Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nuk paguan tarifat, Pelikani Mondialpol përfundon në gjyq! E denoncoi AKEP

    16.03.2026

    Popullsia ulet, bankat shtohen! Ziraat Bank e Truqisë hapet në Bllok, hijet e skandaleve…

    16.03.2026

    Kam 40 apartamente…Si pastrohen paratë e krimit në ndërtim, roli i biznesmenit Ardjan Malasi

    16.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Popullsia ulet, bankat shtohen! Ziraat Bank e Truqisë hapet në Bllok, hijet e skandaleve…

    Nga InfoNews16.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Popullsia ulet, bankat shtohen! Ziraat Bank e Truqisë hapet në Bllok, hijet e skandaleve…


    Në zonën e Bllokut në Tiranë pritet të hapë dyert një degë e Ziraat Bank, bankës shtetërore turke. Me hyrjen në tregun shqiptar, ajo do të bëhet institucioni i dytë bankar me kapital turk në vend, pas Banka Kombëtare Tregtare.

    Hapja e saj vjen në një kohë kur tregu bankar në Shqipëri ka parë zhvillime kontradiktore: ndërsa popullsia vazhdon të zvogëlohet për shkak të emigrimit, numri i ndërtesave të reja dhe institucioneve financiare po rritet. Paralelisht, administrata publike ka arritur afërsisht në 200 mijë të punësuar.

    Në vitet e fundit disa banka të huaja janë larguar nga tregu shqiptar, mes tyre Veneto Bank, Société Générale, National Bank of Greece dhe së fundmi Alpha Bank. Ndërkohë, Raiffeisen Bank po ndjek një strategji të tërheqjes graduale nga disa tregje të rajonit, përfshirë Shqipërinë.

    Ziraat Bank njihet për profilin e saj të fortë në kreditimin e bizneseve që operojnë në sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesit. Megjithatë, aktiviteti ndërkombëtar i bankës ka qenë në disa raste objekt shqyrtimi nga autoritetet rregullatore.

    Një nga rastet lidhet me filialin gjerman Ziraat Bank International AG me seli në Frankfurt, i cili gjatë viteve 2021–2022 u vendos nën mbikëqyrje të shtuar nga autoriteti financiar gjerman BaFin. Autoriteti vendosi masa si kufizime në dhënien e kredive të mëdha, rritje të kërkesave për kapital, kufizime në pranimin e depozitave dhe emërimin e një përfaqësuesi të posaçëm për të monitoruar aktivitetin e bankës.

    Po ashtu, autoritetet gjermane kanë zhvilluar hetime për dyshime për pastrim parash, duke përfshirë edhe kontrolle në zyrat e bankës në Frankfurt dhe sekuestrim pajisjesh, në kuadër të hetimeve për transaksione të dyshimta që lidhen me biznesmenë turq.

    Edhe në Shtetet e Bashkuara aktiviteti i bankës është vënë nën vëzhgim. Në vitin 2014, Rezerva Federale monitoroi filialin e bankës në Nju-Jork për dyshime mbi shkelje të sanksioneve ndaj Iranit. Më vonë, banka mbylli operacionet e saj retail në SHBA.

    Emri i Ziraat Bank është përmendur edhe në procesin gjyqësor të lidhur me çështjen Reza Zarrab në SHBA, ku u ngritën pretendime për mekanizma që mund të përdornin banka turke për të anashkaluar sanksionet ndaj Iranit. Autoritetet turke i kanë mohuar këto pretendime.

    Ndërkohë, në Turqi banka ka qenë objekt debatesh politike. Në vitin 2021, përfaqësues të opozitës nga Partia Republikane e Popullit (CHP) ngritën dyshime për një kredi prej rreth 750 milionë dollarësh të dhënë për Demirören Group, duke pretenduar se kredia nuk ishte shlyer dhe duke paraqitur një kallëzim penal për mashtrim dhe abuzim detyre.

    Sipas akuzave të opozitës turke, janë ngritur gjithashtu pretendime për huadhënie të favorizuar ndaj kompanive të konsideruara pranë qeverisë, përfshirë financime të diskutueshme që lidhen me sektorin e telekomunikacionit.

    administrata publike në Shqipëri Alpha Bank autoriteti financiar gjerman BaFin Banka Kombetare Tregtare banka turke në Tiranë Banka Ziraat bankat dhe ekonomia shqiptare. bankat e huaja në Shqipëri bankat në Shqipëri bankat shtetërore turke bankë turke në Shqipëri bkt çështja Reza Zarrab CHP Demirören Group ekonomia e Turqisë ekonomia shqiptare emigracioni në Shqipëri financimi i agrobiznesit financimi i kompanive pranë qeverisë Frankfurt hapja e Ziraat Bank në Tiranë hetimet bankare në SHBA hetimet për pastrim parash investimet financiare në Ballkan investimet në bujqësi investimet turke në Shqipëri kapital turk në Shqipëri kontrolli bankar në Europë kreditë e diskutueshme kreditimi i bujqësisë largimi i bankave nga Shqipëria marrëdhëniet ekonomike Shqipëri-Turqi National Bank of Greece NBG Bank opozita turke pastrimi i parave në banka politika dhe bankat në Turqi Raiffeisen Bank Rezerva Federale e SHBA sanksionet ndaj Iranit sektori bankar në Ballkan sistemi bankar shqiptar skandale bankare ndërkombëtare Société Générale tregu financiar në Shqipëri Veneto Bank Ziraat Bank Ziraat Bank International AG Ziraat Bank Shqipëri
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Nuk paguan tarifat, Pelikani Mondialpol përfundon në gjyq! E denoncoi AKEP

    16.03.2026
    Aktualitet

    Kam 40 apartamente…Si pastrohen paratë e krimit në ndërtim, roli i biznesmenit Ardjan Malasi

    16.03.2026
    Aktualitet

    Call Center Facile.it hidhet në gjyq!

    16.03.2026
    Aktualitet

    Tritol kundërshtarit! Si u porosit sulmi nga Sabah Nuzi brenda burgut

    16.03.2026
    Aktualitet

    Pajtoni Center pastrim parash? Si e zbuloi SPAK apartamentin e trafikantit, Armando Pajtoni thirret për gjyq

    16.03.2026
    Aktualitet

    Skandali 700 mijë euro te CFO Pharma! Lirohet Frigull Milla, i besuari i Nadir Çaushollit

    15.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Nuk paguan tarifat, Pelikani Mondialpol përfundon në gjyq! E denoncoi AKEP

    16.03.2026

    Popullsia ulet, bankat shtohen! Ziraat Bank e Truqisë hapet në Bllok, hijet e skandaleve…

    16.03.2026

    Kam 40 apartamente…Si pastrohen paratë e krimit në ndërtim, roli i biznesmenit Ardjan Malasi

    16.03.2026

    Call Center Facile.it hidhet në gjyq!

    16.03.2026

    Tritol kundërshtarit! Si u porosit sulmi nga Sabah Nuzi brenda burgut

    16.03.2026
    Më të lexuarat

    Kush fshihet pas JET BANK? BSH e licensoi, por bankat digjitale si një minë me sahat! Skandalet nga SHBA në Gjermani

    Nga InfoNews12.03.20260

    Kush fshihet pas JET BANK? BSH e licensoi, por bankat digjitale si një minë me…

    Kunati Gentian Likaj i zë vendin Ermal Beqirit te tenderat e AKSHI

    14.03.2026

    Pajtoni Center pastrim parash? Si e zbuloi SPAK apartamentin e trafikantit, Armando Pajtoni thirret për gjyq

    16.03.2026

    Skandali tek One Albania, kërkon të blejë heshtjen me 50 minuta…asnjë shpjegim për ndërprejen e sinjalit

    12.03.2026

    Skandal te KMY! Bllokohen 738 kg produkte të dëmshme

    11.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.