Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

    24.12.2025

    Motorristi WOLT Albania shpërndan drogë, goditet grupi me 33 persona

    24.12.2025

    SKANDAL USHQIMOR! Bllokohen 5 TON fileto e djathë të kompanisë TONA

    24.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Një tjetër mbrëmje e paharrueshme me “La Traviata” në skenën e TKOBAP

    Nga InfoNews28.09.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

     

    Mbrëmjen e djeshme, skena e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor u pushtua nga emocioni, magjia dhe fuqia e artit skenik, falë kastit të dytë të produksionit madhështor të operës “La Traviata” të Giuseppe Verdit. Ky spektakël, i cili shënon një nga bashkëpunimet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti mes TKOBAP dhe Teatrit Kombëtar të Zagrebit, u prit me një sukses të jashtëzakonshëm nga publiku, që mbushi sallën plot e përplot.

    Në qendër të vëmendjes, sopranoja me famë ndërkombëtare Zuzana Marková solli një interpretim brilant të rolit të Violetta Valéry, duke ndërthurur fuqinë dramatike me delikatesën vokale dhe duke mbajtur të mbërthyer publikun deri në notën e fundit. Përballë saj, tenori italian Oreste Cosimo shkëlqeu si Alfredo Germont, duke sjellë emocion dhe finesë në një rol klasik të repertorit verdian.

    Baritoni i njohur shqiptar Armando Likaj, në rolin e Giorgio Germont, i dha peshë dhe forcë figurës së atit autoritar, duke realizuar një interpretim të fuqishëm, si në aspektin dramatik ashtu edhe në atë vokal.

    Shfaqja u pasurua më tej me prezencën dhe interpretimin e solistëve të tjerë: Dorina Selimaj si Flora Bervoix dhe Suada Gjergji si Annina, të cilat sollën finesë e gjallëri në skenë. Rol i spikatur iu dha edhe personazheve dytësorë, të sjellë me profesionalizëm nga Erlind Zeraliu (Gastone dhe Giuseppe), Ogert Islami (Il barone Douphol), Metin Jupe (Il marchese d’Obigny), Bledar Domi (Il dottor Grenvil) dhe Genc Vozga (Un Commissario).

    Nën dirigjimin e mjeshtrit Sebastiano Rolli, Orkestra dhe Kori i TKOBAP treguan një nivel të lartë artistik, duke harmonizuar fuqinë muzikore me intensitetin dramatik të shfaqjes. Në të njëjtën linjë, regjisor, skenograf dhe kostumograf i produksionit, Hugo De Ana, solli në skenën shqiptare një vizion regjisorial modern dhe madhështor, duke kombinuar elementët vizualë, skenografinë dhe kostumet në një spektakël të plotë artistik.

    Produksioni i “La Traviata” vijon të dëshmojë se TKOBAP është sot një qendër e rëndësishme e artit operistik në rajon, duke u bërë urë lidhëse mes artistëve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtarë, si dhe një skenë ku bashkëjetojnë tradita, bashkëpunime dhe inovacion artistik.

    Shfaqjet e ardhshme të “La Traviata”-s do të vazhdojnë më datat 28 dhe 29 shtator, ora 20:00, duke premtuar edhe dy netë të tjera plot emocion për publikun shqiptar.

    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

    24.12.2025
    Aktualitet

    Motorristi WOLT Albania shpërndan drogë, goditet grupi me 33 persona

    24.12.2025
    Aktualitet

    SKANDAL USHQIMOR! Bllokohen 5 TON fileto e djathë të kompanisë TONA

    24.12.2025
    Aktualitet

    Skandali trondit ONE Albania! Ja drejtorët që shesin drogë

    24.12.2025
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ One Albania çerdhe droge, arrestohen dy drejtorët shpërndarës

    24.12.2025
    Aktualitet

    Oltion Çaçi i Sarandës ndan 2 mln euro për miqtë! Dy tendera për të njëjtën rrugë

    24.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

    24.12.2025

    Motorristi WOLT Albania shpërndan drogë, goditet grupi me 33 persona

    24.12.2025

    SKANDAL USHQIMOR! Bllokohen 5 TON fileto e djathë të kompanisë TONA

    24.12.2025

    Skandali trondit ONE Albania! Ja drejtorët që shesin drogë

    24.12.2025

    EKSKLUZIVE/ One Albania çerdhe droge, arrestohen dy drejtorët shpërndarës

    24.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    EKSKLUZIVE/ One Albania çerdhe droge, arrestohen dy drejtorët shpërndarës

    24.12.2025

    Skandali trondit ONE Albania! Ja drejtorët që shesin drogë

    24.12.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.