4 viktima brenda vitit! Galeritë e mallkuara të minierave në Bulqizë, pas kushtet minimale të punës!
/////
Një aksident me pasojë vdekjen e një minatori u shënua më 24 shtator, në minierën e Bulqizës. Viktima është identifikuar si Kujtim Dangri, 38 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë punës në galeritë e minierës. Ai kishte pësuar dëmtime të shumta dhe, pavarësisht përpjekjeve për ta ndihmuar, nuk mund të bëhej asgjë për ta shpëtuar.
Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “TRUE – L Sh.p.k.”, e cila është në pronësi të Roland Kaçit dhe Lejdon Gjonit. Roland Kaçi mban edhe detyrën e administratorit të subjektit.
Ky aksident përbën ngjarjen e katërt me pasoja fatale në sektorin minerar në zonën e Bulqizës dhe Klosit gjatë këtij viti.
