Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Refuzimi për të dytën herë i gazit amerikan, a po e bën Kurti për hir të Martin Berishaj e Marin Gjonaj

    Refuzimi për të dytën herë i gazit amerikan, a po e bën Kurti për hir të Martin Berishaj e Marin Gjonaj

    Aktualitet Nga InfoNews11.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Refuzimi për të dytën herë i gazit amerikan, a po e bën Kurti për hir të Martin Berishaj e Marin Gjonaj,
    Refuzimi për të dytën herë i gazit amerikan, a po e bën Kurti për hir të Martin Berishaj e Marin Gjonaj,
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Refuzimi për të dytën herë i gazit amerikan, a po e bën Kurti për hir të Martin Berishaj e Marin Gjonaj,

    Pak kohë pas thirrjes së të ngarkuarës me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, që Kosova t’i bashkohet gazsjellësit amerikan, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radio Televizionin Publik të Kosovës, një natë para zgjedhjeve, kishte folur për qëndrimin e tij sa i përket kësaj teme.

    Reklamë

    Kurti la të kuptohej se nuk dëshiron që gypat e gazit amerikan të vijnë deri në Kosovë, por që Kosova të kyçet në terminalin e gazit i cili në Vlorë dhe të marrë nga aty energji elektrike përmes interkoneksionit 400 kilovoltsh që Kosova lidhet me Shqipërinë.

    “Ke parasysh që kemi bashkëpunim me Shqipërinë, me ALPEX, ne dëshirojmë të jemi të integruar në Republikën e Shqipërisë. Vizioni ynë është që ne të bëhemi bashkë me Shqipërinë në terminalin e gazit të lëngshëm në Vlorë. Kosova ka gatishmëri të investojë në terminalin në Vlorë dhe paramendoni një situatë ku ne mund të kishim përqindje të aksioneve në terminalin e Vlorës dhe aty mund të vijë gazi i lëngshëm prej jashtë, të shndërrohet në energji elektrike dhe me interkoneksion prej 400 kilovoltësh e sjellim tek ne. S’kemi nevojë ta sjellim në Kosovë, por nga Vlora e marim. Vlora mund të jetë vendi ku Shqipëria e Kosova janë bashkë sa i përket gazit të lëngshëm që importohet nga jashtë”, tha Kurti në intervistën e datës 6 qershor në RTK.Ai tha se më shumë preferon që qymyrin e Kosovës ta shndërrojnë në gaz sesa që Kosova të blejë gaz. Kurti ka thënë se Kosova është e interesuar për kompanitë amerikane të cilat mund ta bëjnë gazifikimin e linjitit që Kosova ka me shumicë.

    Qëndrimi i Kurtit ndaj gazit nuk është i ri. Qeveria e tij kishte refuzuar edhe më herët projektin amerikan të gazifikimit të Kosovës, i cili parashihej të mbështetej nga institucionet amerikane dhe të krijonte një alternativë ndaj varësisë së vendit nga qymyri.

    Në vitin 2021, Qeveria Kurti kishte hequr dorë nga projekti i gazsjellësit që do ta lidhte Kosovën me rrjetin rajonal të gazit, duke thënë se investimet duhet të orientohen drejt burimeve të ripërtëritshme të energjisë.Refuzimi i projektit të gazifikimit nuk mbetet rasti i vetëm ku Qeveria Kurti është distancuar nga investime të mëdha energjetike me mbështetje ndërkombëtare.

    Një tjetër projekt i madh energjetik që u ndal gjatë ardhjes së Albin Kurtit në pushtet ishte ai i termocentralit “Kosova e Re”, i paraparë të ndërtohej nga kompania amerikane ContourGlobal.

    Projekti, i vlerësuar në rreth 1.3 miliard euro, konsiderohej si një nga investimet më të mëdha të huaja në historinë e Kosovës dhe synonte ndërtimin e një termocentrali të ri me kapacitet prej 500 megavatësh, i cili do të zëvendësonte gradualisht kapacitetet e vjetruara të termocentraleve ekzistuese dhe do të rriste sigurinë energjetike të vendit.

    Pak javë pasi Kurti mori drejtimin e qeverisë në fillim të vitit 2020, ContourGlobal njoftoi se po tërhiqej nga projekti. Në arsyetimin e saj, kompania përmendi ndryshimet politike në Kosovë, formimin e një qeverie të udhëhequr nga një kryeministër që kishte shprehur publikisht kundërshtimin ndaj projektit, si dhe mungesën e veprimeve të nevojshme institucionale për përmbushjen e afateve kontraktuale.

    Vetë Kurti kishte qenë prej kohësh kritik i projektit “Kosova e Re”, duke thënë se kontrata ishte e pafavorshme për shtetin dhe se orientimi energjetik i Kosovës duhej të zhvendosej drejt burimeve të ripërtëritshme.

    Tërheqja e ContourGlobalit nuk mbylli vetëm një projekt miliardësh. Pas dështimit të realizimit të investimit, kompania nisi procedura arbitrazhi ndaj Kosovës, duke pretenduar se nuk ishin përmbushur obligimet kontraktuale. Rasti përfundoi në arbitrazh ndërkombëtar.

    Fytyra si Martin Berishaj e Marin Gjonaj, të cilët janë lidhur shpesh me Qeverinë Kurti, vazhdojnë të jenë përfitues të mëdhenj në importin e energjisë. /Insajderi.porg/

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026
    Aktualitet

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026
    Aktualitet

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Aktualitet

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    28.10.2026

    Si po tentohet të shpëtohet nga “burgu” Guvernatori kur SPAK ka sekuestruar telefonët dhe kompjuterat e vartësve të tij

    28.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.