Ish-administratori i “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo, dhe ish-CEO-ja kinez, Hong Ping Xiao, kanë kërkuar nëpërmjet avokatëve të tyre ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Burime pranë gjykatës bëjnë me dije se mbrojtja e të arrestuarve ka kërkuar informacion mbi ecurinë e hetimeve dy mujore të zhvilluara nga SPAK, si dhe ka kërkuar zëvendësimin e masës “arrest në burg” me një masë më të lehtë sigurie.
Kujtojmë se dosja e njohur si “Skandali i Bankers” u transferua nga Prokuroria e Fierit te SPAK, pasi gjatë hetimeve paraprake u konstatuan elementë të veprave penale të “grupit të strukturuar kriminal” dhe “korrupsionit aktiv e pasiv”, që janë në kompetencë të strukturës së posaçme antikorrupsion.
