Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Kompania hakmerret… Motorristët e Wolt në protestë prej një jave në Tiranë

    15.03.2026

    Përpiu fondet e BE! AZHBR i kërkon Top Fruits të kthejë 1.5 mln euro

    15.03.2026

    Eida dhe Gega Oil kapen me shkelje

    14.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Përpiu fondet e BE! AZHBR i kërkon Top Fruits të kthejë 1.5 mln euro

    Nga InfoNews15.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një nga kompanitë më të mëdha të grumbullimit të fruta perimeve në vend, Top Fruits është në telashe. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural e ka paditur Top Fruits në gjykatë duke i kërkuar të kthejë mbrapsht 1.5 milionë euro, para të marra nga grantet e IPARD.

    Kapitali publikon dokumentin e padisë, ku AZHBR i kërkon kompanisë më të mandhe të grumbullimit të fruta perimeve në vend të kthejë shumën e grantit të përfituar në vitin 2019, së bashku me penalitetet përkatëse.

    Në tetor të vitit 2019 Top Fruits, e cila në atë kohë mbante emrin Doni Fruits, aplikoi për mbështetje nga grantet e Bashkimit Europian dhe ato të qeverisë shqiptare për ndërtimin e një pike grumbullimi për fruta perimet në zonën e Lushnjes.

    Investimi për ngritjen e pikës së grumbullimit parashikohej në masën 230 milionë lekë, nga të cilat 86 milionë lekë u financuan nga granti i IPARD dhe 28.7 milionë nga granti i buxhetit të shtetit.

    Në total kompania përfitoi 114.7 milionë lekë ose 1.2 milionë euro me kursin aktual. Por së bashku me kamatvonesat, shuma që i kërkohet të kthehet kësaj kompanie është mbi 1.5 milionë euro.

    Kompania drejt falimentimit?

    Top Fruits u themelua në vitin 2013 nga Burim dhe Ejup Ahmeti, dy shtetas nga Kosova. Për shumë vite ajo ka qenë një nga eksportuesit më të mëdhenj të fruta-perimeve në Shqipëri duke eksportuar mesatarisht deri në 10 milionë euro në vit. Paralelisht kompania ka qenë një nga përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike.

    Në vitin 2021, deputeti i PS-së, Erion Braçe shkruante në rrjete sociale se pronari i saj ka pikën më të madhe të eksporteve, por me ndihmë të madhe nga qeveria. I ka dhënë afër 100 milionë lekë të reja, plus rrugën nga FSHZH, plus linjë të dedikuar për energjinë, plus linjë të dedikuar për ujin.

    Megjithatë pas vitit 2022, kompania filloi të rrudhej me shpejtësi. Në vitin 2023, shitjet e kompanisë ranë me më shumë se dy herë krahasuar me vitin paraardhës duke zbritur në 5 milionë euro.

    Në fund të këtij viti, gjysma e aksioneve të Doni Fruits u blenë nga Gjonaj Group për një vlerë prej rreth 1.5 milionë eurosh. Menjëherë pas shitjes emri i kompanisë u ndryshua nga Doni Fruits në Top Fruits.

    Përpiu fondet e BE! AZHBR i kërkon Top Fruits të kthejë 1.5 mln euro

    Por as hyrja e ortakut të ri nuk e nxorri shoqërinë nga vështirësia financiare. Përkundrazi, vazhdoi të zhytej në një krizë të thellë financiare.

    Për vitin 2024 shitjet e saj vazhduan pikiatën duke rënë në 3 milionë euro dhe pas këtij viti Top Fruits nuk ka më bilance të publikuara, por vetëm njoftime përmbarimore dhe sekuestro kuotash nga bankat dhe kreditorët e tjerë që kërkojnë të rekuperojnë borxhet, shkruan Kapitali. Kjo situatë duket se e bën të vështirë që shteti të marrë mbrapsht grantin 1.1 milionë euro që iu dha kompanisë, i cili bashkë me penalitetet shkon në 1.5 milionë euro.

    AZHBR Përpiu fondet e BE! AZHBR i kërkon Top Fruits të kthejë 1.5 mln euro Top Fruits
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Kompania hakmerret… Motorristët e Wolt në protestë prej një jave në Tiranë

    15.03.2026
    Aktualitet

    Eida dhe Gega Oil kapen me shkelje

    14.03.2026
    Aktualitet

    Spak heton One Albania për pastrim parash! Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliaj dhe Gogel

    14.03.2026
    Aktualitet

    Kunati Gentian Likaj i zë vendin Ermal Beqirit te tenderat e AKSHI

    14.03.2026
    Aktualitet

    Gara për kreun e ri të policisë së shtetit! Ja kush janë favoritët

    13.03.2026
    Aktualitet

    Dreka e gabuar! Pse e shkarkoi Rama-Spiropalin

    13.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Kompania hakmerret… Motorristët e Wolt në protestë prej një jave në Tiranë

    15.03.2026

    Përpiu fondet e BE! AZHBR i kërkon Top Fruits të kthejë 1.5 mln euro

    15.03.2026

    Eida dhe Gega Oil kapen me shkelje

    14.03.2026

    Spak heton One Albania për pastrim parash! Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliaj dhe Gogel

    14.03.2026

    Kunati Gentian Likaj i zë vendin Ermal Beqirit te tenderat e AKSHI

    14.03.2026
    Më të lexuarat

    Kush fshihet pas JET BANK? BSH e licensoi, por bankat digjitale si një minë me sahat! Skandalet nga SHBA në Gjermani

    Nga InfoNews12.03.20260

    Kush fshihet pas JET BANK? BSH e licensoi, por bankat digjitale si një minë me…

    EMRAT/ Skandali i Nadir Çaushollit, kush është administratori i CFO Pharma në kërkim dhe bashkëpunëtorët e FSDKSH!

    04.11.2025

    Kunati Gentian Likaj i zë vendin Ermal Beqirit te tenderat e AKSHI

    14.03.2026

    SPAK: Gentian Sula dhe Shkëlqim Fusha po bëhen pengesë për vijimin e gjykimit

    09.03.2026

    Skandali tek One Albania, kërkon të blejë heshtjen me 50 minuta…asnjë shpjegim për ndërprejen e sinjalit

    12.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.