Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar Aleks Vangjeli në Greqi, arrestohet autori i dyshuar

    27.02.2026

    Kompania holandeze nuk e fali skualifikimin…kallëzimi në SPAK për 400 mln euro në Porto Romano

    27.02.2026

    Si dështoi Prokuroria e Tiranës… i fali pasuritë një organizate kriminale

    27.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    SPAK duhet të veprojë! OLAF paralajmëron Tiranën: Pa “masa korrigjuese”, s’ka fonde të reja IPARD

    Nga InfoNews19.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Në një moment kyç të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, përdorimi i fondeve bujqësore IPARD po rikthehet si një nga çështjet më të ndjeshme politike dhe institucionale të negociatave.

    Vizita joformale në Tiranë e delegacionit të Këshillit të BE-së, të njohur si grupi i punës për zgjerimin (COELA), u zhvillua në sfondin e shqetësimeve të ngritura nga disa shtete anëtare dhe Komisioni Evropian mbi mënyrën se si janë administruar fondet e IPARD-it nga autoritetet shqiptare.

    Një zyrtar evropian konfirmoi për Albanian Post se “gjatë mbledhjes së fundit të COELA-s, disa shtete anëtare dhe Komisioni kanë theksuar se do të kërkojnë sqarime dhe garanci mbi IPARD-in gjatë vizitës në Tiranë”.

    Këto shqetësime, të artikuluara fillimisht nga Gjermania dhe Holanda dhe të raportuara nga Albanian Post më 19 shtator, kanë kaluar tashmë nga dimensioni teknik në një pengesë në kuadër të hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave – atij për bujqësinë dhe kohezionin.

    Hetimi i OLAF-it dhe rekomandimet për autoritetet shqiptare
    Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), në një përgjigje zyrtare për Albanian Post, konfirmoi se hetimi për menaxhimin e fondeve IPARD II në Shqipëri ka përfunduar në vitin 2023 dhe ka sjellë një sërë rekomandimesh të detajuara.

    “OLAF ka përfunduar hetimin mbi administrimin e fondeve të programit IPARD II në Shqipëri dhe ka lëshuar rekomandime për Komisionin Evropian dhe autoritetet shqiptare”, tha zyra për shtyp e OLAF-it.

    “Ne rekomanduam që Komisioni të konsiderojë një pjesë të financimit prej rreth 33 milionë eurosh si të papërshtatshme për rimbursim, që do të thotë se shpenzimet përkatëse duhet të mbulohen nga buxheti shqiptar dhe jo nga fondet e BE-së”.

    Përtej kësaj, OLAF ka këshilluar BE-në që të bllokojë 112 milionë euro të programit të ardhshëm IPARD III për Shqipërinë, “derisa të vendosen masa korrigjuese efektive për mbrojtjen e interesave financiare të BE-së”.

    Sipas OLAF-it, gjatë hetimeve janë zbuluar edhe elementë të mundshëm penalë, ndaj një kopje e gjetjeve i është dërguar autoriteteve gjyqësore shqiptare.

    Në reagimin për Albanian Post, OLAF thekson se ndjekja e rekomandimeve mbetet përgjegjësi e autoriteteve kompetente kombëtare dhe e Komisionit Evropian, por se zyra “monitoron nga afër çdo hap që ndërmerret”.

    “Ndërsa OLAF nuk është drejtpërdrejt i përfshirë në zbatimin e masave korrigjuese, ne ndjekim progresin dhe vazhdojmë të mbështesim institucionet shqiptare në forcimin e kapaciteteve administrative për të mbrojtur fondet e BE-së”, nënvizon deklarata.

    Sipas zyrës evropiane kundër mashtrimit, misioni i saj nuk kufizohet vetëm në hetime, por edhe në parandalim, nëpërmjet përmirësimit të mekanizmave të kontrollit, transparencës dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

    Një shembull i kësaj qasjeje është kontributi i OLAF-it në përgatitjen e Strategjisë Kombëtare Kundër Mashtrimit në Shqipëri.

    Zyra evropiane u konsultua për dokumentin dhe propozoi disa përmirësime konkrete, ndër to: përafrimin e objektivave me risket e identifikuara, krijimin e kanaleve efektive për raportimin e parregullsive, përfshirjen e indikatorëve matës të performancës dhe përcaktimin e qartë të procedurave të rishikimit.

    “Shqipëria inkorporoi shumicën e sugjerimeve të OLAF-it në versionin final të strategjisë”, konfirmon zyra për shtyp.

    Fjala e Dumanit
    Më 14 tetor, kryeprokurori special Altin Dumani, iu referua drejtpërdrejt çështjes IPARD gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve.

    I pyetur nga deputetja demokrate Elda Hoti për fondet, kreu i SPAK-ut konfirmoi se hetimet janë në zhvillim.

    “Drejtoreshën e OLAF e kisha në zyrë dhe gjatë takimit shpreha vlerësimin për bashkëpunimin”, tha ai.

    “Çështja është në fazë hetimi dhe kur të vijë koha do të informojmë publikisht. Vetëm në vitin 2024 kemi pasur katër raste bashkëpunimi me Zyrën e Prokurorit Publik Evropian për shpërdorim të fondeve të BE-së. SPAK është në gjendje të mbrojë fondet e BE-së në bashkëpunim me OLAF”.

    Në të njëjtën javë, Tirana mirëpriti seminarin rajonal të rrjetit AFCOS (Anti-Fraud Coordination Services), ku morën pjesë përfaqësues nga vendet kandidate dhe Zyra e OLAF-it.

    Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, në hapjen e seminarit, nënvizoi rëndësinë e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit: “Ky proces nuk lidhet vetëm me mbrojtjen e fondeve të BE-së, por edhe me mbrojtjen e financave publike kombëtare dhe forcimin e besimit te qeveritë tuaja. Rezultatet konkrete janë thelbësore për përparimin në integrimin evropian”.

    OLAF, në reagimin për Albanian Post, konfirmoi se seminari synonte forcimin e bashkëpunimit operacional dhe administrativ mes institucioneve të vendeve kandidate dhe atyre të BE-së, si dhe përgatitjen për integrimin në sistemet e kontrollit financiar të Unionit.

    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar Aleks Vangjeli në Greqi, arrestohet autori i dyshuar

    27.02.2026
    Aktualitet

    Kompania holandeze nuk e fali skualifikimin…kallëzimi në SPAK për 400 mln euro në Porto Romano

    27.02.2026
    Aktualitet

    Si dështoi Prokuroria e Tiranës… i fali pasuritë një organizate kriminale

    27.02.2026
    Aktualitet

    Shqipëria po i paketon, Italia në hall: Ja tre bosët shqiptarë që na fshihen në Dubai

    27.02.2026
    Aktualitet

    1 mln euro në furgon, zbardhet dëshmia e policit

    27.02.2026
    Aktualitet

    Zhvatën 36 mln euro e prona qytetarëve, SPAK edhe 5 muaj kohë për plotësim hetimi

    27.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar Aleks Vangjeli në Greqi, arrestohet autori i dyshuar

    27.02.2026

    Kompania holandeze nuk e fali skualifikimin…kallëzimi në SPAK për 400 mln euro në Porto Romano

    27.02.2026

    Si dështoi Prokuroria e Tiranës… i fali pasuritë një organizate kriminale

    27.02.2026

    Shqipëria po i paketon, Italia në hall: Ja tre bosët shqiptarë që na fshihen në Dubai

    27.02.2026

    1 mln euro në furgon, zbardhet dëshmia e policit

    27.02.2026
    Më të lexuarat

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK

    Nga InfoNews24.02.20260

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK…

    VIDEO/ ANK e Kolajve dhe 2T e Sakove masakruan lumin? Del blof drejtori i ARRSH Ami Kozeli: Ja pasojat e gërryerjes…u shemb edhe hekurudha

    22.02.2026

    Testi për Prokurorinë e Elbasanit! Hetimi për shembjen e rrugës, dy kompanitë dhe provat në terren!

    22.02.2026

    1 mln euro për kokën e tij, nga atentatet te armiqësitë me ish deputetin dhe Vis Martinaj/ Kush është Durim Bami

    26.02.2026

    Si dështoi Prokuroria e Tiranës… i fali pasuritë një organizate kriminale

    27.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.