Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Pabarazia në Shqipëri! Shumë të varfër, pak super të pasur

    26.10.2026

    Investigimi/ Vrasja e Artan Myrtajt dhe tonelatat e kokainës në Spanjë

    26.10.2026

    Evolve Tower! Çunat e Peqinit kullë 21-katëshe në Tiranë

    26.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Telashe për policët dhunues, një grup prokurorësh thellon hetimin, identifikohen disa efektivë: Përgjegjësia personale

    Telashe për policët dhunues, një grup prokurorësh thellon hetimin, identifikohen disa efektivë: Përgjegjësia personale

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Telashe për policët dhunues, një grup prokurorësh thellon hetimin, identifikohen disa efektivë: Përgjegjësia personale.
    Prokuroria e Tiranës vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura gjatë protestës, duke administruar pamjet filmike dhe marrë në pyetje personat e dëmtuar. Hetimet po drejtohen nga një grup prokurorësh nën drejtimin e Ndini Tavanit.

    Në kuadër të hetimeve, po shqyrtohen pamjet e kamerave të policisë, mediave dhe kamerave të sigurisë, me qëllim dokumentimin e plotë të incidenteve dhe përcaktimin e përgjegjësive.

    Reklamë

    Një prej rasteve në fokus është ai i 28-vjeçarit Erjon Vishulli, i cili mbeti i plagosur në sy gjatë protestës dhe u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë.

    Për këtë rast, Prokuroria i ka dërguar një letërporosi autoriteteve italiane, pasi i riu pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale në Itali. Pas nxjerrjes së trupit të huaj nga syri, ai do të sekuestrohet dhe do t’i nënshtrohet ekspertimit për të përcaktuar përbërjen dhe materialin e tij.

    Paralelisht, organi i akuzës po verifikon edhe rastet e dyshuara të tejkalimit të forcës nga efektivët e policisë. Për disa prej tyre janë marrë masa pezullimi nga detyra. Prokuroria ka regjistruar hetim kryesisht, ndërsa ka administruar edhe referimet e dërguara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

    Ndërkohë, për dhunën e ushtruar ndaj punonjësve të policisë është regjistruar një procedim i veçantë penal. Personat e arrestuar në lidhje me këto ngjarje janë tashmë nën masa sigurie.

    Hetimet vijojnë për të dokumentuar të gjitha episodet e protestës dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të personave të përfshirë.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Pabarazia në Shqipëri! Shumë të varfër, pak super të pasur

    26.10.2026
    Aktualitet

    Investigimi/ Vrasja e Artan Myrtajt dhe tonelatat e kokainës në Spanjë

    26.10.2026
    Aktualitet

    Evolve Tower! Çunat e Peqinit kullë 21-katëshe në Tiranë

    26.10.2026
    Aktualitet

    TRAZOHET POLICIA/ 7 komisariate marrin urdhrin urgjent për sjelljen në protestë…

    26.10.2026
    Aktualitet

    Rreth 1,500 familje përfitojnë kredi të buta për blerjen e banesës në Tiranë

    26.10.2026
    Aktualitet

    Bankat lehtësojnë kreditë për bizneset e vogla dhe të mesme

    26.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Pabarazia në Shqipëri! Shumë të varfër, pak super të pasur

    26.10.2026

    Investigimi/ Vrasja e Artan Myrtajt dhe tonelatat e kokainës në Spanjë

    26.10.2026

    Evolve Tower! Çunat e Peqinit kullë 21-katëshe në Tiranë

    26.10.2026

    TRAZOHET POLICIA/ 7 komisariate marrin urdhrin urgjent për sjelljen në protestë…

    26.10.2026

    Telashe për policët dhunues, një grup prokurorësh thellon hetimin, identifikohen disa efektivë: Përgjegjësia personale

    26.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Lëmsh me shpërblimin e policëve, në MB nuk dinë tabelën e shumëzimit

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.