Grupi i Aurel Hoxhës, të shumëkërkuarit nga SPAK, po verifikohet nga Oficerët e Krimeve, nëse janë pronarët e vertetë të arsenalit të armëve që u gjet në zonën e Myslym Shyrit gjatë orëve të parë të mëngjesit të 29 Tetorit.
Dyshimet janë ngritur nga hetuesit, për shkak se I arrestuatri Eugert Sina,I cili kishte në pronësi furgonin ku u gjetën snajperat, pistoletat dhe automatikët, ka qënë I punësuar në lokalin Monopol, në pronësi të Aruel Hoxhës, dhe I sekuestruar së fundmi nga SPAK.
Eugert Sina ka qëndruar i heshtur para oficereve te policisë dhe ka mbajtur qëndrim mohues për armët duke thene se nuk e di se kush mund t’i kete futur në furgonin në pronësi të tij, dhe që ishte kamofluar si furgon që përdoret për mirmbajtje të rrugëve. Për sa i përket dy personave që janë shpallur në kërkim sipas të dhënave nga Policia rrezultojnë që fshihen ne Shqipëri dhe nuk kan ëdal jashtë vendit sipas verifikimit ne TIMS.
Grupi I Aurel Hoxhës, u godit nga SPAK në muajin shtator, ku zbardhi edhe vrasjen e Klevis Lleshit, në shenjë hakmarrje. Në burg vijon të tjetë Sabah Nuzi, vrasësi i cili është paguar Aurel Hoxha për të ekzekuatuar Klevis Lleshin. Në pranga gjatë këtij operacioni ra edhe Samet Loka, ndërsa në Itali është arrestuar Sajmir Kolaveri.
