”, e kontrolluar nga Elman Abule” dhe “Scholz Albania” shpk, në pronësi të Gjovana Sokolaj.

    Në vitin 2015, shoqëria “Alfamet”, në pronësi të “Ferro Chrome Holding” dhe me pronar fundor Elman Abulen, i jep hua shumën 150 mijë euro dhe 1 milionë lekë kompanisë “Scholz Albania”, me pronare Gjovana Sokolaj.

    Trafiku i mbetjeve të rrezikshme/ Lidhjet (jo) rastësore mes Elman

    Gjovana Sokolaj

    Prokuroria e Tiranës ka kryer verifikime mbi këtë “marrëveshjeje huaje”. Nga të dhënat e siguruara, rezultoi se përpara se t’i jepte hua Gjovana Sokolajt, shoqëria “Alfamet” kishte marrë një kontribut financiar në vlerë 350 mijë euro nga ortaku i saj, “Ferro Chrome Holding”.

    Kjo shumë prej 350 mijë euro ishte deklaruar si kontribut i një prej aksionarëve të “Ferro Chrome Holding”, Saimir Dizdari, në vlerën 300 mijë euro, si edhe pjesa tjetër prej 50 mijë euro përbënte të ardhura nga fitimet e kompanisë.

    Prokuroria e Tiranës, pas një analize financiare, deklaron se “Shtetasi Saimir Dizdari nuk ka patur të ardhura të ligjshme për të investuar në shoqëri shumën prej 300,000 euro”, duke ngritur dyshime se e gjithë historia e “huamarrjes” mund të jetë një skemë për pastrim parash.

    Trafiku i mbetjeve të rrezikshme/ Lidhjet (jo) rastësore mes Elman

    Pjesë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Tiranës

    Elman Abule, prej shkurtit 2025, është vendosur nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe është marrë i pandehur për “pastrim parash”, në një tjetër hetim, kësaj radhe të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

    Abule akuzohet nga SPAK-u si pjesë e një skeme të ndërlikuar korrupsioni dhe pastrimi parash, të ngritur nga miku i tij, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e këtij të fundit, Ajola Xoxa. Në të njëjtën dosje është marrë e pandehur edhe bashkëshortja e Elman Abules, Marisa Nito, si edhe disa biznesmenë të tjerë.

    Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës është ende duke vijuar ende hetime ndaj Abules për “pastrim parash”, si rrjedhojë e kontrabandës me mallra të rrezikshme.

    Në një hetim të ngjashëm për “kontrabandë mallrash të rrezikshme” është edhe “komshia” e Abules, sipërmarrësja Gjovana Sokolaj, kësaj radhe në Prokurorinë e Durrësit.

    Kontenierët me mbetje të Sokolajt

    Në Korrik të vitit 2024, një ngarkesë prej 102 kontenierësh u nis nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës. Kompania eksportuese, “Sokolaj” shpk e Gjovana Sokolajt, kishte deklaruar se ngarkesa përbëhej nga mbetje alumini, një material i lejuar për tregtim jashtë vendit brenda disa parametrave të caktuar.

    Por, në Gusht të atij viti, ndërkohë që ngarkesa, e llogaritur rreth 800 ton material, gjendej e pashkarkuar në portet e vendit në Azinë Juglindore, një organizatë ndërkombëtare mjedisore, “Rrjeti i Aksionit të Bazelit”, ngriti alarmin se ngarkesa e nisur nga Shqipëria nuk ishte mbetje alumini, por dyshohej se kishte pluhur helmues të lëshuar nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike.

    Pas krijimit të kësaj situate, autoritetet në Tajvan nuk e pranuan ngarkesën nga Shqipëria dhe 102 kontenierët e eksportuar nga “Sokolaj” shpk u rikthyen sërish në Portin e Durrësit.

    Menjëherë pas kthimit të kontenierëve, Prokuroria e Durrësit njoftoi në 22 Gusht 2024 nisjen e hetimeve, duke u fokusuar tek dyshimet për kryerjen e veprave penale të “Transportit të mbetjeve të ndaluara”, “Shpërdorim detyre” dhe “Kontrabandë me mallra të ndaluara apo kufizuara”.

    Për të hetuar këtë rast, u ngrit një grup hetimor, i përbërë nga një prokurore, dy oficerë të Policisë Gjyqësore dhe të gjithë veprimet drejtoreshin nga shefja e caktuar përkohësisht e Prokurorisë së Durrësit, Suela Beluli.

    Hetimi për këtë rast kishte vështirësitë e veta, pasi institucionet shqiptare janë të kufizuara në kapacitetet e tyre për të kryer ekspertizat e nevojshme mbi llojin e materialit që gjendet në kontenierë.

    Deri në publikimin e këtij shkrimi, kur ka kaluar diçka më shumë se një vit nga nisja e hetimit, Prokuroria e Durrësit ende nuk ka arritur në një konkluzion përfundimtar, përtej këmbënguljes së shoqatave mjedisore vendase e ndërkombëtare për të zbuluar të vërtetën e kësaj historie.

    “Trafiku i mbetjeve” nuk ndalet

    Hetimi i zvarritur i Prokurorisë, megjithëse i prezantuar me bujë, duket se nuk ka trembur askënd, të paktën ata që dyshohet se merren me trafik të mbetjeve të rrezikshme.

    Në shkurt 2025, Dogana e Ankonës në Itali, në bashkëpunim me Guardia di Finanzia, zbuloi një ngarkesë prej 58 ton mbetje që “përmbanin nivele të larta të substancave toksike si zink, plumb dhe bakër, të dëmshme për mjedisin dhe potencialisht vdekjeprurëse për ekosistemet ujore”.

    Trafiku i mbetjeve të rrezikshme/ Lidhjet (jo) rastësore mes Elman

    Njoftimi i Doganës së Ankonas për sekuestrimin e ngarkesës me origjinë nga Shqipëria

    Në një njoftim zyrtar të Doganës së Ankonës thuhej se ngarkesa ishte importuar nga Shqipëria prej dy shoqërive italiane.

    Hetimet çuan në sekuestrimin e materialit dhe denoncimin e përfaqësuesve ligjorë të dy kompanive të përfshira. Ata akuzohen për “trafikim të paligjshëm të mbetjeve”, “gënjeshtër ideologjike e kryer nga një person privat në një dokument publik” dhe “pengim i aktiviteteve të kontrollit”.

    Për këtë rast, Prokuroria e Durrësit apo Drejtoria e Doganave nuk kanë dhënë asnjë njoftim zyrtar, nëse kanë nisur verifikimet mbi subjektin apo subjektet që kanë ngarkuar lëndët e dyshimta në Shqipëri e me destinacion Portin e Ankonës, në Itali.

    Boldnews

    arrest shtëpie Arta Marku Dogana e Ankonës Dogana e Durrësit doganat shqiptare Durres Elman Abule Erion Veliaj Ferro Chrome Holding Fidalba Gjovana Sokolaj Guardia di Finanza hetim penal import eksport i paligjshëm kontrabandë mbetjesh korrupsion mbetje radioaktive mbetje toksike mjedisi dhe shëndeti publik Pastrim parash pastrim parash Shqipëri Porti i Durrësit Prokuroria e Durrësit Prokuroria e Tiranës Rametal riciklim metalesh Scholz Albania sekuestrim pasurish skrap metalik SPAK trafik mbetjesh të rrezikshme trafik ndërkombëtar zona industriale Xhafzotaj
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025
    Aktualitet

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025
    Aktualitet

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025
    Aktualitet

    “Jemi SPAK-u…hajde me ne…”/ Dalin pamjet e rrëmbimit të Gerond Meçes: I besova, pastaj nxorën armët…

    22.12.2025
    Aktualitet

    Tërhiq ankimet se do e hash…/ Ja si u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij

    22.12.2025
    Aktualitet

    SPAK zbërthen skemën: 2.4 mln € nga Bashkia e Tiranës, lidhje mes Gogel dhe One Albania

    22.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025

    “Jemi SPAK-u…hajde me ne…”/ Dalin pamjet e rrëmbimit të Gerond Meçes: I besova, pastaj nxorën armët…

    22.12.2025

    Tërhiq ankimet se do e hash…/ Ja si u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij

    22.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

    19.12.2025

    Biznesmenë, policë, zyrtarë e politikanë! Si i filmonte Agasi bashkëpunëtorët tek zyra e Equos Resort

    21.12.2025

    SPAK godet rrjetin jetëgjatë të kontrabandës së cigareve me bekimin e Doganave

    29.05.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.