Në prezantimin e ministres së re të Brendshme Albana Koçiu, Kryeministri Edi Rama foli edhe për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe rolin e saj, si dhe për të pasur drejtues të aftë në terren.
Kryeministri Rama gjeti rastin të sulmonte sërish ish-drejtuesin e AMP Vlorë, Glodian Ahmetaj, për të cilin tha se ndërton banesë pa leje dhe është falsifikator.
Ndërkohë që më tej ka theksuar se përveç faktit që është ndërtues pa leje, por edhe falsifikator.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është strukturë e re, tërësisht e pavarur, me një sërë atributesh të reja, e shërbimit të brendshëm, deri para ca vitesh. Dhe që kërkon të shoqërohet në këtë proces dhe të udhëhiqet dhe të adresohet si duhet, se nuk mund të kemi, është e pamundur që të kemi drejtues të AMP në territor, që janë njëkohësisht ndërtuers pa leje dhe që mbrohen nën hijen e babait. E ka bërë ndërtimin babai, a thua se meqë është babai i drejtorit, është i amnistuar nga krimi i ndërtimit pa leje. A thua se ndërtimi i bërë në 2018 pa leje justifikohet. Por meqë 2020 është afati për legalizimet. Drejtues injorat, kjo gënjeshtër i ka këmbet e shkrutra. Si mund të pritet nga drejtues me këtë nivel të ulët në raport me ligjin. Ky duhet mbikqyrur nga drejtësia. Vizat e lejes të qëndrimit të punës. Kemi bërë një proces të tërë për të lehtësuar lejet e qëndrimit edhe të punës”, theksoi ai
