Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ligji i minierave/ Spak: Samir Mane e bleu me vila! Kryemadhi shfajsohet: E firmosi edhe Edi Rama

    27.02.2026

    Ndryshime në polici! Kush e merr Krujën, Pogradecin etj…

    27.02.2026

    Onkologjiku pa ilace! Evis Sala me 5.6 mln euro pasuri: Nuk janë asgjë për punën që unë bëj

    26.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Shqiptarët “hanë gol” në minutën e fundit: Armando Duka tërhiqet nga kulla te RTSH-ja, në lojë Genc Kuçuku: Ndryshon skema e ndarjes së hapësirës

    Nga InfoNews29.09.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Historia e ndërtimit të kullës në truallin e RTSH-së, e quajtur “VOID Tower” ka marrë një kthesë të papritur. Fillimisht, fitues i projektit u shpall kompania Aiba e Armando Dukës, pasi në mars të këtij viti Korporata e Investimeve e shpalli si ofertën më të favorshme: shteti shqiptar do të merrte 46.1 për qind të hapësirës së ndërtimit, ndërsa pjesa tjetër i kalonte ndërtuesit privat.

    Në garë ishte edhe kompania Progeen e biznesmenit Genc Kuçuku, e cila kishte ofruar 45 për qind për shtetin, pra më pak sesa oferta e Dukës.

    Por, siç mëson ekskluzivisht Skyweb.al, gjatë fazës së negociatave mes Korporatës së Investimeve dhe kompanisë së Dukës nuk është arritur dot një marrëveshje përfundimtare. Si pasojë, projekti i është kaluar Progeen-it të Kuçukut, duke e ulur automatikisht përqindjen e hapësirës që i mbetet shtetit shqiptar nga 46.1 për qind në vetëm 45 për qind.

    Njoftimi i KISH kur u shpall fituese kompania AIBA
    Njoftimi i KISH kur u shpall fituese kompania AIBA

    Në praktikë, kjo do të thotë se shteti humbet një pjesë të sipërfaqes që do të përfitonte nga ndërtimi, duke ia kaluar më shumë metra privatit.

    Kulla pritet të ndërtohet mbi truallin dhe godinën ekzistuese shtetërore, ku sot ndodhet Qendra e Shërbimeve Arsimoredhe më parë kanë funksionuar Agjencia Telegrafike Shqiptare dhe Ministria e Mjedisit. Bëhet fjalë për një zonë të preferuar, buzë Lanës dhe pranë Bulevardit “Zhan Dark”, shumë afër qendrës së Tiranës.

     

    Sipas projektit, privati do të ndërtojë një sipërfaqe gjigande prej 87 mijë metrash katrorë, me një kosto investimi të llogaritur në rreth 110 milionë euro. Në këmbim, shteti shqiptar do të marrë përqindje të sipërfaqes së ndërtuar, ndërsa administrimi i godinës së re do të mbetet në duart e firmës private.

    Vlera e lartë e metrit katror në zonën e qendrës së Tiranës e kthen këtë projekt në një ndër më fitimprurësit për ndërtuesit. Përfitimi i shtetit me 45 për qind të hapësirës shihet si shumë më pak i favorshëm në raport me të ardhurat e jashtëzakonshme që do të sigurojë privati nga shitja apo administrimi i pjesës tjetër të kullës. /skyweb.al

    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ligji i minierave/ Spak: Samir Mane e bleu me vila! Kryemadhi shfajsohet: E firmosi edhe Edi Rama

    27.02.2026
    Aktualitet

    Ndryshime në polici! Kush e merr Krujën, Pogradecin etj…

    27.02.2026
    Aktualitet

    Onkologjiku pa ilace! Evis Sala me 5.6 mln euro pasuri: Nuk janë asgjë për punën që unë bëj

    26.02.2026
    Aktualitet

    Nuk ndalet SPAK! Këmba këmbës pas AKSHI-t, 25 dëshmi që fundosin Ermal Beqirin, Mirlindën dhe Gys Agasin

    26.02.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri e qerasi me një JAHT, Xhenila Tamizi zbërthehet në SPAK

    26.02.2026
    Aktualitet

    E PLOTË/ Kush donte ta vriste dhe kë donte të vriste Dur Bami i Niklës

    26.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ligji i minierave/ Spak: Samir Mane e bleu me vila! Kryemadhi shfajsohet: E firmosi edhe Edi Rama

    27.02.2026

    Ndryshime në polici! Kush e merr Krujën, Pogradecin etj…

    27.02.2026

    Onkologjiku pa ilace! Evis Sala me 5.6 mln euro pasuri: Nuk janë asgjë për punën që unë bëj

    26.02.2026

    Nuk ndalet SPAK! Këmba këmbës pas AKSHI-t, 25 dëshmi që fundosin Ermal Beqirin, Mirlindën dhe Gys Agasin

    26.02.2026

    Ermal Beqiri e qerasi me një JAHT, Xhenila Tamizi zbërthehet në SPAK

    26.02.2026
    Më të lexuarat

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK

    Nga InfoNews24.02.20260

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK…

    VIDEO/ ANK e Kolajve dhe 2T e Sakove masakruan lumin? Del blof drejtori i ARRSH Ami Kozeli: Ja pasojat e gërryerjes…u shemb edhe hekurudha

    22.02.2026

    Testi për Prokurorinë e Elbasanit! Hetimi për shembjen e rrugës, dy kompanitë dhe provat në terren!

    22.02.2026

    1 mln euro për kokën e tij, nga atentatet te armiqësitë me ish deputetin dhe Vis Martinaj/ Kush është Durim Bami

    26.02.2026

    Dy makina i kaluan sipër 7 vjeçarit! Arrestohen shoferët e aksidentit te Kthesa e Kamzës

    24.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.