Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Uncategorized

    Skema e errët e Bankers Petroleum: Si Qinglong, Albtalent, GES dhe Petrosolution zhvatën pasurinë e shqiptarëve

    Nga InfoNews25.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Skema e errët e Bankers Petroleum: Si Qinglong, Albtalent, GES dhe Petrosolution zhvatën pasurinë e shqiptarëve

    Një rrjet nënkontraktorësh satelitë u përdorën nga Bankers Petroleum për të vjedhur miliarda lekë nga pasuria publike e shqiptarëve në vendburimin e Patos-Marinzës. Qinglong, Albtalent, Petrosolution dhe Global Energy Solution janë kompani, të cilat u themeluan thuajse të gjitha në të njëjtën kohë, për të vënë në jetë një skemë të sofistikuar vjedhje dhe transferimit të parave të naftës shqiptare në Kinë.

    Ndonëse në letra pronarë të këtyre kompanive figuronin disa shtetas nga Kazakistani, prokuroria e Fierit ka provuar se pronarët realë të tyre ishin drejtuesit kinezë të Bankers Petroleum, të cilët janë dhe ideatorët e skemës kriminale. Por si u vodhën shqiptarët përmes kësaj skeme.

    Bankers Petroleum ka mbi 20 vjet që shfrytëzon vendburimin e naftës në Patos-Marinzë. Që nga fillimi të gjithë punonjësit kanë qenë pjesë e kompanisë. Por në vitin 2021, kinezët shpikën një marifet, atë të delegimit të rekrutimit të punonjësve tek një tjetër kompani. Për këtë qëllim u krijua Albtalent.

    Riciklim
    E zotëruar në letra nga një shtetas nga Kazakistani, që quhet Dauren Zhumbayev, Albtalent formalisht furnizonte Bankersin me punonjës. Në fakt, këta ishin të njëjtën punonjës që kishin punuar prej vitesh tek Bankers, por skema trekëndësh u ngrit me qëllim që paratë të kalonin nga Bankers tek Albtalent, nga kjo e fundit në Kazakistan dhe më vonë në Kinë.

    Në 4 vite përmes Albtalent Solution, Bankers transferoi jashtë Shqipërisë rreth 20 milionë euro përmes një aktivitet që shpesh ishte fiktiv. Pasi skema e faturimeve fiktive u zbulua nga hetimi tatimor, tre muaj më parë, u shfaqën pronarët e vërtetë të Albtalentit. Daren Zhumbayev ja shiti Albtalentit kompanisë Geojade, që është pronari i Bankersit.

    Qinglong, Albtalent, GES, Petrosolution/ Rrjeti kriminal i Bankers Petroleum

    Shitja është një tjetër skemë kriminale më vete. Në kontratë palët kanë caktuar se çmimi prej 2.6 milionë eurosh i blerjes së Albtalent nga Geojade do të paguhet në një llogari jashtë Shqipërisë. Pra lekët nuk vijnë asnjëherë në Shqipëri, me qëllim që autoritetet shqiptare të mos kenë mundësi të mbledhin borxhet, dhe aq më pak tatimin mbi fitimin kapital.

    Nënkontraktim nënkontraktorësh
    Qinlgong, Petrosolution dhe Global Energy Solution, tre kompani me pronarë në letra në Kazakistan, u krijuan për një tjetër qëllim. Për të nënkontraktuar punimet e Bankers në fushë dhe për të marrë me qira pompa apo pajisje të tjera që duheshin në aktivitetin e përditshëm për shfrytëzimin e vendburimit. Madje në disa rast këto kompani kanë bërë nënkontraktim nënkontraktorësh.

    Pjesa më e madhe e punëve në terren janë kryer nga të njëjtat kompani shqiptare, që kanë punuar me Bankers prej 20 vitesh. Por tashmë kontratat nuk jepeshin direkt nga Bankers tek nënkontraktorët shqiptare, por në skemë trekëndëshi. Bankers ja nënkontraktonte Qinglongut, Petrosolutionit dhe Gesit, ndërsa këto ja u nënkontraktonin kompanive shqiptare.

    Futja e tre kompanive pykë në skemën e nënkontraktimit kishte dy qëllime. Së pari, që kinezët të vidhnin shtetin shqiptar dhe së dyti aksionerët e tyre. Qinglong, Petrosolution dhe Ges kanë zhdukur të paktën 50 milionë euro nga fusha e Patos Marinzës.

    Skema e merimangës që kinezët ngritën përmes nënkontraktorëve satelitë, që zotëroheshin realisht po nga ata, ishte aryseja se pse nisi hetimi tatimor ndaj Bankers Petroleum, i cili çoi në arrestimin e disa punonjësve të kompanisë. Por këto kompani e kryen detyrën e tyre, duke zhdukur paratë e naftës shqiptare pa paguar taksat dhe borxhet që kishin në shtet. Dhe këto para u përdorën për të blerë fusha të reja nafte në Afganistan dhe Irak. Ndërkohë që qytetarët shqiptarë u vodhën./Kapitali.al

    Albtalent Solution arrestime Bankers Bankers Petroleum borxhe ndaj shtetit evazion fiskal faturime fiktive Geojade GES Global Energy Solution hetim tatimor investime në Afganistan investime në Irak Kazakistan kompani guaskë kompani offshore korrupsion në industrinë e naftës mashtrim financiar nafta e Shqipërisë nënkontraktim fiktiv Pastrim parash Patos-Marinëz Petrosolution pronarë të fshehtë Qinglong skema kriminale Bankers skemë merimange taksa te papaguara transferim parash jashtë Shqipërisë vjedhja e naftës shqiptare
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Uncategorized

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026
    Aktualitet

    Mbetet në Durrës BOMBA mjedisore e KURUM!

    05.02.2026
    Aktualitet

    BANKERS nuk pyet për SPAK! Si i zhduku 12 milion euro teksa prokurorët hetonin

    05.02.2026
    Aktualitet

    Kontrabandë dhe evazion! Krimi ekonomik bastis Elite Post dhe Express 24

    05.02.2026
    Aktualitet

    Skrap shtetëror për borxhe private të BANKERS, afera 1.2 milionë euro

    04.02.2026
    Aktualitet

    KURUM dosje për SPAK! Prej 2009 prodhon mbetje toksike

    03.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Më të lexuarat

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI

    Nga InfoNews10.02.20260

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI Skandali…

    KLSH: Lajthiza? Si iu dha qytetarëve ujë me aromë…e toleroi AKU

    09.02.2026

    Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    08.02.2026

    SKANDALI KURUM! Si ja mbathën kokat, nga Arif Shkalla, Mbarime Koroci, Olizana Pemati tek Doni e Gjovana Doni Sokolaj

    07.02.2026

    U krijuan sot, fituan sot! Misteri i fotovoltaikëve në Vau të Dejës drejtuar nga Kristian Shkreli

    07.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.