Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    57 mln euro vetëm maja Ajsbergut! Edhe 3 fraksione të hapura pas thesit me para të AKSHI-t

    23.12.2025

    SPAK rrëmon te KADASTRA! Skandale që pritet të trondisin vendin…a do vihet drejtësia në vend?

    23.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    KLSH konfirmon 34.6 mln € detyrime që Bankers ka ndaj Albpetrol dhe gjoba 120 mln €

    Nga InfoNews29.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Çështja ‘Bankers’ u diskutua edhe një herë në Komisionin e Ekonomisë këtë të mërkurë, siç prej vitesh ka ndodhur sa herë që ka raportuar KLSH. Deputeti i PS-së Erion Braçe kërkoi disa sqarime nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për një auditim që i është bërë kompanisë Bankers Petroleum, nga ku rezulton se përveç evazionit fiskal, çështje për të cilën është në hetim, kjo kompani ka edhe 34.6 milion euro detyrime ndaj Albpetrol.

    “Kompania e Bankers Petroleum i ka detyrime kompanisë Albpetrol 16 milion euro për zërin energji elektrike e pashlyer. Qëndron ky konstatim që ju keni bërë në raportin e auditimit për kompaninë Albpetrol apo jo? Dhe përsëri në auditim ju vëreni që është përsëri një detyrim i pashlyer. Pra nga Bankersi në drejtim të Albpetrolit, 54.000 ton naftë bruto e patërhequr me një vlerë referuar çmimit të bursës që shkon 18.6 milion euro të tjera. Po t’i mbledhësh këto janë gati 34.6 milion euro detyrime. Në kushtet kur Bankers Petroleum është në një procedim penal, në kushtet kur marrëveshja hidrokarbure është në fund të saj, cili është opinioni juaj? Apo vendimi apo sugjerimi apo rekomandimi që keni bërë? Si mund të mblidhen këto para?”, pyeti deputeti socialist.

    Të gjitha këto shqetësime dhe pikëpyetje u aprovuan nga kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, por pa u dhënë një zgjidhje se si mund të rikuperohet dëmi.“Është ekzakt ai që ju thatë i qëndrojmë në mënyrë të plotë konstatimit tuaj dhe ne kemi kryer ë veprimet e detyrueshme jo të nevojshme në raport me ligjin”, tha kreu i KLSH-së.

    Braçe kërkoi shpjegime edhe për gjobën prej 120 milionë euro që i është vënë përpara disa viteve Bankers, për shkak të mos pagimit të detyrimeve tatimore dhe më pas është pezulluar, por për këtë nuk pati një përgjigje.

    “Bankers Petroleum i detyrohet shtetit shqiptar 120 milionë euro, vlerë akcize dhe detyrime që llogariten mbi të. Kanë kaluar 6-vjet nga akti i pezullimit, ndërsa shkelja po shkon në kufi të 10 viteve. Ca ndodh se nuk janë pak para, por i janë mohuar qytetarëve nga e njëjta kompani. Mes viteve 2014-2017 nga kompania e Bankers Petroleum është gjetur në shkelje të ligjit sa i takon detyrimeve fiskale dhe normalisht i është vendosur një gjobë që shkon në vlerën e një 120 milionë euro. Zbatimi i kësaj gjobe është pezulluar. Jemi në limite të mbetjes në fuqi të kësaj gjobe. Do doja të dija ju e keni evidentuar këtë fakt gjatë kontrollit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave që merret me detyrimet fiskale pikërisht këtyre kompanive përshi akcizën e kështu me radhë”, tha Braçe.

    Ndërkohë më herët në komision Shehu deklaroi se në bashkëpunim edhe me autoritete ndërkombëtare po bën një auditim të detajuar për kompaninë Bankers, për periudhën 2019-2024.

    “Është planifikuar në vitin 2025 auditimi mbi përfitimet nga shfrytëzimi i burimeve kombëtare nga Bankers për vitin 2019-2024. Auditim proces i cili është në fazë auditimi dhe po ndiqet me kujdesin maksimal nga ana e institucionit. Gjithashtu KLSH është duke bashkëpunuar me institucionin homolog të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe institucioneve të tjera homologe në drejtim të auditimit në fushën e hidrokarbureve”, ka deklaruar Shehu.

    KLSH konfirmon 34.6 mln € detyrime që Bankers ka ndaj Albpetrol
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    57 mln euro vetëm maja Ajsbergut! Edhe 3 fraksione të hapura pas thesit me para të AKSHI-t

    23.12.2025
    Aktualitet

    SPAK rrëmon te KADASTRA! Skandale që pritet të trondisin vendin…a do vihet drejtësia në vend?

    23.12.2025
    Aktualitet

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025
    Aktualitet

    Shteti digjital në duart e krimit! Lidhja e Gys Agasit me klanin Çopja

    23.12.2025
    Aktualitet

    Jo vetëm çokollata, lekët e shqiptarëve AKSHI i bleu dhe çibukë

    23.12.2025
    Aktualitet

    Nga Thesari i Shtetit tek Policia e Burgjet! Ja 19 tenderat që përfitoi Ergys Agasi

    23.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    57 mln euro vetëm maja Ajsbergut! Edhe 3 fraksione të hapura pas thesit me para të AKSHI-t

    23.12.2025

    SPAK rrëmon te KADASTRA! Skandale që pritet të trondisin vendin…a do vihet drejtësia në vend?

    23.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    Shteti digjital në duart e krimit! Lidhja e Gys Agasit me klanin Çopja

    23.12.2025

    Jo vetëm çokollata, lekët e shqiptarëve AKSHI i bleu dhe çibukë

    23.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

    19.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    Biznesmenë, policë, zyrtarë e politikanë! Si i filmonte Agasi bashkëpunëtorët tek zyra e Equos Resort

    21.12.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.