Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Marko Hoti spikat në koncertin e 2 Marsit me “Gurra e Kurbinit” në Lezhë

    03.03.2026

    Kush i vodhi fondet e IPARD? Përfituesit spiunojnë njëri-tjetrin, OLAF i jep të dhëna SPAK-ut

    03.03.2026

    Skeda Aurel Hoxha, saga e vrasjeve të përgjakshme

    03.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Kush i vodhi fondet e IPARD? Përfituesit spiunojnë njëri-tjetrin, OLAF i jep të dhëna SPAK-ut

    Nga InfoNews03.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Kush i vodhi fondet e IPARD? Përfituesit spiunojnë njëri-tjetrin, OLAF i jep të dhëna SPAK-ut

    Më 28 shtator 2023, Prokuroria e Posaçme SPAK njoftoi nisjen e hetimeve lidhur me dyshimet për abuzime me fondet e programit IPARD, të administruara nga Ministria e Bujqësisë. Çështja vijon të jetë në hetim, ndërsa autoritetet konfirmojnë bashkëpunim të ngushtë me strukturat europiane kundër mashtrimit.

    Në tetor 2025, ish-kreu i SPAK, Altin Dumani, e ngriti sërish çështjen në Kuvend, duke deklaruar se hetimet për fondet IPARD janë aktive dhe se po punohet ngushtë me OLAF.

    “Është regjistruar një procedim penal për fondet IPARD. Çështja është në hetim dhe po bashkëpunohet ngushtë me OLAF”, u shpreh Dumani.

    I pyetur nëse po hetohet ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, Dumani deklaroi se “në atë procedim penal hetohet çdo person që dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme”, pa përmendur emra konkretë.

    Deri në këtë fazë, hetuesit po kryejnë verifikime dhe ende nuk ka persona të regjistruar zyrtarisht si të pandehur. Megjithatë, burime për InfoNews bëjnë me dije se pritet që së shpejti të ketë zhvillime të reja dhe emra konkretë që mund të përballen me akuza.

    Mbi 20 persona janë marrë dhe pritet të merren në pyetje nga SPAK, ndërsa institucioni nuk jep detaje të mëtejshme për shkak të fazës paraprake të hetimit.

    Mes personave të pyetur është edhe Reni Ashiku, administrator i Converse Management Consulting (CMC), i cili është paraqitur në SPAK për t’u marrë në pyetje lidhur me dyshimet për abuzim me fondet IPARD.

    Ndërkohë, më 19 korrik të këtij viti, Bashkimi Evropian ka ndërprerë përkohësisht fondet për Shqipërinë në fushën e bujqësisë. Delegacioni i BE në Tiranë njoftoi se Komisioni Evropian ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga OLAF, pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në zbatimin e programit IPARD II.

    Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të BE-së, Komisioni Evropian ka pezulluar përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II. Hetimi europian vijon, ndërsa nën kontroll janë projektet e financuara gjatë viteve 2014–2020 në Shqipëri.

    Kush i vodhi fondet e IPARD? Përfituesit spiunojnë njëri-tjetrin OLAF i jep të dhëna SPAK-ut
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Skeda Aurel Hoxha, saga e vrasjeve të përgjakshme

    03.03.2026
    Aktualitet

    Si u rrah në zyrë nga kolegu Fatmir Meta! Roli i Klesti Çela dhe kush po përfiton nga dherat?

    03.03.2026
    Aktualitet

    Ja pse e rrahën Fatmir Metën e IKMT

    03.03.2026
    Aktualitet

    DOKUMENTI/ Raiffeisen Bank si gangster! Si i ndërtoi 70 m2 pa leje në mes të Tiranës

    03.03.2026
    Aktualitet

    Dhunohet zyrtari i IKMT-së Fatmir Meta

    03.03.2026
    Aktualitet

    Për çfarë i duhet tenderi sekret 1 mln euro Policisë?

    03.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Marko Hoti spikat në koncertin e 2 Marsit me “Gurra e Kurbinit” në Lezhë

    03.03.2026

    Kush i vodhi fondet e IPARD? Përfituesit spiunojnë njëri-tjetrin, OLAF i jep të dhëna SPAK-ut

    03.03.2026

    Skeda Aurel Hoxha, saga e vrasjeve të përgjakshme

    03.03.2026

    Si u rrah në zyrë nga kolegu Fatmir Meta! Roli i Klesti Çela dhe kush po përfiton nga dherat?

    03.03.2026

    Ja pse e rrahën Fatmir Metën e IKMT

    03.03.2026
    Më të lexuarat

    Ja pse e rrahën Fatmir Metën e IKMT

    Nga InfoNews03.03.20260

    Ja pse e rrahën Fatmir Metën e IKMT Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë…

    Ndryshojnë pagat për policët

    02.03.2026

    Shkarkohet Elton Alushi! Jep dorëheqjen Ilir Proda!

    01.03.2026

    1 mln euro për kokën e tij, nga atentatet te armiqësitë me ish deputetin dhe Vis Martinaj/ Kush është Durim Bami

    26.02.2026

    Si dështoi Prokuroria e Tiranës… i fali pasuritë një organizate kriminale

    27.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.