Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    E PLOTE/ Polici kapobandë! Krahu i djathtë i Inez Hajrulla, si u porositën 1.2 ton kokainë

    07.03.2026

    EMRAT/ Droga lum dhe dy vrasje! Kush janë ushtarët e Inez Hajrulla

    07.03.2026

    Tentuan ta vrasin tre herë, i iku edhe SPAK-ut! Kush është Inez Hajrulla

    07.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Tentuan ta vrasin tre herë, i iku edhe SPAK-ut! Kush është Inez Hajrulla

    Nga InfoNews07.03.20261 Koment
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Inez Hajrulla dhe miku i tij Ervis Matodashaj i shpëtuan një operacioni me urdhër të SPAK, të zhvilluar ditën e sotme në Orikum. Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si i forti i Vlorës, është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe që deri më tani u ka shpëtuar të paktën 3 atentateve, në vitin 2017, 2019 dhe një atentat të organizuar në vitin 2023 ku Hajrulla shpëtoi bashkë me Matodashajn.

    Në vitin 2017, Hajrulla tentohet që të eliminohet nga një atentat me tritol. Ngjarja ndodhi në një prej lokaleve, që në Vlorë njihet si vendi që frekuentohej nga Edison Harizaj, një prej të fortëve të Vlorës, i vrarë në Durrës në 2018-ën.

    Në vitin 2019, Hajrulla ishte në shoqërinë e Ervis Matodoshajt duke pirë kafe në zonën e njohur si 7 pallatet Oslo, baza e tij, kur u qëllua me breshëri plumbash. Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur rastësisht Dajko Canodemaj, i cili ka qenë duke pirë kafe. Autorët pasi u larguan dogjën automjetin në Babicë të Vogël.

    Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, në këtë atentat të dështuar morën pjesë nëntë persona dhe pati dyshime të forta se atentati u krye si rezultat i larjeve të hesapeve mes grupeve rivale në Vlorë. Për këtë ngjarje vijon të jetë në kërkim Fatmir Hyseni, i kërkuar edhe si autor i ekzekutimit të Santiago Malkos.

    Në gusht 2023, Inez Hajrulla dhe Ervis Matodoshaj dyshohet se ishin shënjestër e një atentati që u parandalua nga Policia e Vlorës. Një 35-vjeçar, Amarildo Nikolli u arrestua në zonën e ujit të Ftohtë në Vlorë me pistoletë silenciator, me fishek në fole, gati për qitje, një sasi municioni luftarak, doreza dhe kapuç në çantën e shpinës. Hetimet zbuluan se shënjestër e këtij atentati kishin qenë Hajrulla dhe Matodoshaj. Porositësi i vrasjes, Leonard Luzi, u ekstradua nga Spanja në korrik 2024 dhe rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Apeli i GJKKO, bashkë me dy anëtarët e tjerë të grupit që e ndihmuan në planin për eliminimin e Hajrullës. Leonard Luzi u dënua me 11 vite burg, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, u dënua përfundimisht me 7.4 vite burg. Amarildo Nikolli rezulton i dënuar me 2.9 vite burg, ndërsa Muharrem Koroveshi u dënua përfundimisht me 6.8 vite burg.

    Hetimi i SPAK provoi se Leonard Luzi, ishte financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, ku shkak dyshohet përplasjet për lojërat e fatit. Amarildo Nikolli, do të ishte ekzekutori, ndërsa ndihmës Muharem Koroveshi, dhe Erio Zejno. Ky i fundit ende në kërkim.

    Koroveshi dhe Zejno, kanë sjellë armët në banesën e të pandehurit Amarildo Nikolli në Vlorë, kanë ndihmuar në terren me gjetjen e personave të cilët ishin objektiv i atentatit, si dhe do të ndihmonin ekzekutorin Amarildo Nikolli, në largimin nga vendi i ngjarjes. Megjithatë atentati dështoi.

    Hajrulla ka qenë dy herë i arrestuar për armëmbajtje pa leje, i akuzuar edhe për grabitjen e një kazinoje në vitin 2013. Hajrulla është shoqëruar dhe hetuar edhe për pengmarrjen dhe zhdukjen e Elvis Troqes.

    Gjithashtu nga gjykata e Vlorës Hajrulla është dënuar në 5 shkurt 2018 me 2 vite burgim për akuzën e “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Por ky dënim me burgim është pezulluar duke e kaluar Hajrullën në shërbim prove.

    Ervis Matodashaj Inez Hajrulla Vlore
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    E PLOTE/ Polici kapobandë! Krahu i djathtë i Inez Hajrulla, si u porositën 1.2 ton kokainë

    07.03.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Droga lum dhe dy vrasje! Kush janë ushtarët e Inez Hajrulla

    07.03.2026
    Aktualitet

    Pjesë e grupit të Inez Hajrullës, arrestohet ish shefi i krimeve Rezart Kuçi

    07.03.2026
    Aktualitet

    Banda OSLO! SPAK godet Inez Hajrulla

    07.03.2026
    Aktualitet

    Zbardhet vrasja e Gentian Qarrit

    07.03.2026
    Aktualitet

    Çekia refuzon kërkesën e gjykatës për hetimin e kryeministrit për korrupsion

    06.03.2026
    View 1 Comment

    1 Koment

    1. Pingback: EMRAT/ Droga lum dhe dy vrasje! Kush janë ushtarët e Inez Hajrulla

    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    E PLOTE/ Polici kapobandë! Krahu i djathtë i Inez Hajrulla, si u porositën 1.2 ton kokainë

    07.03.2026

    EMRAT/ Droga lum dhe dy vrasje! Kush janë ushtarët e Inez Hajrulla

    07.03.2026

    Tentuan ta vrasin tre herë, i iku edhe SPAK-ut! Kush është Inez Hajrulla

    07.03.2026

    Pjesë e grupit të Inez Hajrullës, arrestohet ish shefi i krimeve Rezart Kuçi

    07.03.2026

    Banda OSLO! SPAK godet Inez Hajrulla

    07.03.2026
    Më të lexuarat

    Me shpejtësi nëpër lagje, aksident në Kamëz

    Nga InfoNews04.03.20260

    Një aksident i rëndë me pasojë plagosje tejet të rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme…

    Ndryshojnë pagat për policët

    02.03.2026

    EMRI/ Kërcet arma në Shkodër

    05.03.2026

    Ja pse e rrahën Fatmir Metën e IKMT

    03.03.2026

    DOKUMENTI/ Raiffeisen Bank si gangster! Si i ndërtoi 70 m2 pa leje në mes të Tiranës

    03.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.