LEZHË – 10 urdhër arreste janë lëshuar në kuadër të një operacioni për tjetërsimin e pronave dhe ndërtimeve pa leje në Lezhë.
9 prej urdhër arresteve janë ekzekutuar, ndërsa të përfshirë rezultojnë ish zyrtarë të Kadastrës së Lezhës, IKMT-së si dhe policë.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për ndërtimin e disa shtëpive në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku dyshohet të jenë tjetërsuar prona, ndërtuar pa leje dhe më pas legalizuar.
Për Pjetër Tucin është dhënë masa e sigurisë arrest në burg, ndërsa për 5 të tjerë arrest në shtëpi: ish drejtori i Kadastrës Gentian Malotai, Artur Shabaku ish-shef i Legalizimeve, Artmir Maxhuni zyrtar i Kadastrës, Luiza Bala dhe Hekuran Xhina.
Dy ish-drejtuesit e IKMT-së, Flor Gjini dhe Kol Malai u është ndaluar dalja jashtë vendit, ndërsa polici Martin Ndoka është pezulluar nga detyra dhe i është ndaluar dalja jashtë vendit. Hetimi, i drejtuar nga prokurorja Iva Harka, ka nisur më herët ndërsa priten detaje të mëtejshme.
Arrest në burg
Pjetër Tuci
Arrest në shtëpi
Gentian Malotai ish drejtor i Kadastrës
Artur Shabaku ish shef i Legalizimeve
Artmir Maxhuni zyrtar i Kadastrës
Luiza Bala
Hekuran Xhina
Ndalim i daljes jashtë vendit
Flor Gjini ish drejtor i IKMT
Kol Malai ish drejtor i IKMT
Pezullim i ushtrimit të detyrës publike dhe ndalim daljeje jashtë vendit
Martin Ndoka polic në Shëngjin
