Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Si u rrah në zyrë nga kolegu Fatmir Meta! Roli i Klesti Çela dhe kush po përfiton nga dherat?

    03.03.2026

    Ja pse e rrahën Fatmir Metën e IKMT

    03.03.2026

    DOKUMENTI/ Raiffeisen Bank si gangster! Si i ndërtoi 70 m2 pa leje në mes të Tiranës

    03.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Siguria në gjykata/ KLGJ: Duam 8 godina të reja…

    Nga InfoNews13.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas mbledhjes urgjente me 260 gjyqtarë, ka ngritur një grup pune dhe ka miratuar planin e masave për sigurinë në gjykata. Plani vjen pas alarmit që ngritën gjyqtarët për sigurinë në gjykata, pas vrasjes në sallën e gjyqit të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. Në një deklaratë të ndarë për mediat, KLGJ thotë se do të analizojnë masat e marra dhe kërkesat e drejtuara KLGJ-së nga secila gjykatë mbi sigurinë përgjatë viteve 2023-2025. Po ashtu, KLGJ thotë se do të analizojnë kushtet ekzistuese të sigurisë në gjykata dhe më pas do të adresojnë ndryshimet ligjore dhe nënligjore për marrjen e masave për garantimin e sigurisë në gjykata për gjyqtarët, personelin gjyqësor dhe çdo përdorues të gjykatës.

    Plani i hartuar nga KLGJ parashikon edhe miratimin e protokolleve dhe procedurave standarde të sigurisë për secilën gjykatë. Arrestimi i punonjësit të sigurisë në gjykatën e Apelit, pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, pasi nuk lëvizi për të kontrolluar autorin Elvis Shkambi për armën, ka bërë që KLGJ të shtojë në shtojë në plan edhe një pikë ku thekson se për çdo gjykatë do të garantojë punonjës sigurie të trajnuar, ose policë të Policisë së Shtetit.
    Më tej, KLGJ thotë se do të kërkojnë ndihmë për ndërtimin e 8 godinave të reja të gjykatave të shkallës së parë në rrethet gjyqësore, si dhe ndërtimit të godinave të reja për Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Sipas planit të hartuar nga KLGJ, parashikohet që t’i kërkohet Ministrisë së Drejtësisë që godinat ekzistuese të gjykatave, si edhe ato që do të ndërtohen, të kalojnë në pronësi të KLGJ në kuadër të pavarësisë institucionale.

    Klgj Siguria në gjykata/ KLGJ: Duam 8 godina të reja…
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Si u rrah në zyrë nga kolegu Fatmir Meta! Roli i Klesti Çela dhe kush po përfiton nga dherat?

    03.03.2026
    Aktualitet

    Ja pse e rrahën Fatmir Metën e IKMT

    03.03.2026
    Aktualitet

    DOKUMENTI/ Raiffeisen Bank si gangster! Si i ndërtoi 70 m2 pa leje në mes të Tiranës

    03.03.2026
    Aktualitet

    Dhunohet zyrtari i IKMT-së Fatmir Meta

    03.03.2026
    Aktualitet

    Për çfarë i duhet tenderi sekret 1 mln euro Policisë?

    03.03.2026
    Aktualitet

    Kush e merr Policinë? Hapet gara për Drejtor të Përgjithshëm

    03.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Si u rrah në zyrë nga kolegu Fatmir Meta! Roli i Klesti Çela dhe kush po përfiton nga dherat?

    03.03.2026

    Ja pse e rrahën Fatmir Metën e IKMT

    03.03.2026

    DOKUMENTI/ Raiffeisen Bank si gangster! Si i ndërtoi 70 m2 pa leje në mes të Tiranës

    03.03.2026

    Dhunohet zyrtari i IKMT-së Fatmir Meta

    03.03.2026

    Për çfarë i duhet tenderi sekret 1 mln euro Policisë?

    03.03.2026
    Më të lexuarat

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK

    Nga InfoNews24.02.20260

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK…

    Ndryshojnë pagat për policët

    02.03.2026

    Shkarkohet Elton Alushi! Jep dorëheqjen Ilir Proda!

    01.03.2026

    1 mln euro për kokën e tij, nga atentatet te armiqësitë me ish deputetin dhe Vis Martinaj/ Kush është Durim Bami

    26.02.2026

    Si dështoi Prokuroria e Tiranës… i fali pasuritë një organizate kriminale

    27.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.