Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Shpallet fituesi! Tre kulla, 105 kate, te jetimorja Zyber Hallulli

    Shpallet fituesi! Tre kulla, 105 kate, te jetimorja Zyber Hallulli

    Aktualitet Nga InfoNews29.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Shpallet fituesi, tre kulla deri 35 kate te jetimorja Zyber Hallulli

    Konkursi për zhvillimin e truallit të jetimores “Zyber Hallulli” u mbyll sot me shpalljen e dy fituesve të ndarë: grupi i udhëhequr nga studio Rojkind Arquitectos do të zhvillojë 3 kulla deri 35 kate, ndërsa grupi i udhëhequr nga Hector Barroso do të zhvillojë kampusin e ri të jetimores dhe zyrave të inspektorateve te ish-vilat gjermane.

    Vendimi u mor pas rreth katër orësh diskutime, ku juria arriti në përfundimin se asnjë projekt-propozim nga 5 grupet finaliste nuk i trajtonte në mënyrë plotësisht të suksesshme kërkesat duke bërë kështu që fituesit të ishin të ndarë sipas funksioneve.

    Reklamë

    Pesë finalistë, e njëjta qasje vertikale

    Pavarësisht ndarjes së çmimeve, prezantimet e pesë projekteve finaliste treguan një uniformitet të qartë në qasje: të gjitha studiot propozuan tre deri në katër kulla me lartësi deri në 45 kate.

    Trualli i ish-jetimores u trajtua nga të gjitha ekipet si një nyje intensive zhvillimi imobiliar, ku dominoi vertikalizimi, densiteti i lartë dhe funksionet rezidenciale elitare, ndërsa hapësirat publike mbetën të kufizuara dhe kryesisht dekorative.

    Projekti i Rojkind Arquitectos S.C për kulla te “Zyber Hallulli”/KISH.

    Ndryshimet mes projekteve u kufizuan në fasada, volumetri dhe gjuhë simbolike, por asnjë prej tyre nuk doli nga paradigma e zhvillimit intensiv vertikal, duke e kthyer konkursin më shumë në një garë estetike sesa në një debat real mbi alternativat e përdorimit të truallit publik.

    Juria përbëhej nga Kryeministri Edi Rama, drejtueset e Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH), Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, si dhe arkitektë ndërkombëtarë.

    Në këtë përbërje ra në sy mungesa e përfaqësimit të Bashkisë Tiranë, e cila në konkurse të mëparshme ishte e përfshirë drejtpërdrejt në vendimmarrje përmes kryetarit Erion Veliaj, aktualisht në paraburgim si i pandehur për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

    Mungesa e pushtetit lokal në një projekt me ndikim të drejtpërdrejtë urban për kryeqytetin ngre pikëpyetje mbi formulën e vendimmarrjes dhe rolin e bashkisë në zhvillimet madhore të Tiranës.

    Çfarë parashikonte thirrja e KISH?

    Thirrja “duo për projekt-propozim dhe investim”, e hapur më 15 shtator 2025, parashikonte shpërnguljen e jetimores dhe zyrave të shërbimeve të punës nga trualli aktual, si dhe ndërtimin e një kampusi të ri te rruga “Gramoz Pashko”, në ish-kompleksin rezidencial të diplomatëve të Gjermanisë Lindore.

    Sipas kushteve, ndërtimi i godinave të reja për jetimoren dhe zyrat do të mbulohet nga investitori privat, ndërsa një pjesë e sipërfaqes së ndërtimit në kullat e reja do të jepet për përdorim publik.

    Gara për zhvillimin e truallit u fitua nga grupi i kryesuar prej studios Rojkind Arquitectos S.C (me bashkëpunëtorë Asab, Son Engineering & Construction, dhe Julian Kasharaj). Ky grup qe angazhuar nga kompania Motus (e zotëruar nga sipërmarrësi Idajet Ismailaj, aksionere në kompaninë Alb-Star e njohur për ndërtimin e stadiumit “Arena Kombëtare”).

    “Quhet Kor, si zëri i shumë njerëzve” tha gjatë prezantimit arkitekti meksikan të projektit që parashikon tre kulla 20-25-35 katëshe të lidhura me ura (korridore të përbashkëta) dhe shfrytëzim maksimal të truallit për parking (rreth 3,500 m2). Dy prej kullave parashikohen për rezidenca teksa fasada propozohet të jetë e varur me forma unike të çrregullta.

    Projekti i Taller Hector Barroso i kampusit të ri të jetimores te ish-vilat gjermane/KISH.

    Ndërsa pjesa e kampusit të ri të jetimores iu dha grupit të kryesuar nga studio Taller Hector Barroso (me bashkëpunëtorë Studio B&L, Doriana Bleta, Agim Seranaj dhe Ardian Paci). Ky grup qe angazhuar nga PROGEEN (e zotëruar nga sipërmarrësi Genc Kuçuku, i cili mbetet në diskutime me KISH për të zhvilluar projektin e Void Tower në këmbim të ndërtimit të zyrave qeveritare te Komuna e Parisit).

    Lexo: Darka e Sazanit, si u vu pasuria publike në tryezë

    Pritet që mes dy investitorëve të paraqitet ofertë ndaj KISH për t’u vendosur më pas se cili do të jetë sipërmarrësi që do të përfitojë të drejtën për ta zhvilluar këtë thirrje.

    Ndër grupet e tjera propozuese ishin:

    • BE-IS (e sipërmarrësit Hamz Islamaj) dhe CEBRA Arkitekter A/S, me LOFT Architects dhe Superflex Studio
    • Gruppo Koni SRL (e sipërmarrësve Nik dhe Sandër Nikolli), që përfshin Stefano Boeri Architetti, Gross.Max, AEI Progetti dhe artistin Patrick Tuttofuoco, së bashku me kontraktorë lokalë
    • DIAGONAL Projektim & Zbatim (e sipërmarrësit Nikolin Jaka), + ASL shpk me Carrilho da Graca Arquitectos.

    Diskurs optimist, bilanc problematik

    Në fjalën e tij para konkursit, Kryeministri Edi Rama e paraqiti thirrjen si një mundësi për krijimin e kushteve më të mira për fëmijët jetimë dhe si pjesë të një serie veprash madhore arkitekturore që, sipas tij, e kthejnë Shqipërinë në pikë referimi për arkitektët ndërkombëtarë dhe në një “universitet të hapur” për brezat e rinj.

    Por përtej këtij diskursi, bilanci i KISH në konkurset për pronat publike mbetet problematik. Në më shumë se 16 thirrje të hapura prej vitit 2024, nuk është njoftuar asnjë kontratë finale e përfunduar, ndërsa në të paktën një rast investitori i shpallur fitues është tërhequr (AIBA Company te thirrja për Void Tower).

    Projekti i Rojkind Arquitectos S.C për kulla te “Zyber Hallulli”/KISH.

    Edhe thirrja për Bibliotekën Kombëtare, e lidhur me ndërtimin e një kulle në të njëjtën zonë, u anulua për mungesë interesimi dhe aktualisht nuk ka një proces të ri të hapur.

    Në praktikë, puna e Korporatës dhe agjencive partnere ka prodhuar kryesisht konkurse dhe projekte në formë vizualizimesh, me një faturë prej të paktën 1.4 milionë euro shpërblime për finalistët, por pa rezultate konkrete në terren.

    Ndërkohë, fakti që pesë studio të ndryshme përfundojnë në të njëjtën zgjidhje urbane (3 kulla!) sugjeron se korniza e konkursit ishte e orientuar që në fillim drejt ndërtimeve shumëkatëshe (paralajmëruar nga Citizens.al që në fillim), duke lënë pak ose aspak hapësirë për modele alternative zhvillimi.

    Në këtë kuptim, konkursi për “Zyber Hallullin” nuk hap një debat mbi interesin publik, por e konsolidon më tej praktikën ku trualli publik shihet kryesisht si potencial ndërtimi maksimal, ndërsa funksioni social dhe ndikimi urban mbeten çështje dytësore dhe madje shpërngulen sa më larg rrugëve kryesore të kryeqytetit.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Aktualitet

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026
    Aktualitet

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Aktualitet

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.