Në dosjen për shkeljet me procedurën e tenderit të Llogarasë zbulohen edhe bisedat mes zv.kryeministres Belinda Balluku me ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi. Mesazhet mes tyre, të zbuluara nga një telefon “Blackberry” të sekuestruar Berberit, janë zhvilluar gjatë kohës kur ishte hapur tenderi i parë për tunelin e Lloagrasë dhe kompania Gjoka Konstruktion kishte dhënë ofertën më të ulët 140 mln euro.
Bisedat mes Ballukut dhe Berberit, të dy sot të pandehur për shkelje të barazisë në tenderë, janë bërë gjatë muajit mars 2021 kur duhej edhe të shpallej kompania fituese, por më 19 prill procedura e tenderit u mbyll, për tu hapur sërish pak muaj më vonë, tender që u fitua nga bashkimi i operatorëve turq për 160 mln euro pa TVSH.
Në dosjen e siguruar nga Report Tv, përshkruhet se si Balluku i ka dhënë urdhër nga celulari Evis Berberit që ta mbyllë procedurën tenderuese. Balluku i thotë se duhet ta mbyllë procedurën me urgjencë, ndërsa ish-kreu i ARRSH shprehet i gatshëm, duke thënë se s’ia ndjen për asnjë.
Balluku mbikëqyrte çdo lëvizje për tenderin, nga ndryshimi i kritereve, çdo veprim e ndiqte nga afër, çdo komunikim e kishte me vartësin e saj Berberi, derisa sa në fund dha urdhër që procedurat e tenderit të anuloheshin pasi situata po i dilte jashtë kontrollit pasi Kompania Gjoka që ata donin ta merrte tenderin, nuk i mbushte kriteret, edhe pse ato ishin përshtatur në mënyrë të paligjshme që pikërisht kjo kompani ta merrte.
Më datë 18 mars, ditën kur është bërë biseda mes Ballukut dhe Berberit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka bërë vlerësimin duke skualifikuar të gjithë ofertat e dorëzuara. Në këtë moment, Berberi ka informuar Ballukun me mesazh në celular “e mbyllëm”.
Pjesë nga dosja hetimore dhe bisedat mes Ballukut dhe Berberit
Në orën 17:40, Belinda Balluku: “Mendoj ta anulojmë Shkualifikoji te gjithë”. Në orën 17:43, Evis Berberi: “Jam mese dakort. Se kam diçka qe sme kuadron ne gjithe situaten e do sot apo neser Mgith nese te duhet ja kendoj kengen sma ndjen shume per asnje dhe e çoj ku duhet”. Në orën 17:50, Belinda Balluku: “Jo jo Kam ate ndjesine time qe nuk duher”. Në orën 17:51, Evis Berberi: “E ke te frikshme ndjesine. Kur e do”. Në orën 17:56, Belinda Balluku: “Me jep afatet nese e shpallim neser”. Në orën 18:01, Evis Berberi: “Max 24 mars ankimimi ne MIE ne 25 i kthejme pergjigje. Max 4 prill ankohet ne KPP dhe min 14 prill max 22 prill kthen KPP pergjigje. Duhet ta rishpallim pernjehere qe ti djegim afatet e ankimimit ne gjykate”.
Në datën 18.03.2020, në orën 11:30, shtetsasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet: “Po si ke lajmeruar te tjeret per anullim? Mbylleni sot me urgjence. Në orën 11:36, Evis Berberi: “Po gysin orën 17:09. Evis Berberi: “E mbyllem”. Sot e ke te mbaruar”.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe 5 vartësit e saj, janë marrë të pandehur për veprën penale ‘Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’ lidhur me ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
