Një debat publik është zhvilluar në rrjetet sociale me kreun e Bashkise Lezhe nga radhet e Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, dhe avokatit Ndre Molla, lidhur me akuzat për korrupsion dhe mënyrën se si trajtohen çështjet penale mes mazhorancës dhe opozitës.
Avokati Ndre Molla ka reaguar ndaj deklaratave të Ndreut, duke e akuzuar se po relativizon korrupsionin, duke krahasuar shumat e dyshuara të përfshira në afera të lidhura me PS-në me ato të Partisë Demokratike. Sipas Mollës, ky krahasim përdoret për të justifikuar veprime apo vendime të qeverisë dhe për të minimizuar përgjegjësinë penale.
Nga ana e tij, Pjerin Ndreu ka deklaruar se akuzat ndaj mazhorancës po fryhen politikisht dhe se opozita, sipas tij, ka qenë e përfshirë në afera shumë më të mëdha financiare në të shkuarën. Ai ka theksuar se drejtësia duhet të veprojë mbi bazën e ligjit dhe jo presionit politik apo protestave.
Debati është shoqëruar me replika të forta, ku Ndreu ka kritikuar qëndrimin e disa prokurorëve dhe gjyqtarëve, ndërsa Molla ka insistuar se nuk mund të ketë standarde të dyfishta në luftën kundër korrupsionit dhe se vjedhja e fondeve publike nuk mund të justifikohet me krahasime politike.
Përplasja vjen në një klimë të tensionuar politike, ku hetimet e SPAK dhe reagimet e politikës vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes publike.
Replika mes Avokat Ndre Molla dhe Pjerin Ndreu
Avokat Ndre Molla:
Njerëz dhe më mirë të jenë në betejë e përplasje institucionale prokuroria me qeverinë, se sa, or tunxhatja, ashiqare rruna 50 milion euro me një tender, rremet e pandërprera për shkelje të barazisë në tender, dhe Gjykata Kushtetuese me kërkesë të kryeministrit i thotë “rri e qetë”.
Duhet mos ta marrësh si gjë të zakonshme faktin që kryeministri e sheh si situatë normale.
Pjerin Ndreu:
Avokat, është fjala të standardet jo akuza.
Vjedhja e Saliut me shokë e vra!
Është në ndjekje penale apo jo?!
Ne nuk dolëm kundër ligjit, por kërkuam interpretim të tij në Kushtetuese.
Prevalon Kushtetuta apo jo?!
Akuzon nga ekrani diskuton ndonjëherë?
Kemi diskutuar drejtësinë deri në qeverisje.
Dikur u vodhën 200 milion lekë rruga e kombit dhe mbyllet çështja me tekalim afatesh.
Avokat Ndre Molla:
Po, krahasimi është krejt kuptimplotë:
750 mijë euro të përfolura dhe dorëzimi tjetër,
dhe prapë ndërsejë tjetër drejt kryeministrisë,
për 50 milion euro (këto të fundit janë dënime jo, as pezullim).
Standard i artë shumë.
Kurset s’ka ku më të larta të shtetit në kryeministri.
Por janë në rregull kur flen opozita.
Pjerin Ndreu:
Opozitën e ke në hetim kombëtar e ndërkombëtar!
Kemi një të mirë të PD, shihni qimen te syri tjetrit, por nuk shihni trarin te syri juaj!
Shihe se ju ka plasë prapa herë-here ndonjë akuzë 😂
Avokat Ndre Molla:
Pjerin Ndreu, po qime të dukem 50 milion euro mi dorë?!
Pjerin Ndreu:
Avokat Ndre Molla, avokat, çështjen se ka diskutuar!
Në hetim është!
Janë shumë më pak se 200 milionshi i rrugës kombit!
Avokat Ndre Molla:
Pjerin Ndreu, shumë më pak se 400 milionëshi i inceneratorëve 😂😂
Pjerin Ndreu:
E vërtetë që janë shifra hipotetike dhe do qarkullojnë për shumë vite!
Po rrua i mbledh si ju do që!
S’ka shifra inceneratorë të tillë askund!
