Ministria e Brendshme dhe Këshilli i Ministrave nuk ka rënë dakort me vendimin e Gjykatës Administrative të apelit që i tha të drejtë ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano të përfitojë rreth 60 paga mujore për 5 vite, rreth 100 mijë euro, sa mandati i parashikuar në ligj, i cili u ndërpre nga shkarkimi i qeverisë në 31 gusht 2022, me argumentin se nuk kishte realizuar objektivat.
Rekursi i paraqitur në shkallën e tretë të gjyqësorit do të shqyrtohet nga kryetari i kësaj gjykatë që është Sokol Sadushi.
Vendimi që i dha të drejtë Gledis Nanos u tha më 26 qershor të këtij viti ku treshja e gjyqtarëve Ardian Dvorani dhe Gentian Hamiti e Sokol Ibi vlesuan të drejtë padinë e Nanos.
Gledis Nano u shkarkua nga detyra më 31 gusht 2022 me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat, me propozim të ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.
Në vend të tij, u emërua Muhamet Rrumbullaku. Në atë kohë, Kryeministri Rama deklaroi se Gledis Nano i kishte thënë që do të japte dorëheqjen, por që rezultoi kështu, duke bërë që qeveria ta shkarkojë.
Gledis Nano renditet mes 7 emrave në garë për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila pritet që brenda javës së ardhshme të shpallë zyrtarisht fituesin./OraNews
