Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    I hëngrën kokën Ballukut, kush i fitoi Tenderat e Unazës

    Nga InfoNews16.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Tiranë – Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka dërguar të martën Kuvendit të Shqipërisë kërkesën për lejimin e arrestimit të zv/kryeministres Belinda Balluku, e akuzuar për manipulim të tenderave publikë me vlerë dhjetëra miliona euro, që lidhen me ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës.

    Përshkallëzim i hetimit të SPAK ndaj Ballukut

    Kërkesa për arrestim vjen si përshkallëzim i masës së mëparshme të pezullimit nga detyra, e cila ishte vendosur nga GJKKO, por u pezullua nga Gjykata Kushtetuese pas kundërshtimit të kryeministrit Edi Rama.

    Përveç dy hetimeve ekzistuese për Tunelin e Llogarasë dhe një lot të Unazës së Jashtme, SPAK njoftoi se Balluku është tashmë nën hetim penal edhe për shtatë procedura të tjera prokurimi, për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

    Lista e tenderave të Unazës së Madhe nën hetim

    Tenderat e hetuar nga SPAK përfshijnë:

    • Plotësimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës (Loti 1 dhe QMT)

    • Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri (Loti 2)

    • Ndërtimi i segmentit Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri – Shkozë (urat mbi lumin Tirana)

    • Unaza e Jashtme e Tiranës – Loti 4

    • Unaza e Jashtme e Tiranës – Loti 5

    • Unaza e Jashtme e Tiranës – Loti 6

    • Unaza e Jashtme e Tiranës – Loti 7

    Të gjitha këto procedura janë zhvilluar njëkohësisht në shtator 2021, fakt që sipas ekspertëve ngre dyshime serioze për koordinim të qëllimshëm.

    Analiza e BIRN: shumica e kompanive u skualifikuan

    Sipas një analize të mëparshme të BIRN, nga shtatë tenderat e Unazës së Madhe:

    • 6 tendera u fituan me 94.5% – 96.1% të fondit limit

    • 73% e kompanive pjesëmarrëse u skualifikuan

    • Kompani të mëdha u përjashtuan për arsye formale

    • Disa operatorë morën pjesë fiktivisht në garë

    Ekspertët e prokurimeve publike i cilësojnë këto të dhëna si tregues tipikë të tenderave të manipuluar.

    Reagimi i Edi Ramës ndaj kërkesës së SPAK

    Pas publikimit të kërkesës për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, kryeministri Edi Rama reagoi publikisht, duke akuzuar SPAK për “arreste pa gjyq” dhe duke lënë të kuptohet se do të mbrojë zv/kryeministren.

    Në një reagim në platformën X, Rama shkroi se mazhoranca do të mbajë një qëndrim “të drejtë dhe të denjë”, duke veçuar rastin e Ballukut nga çështje të tjera penale.

    Hetimet e mëparshme dhe përplasja me drejtësinë

    Balluku, së bashku me ish-drejtues të ARRSH-së si Evis Berberi, Gjyli, Elezi dhe vartës të tjerë, u akuzuan më herët për manipulimin e tenderave me vlerë 210 milionë euro, duke favorizuar kompani të caktuara.

    Më 20 nëntor, GJKKO vendosi pezullimin e saj nga detyra, vendim që u kundërshtua nga Rama dhe u pezullua përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese, e cila pritet të japë vendimin përfundimtar në janar.

    1.“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”

    Shpallur në dt. 29.10.2021

    Fondi limit: 2.375.552.033 lekë të reja

    Fitues: “Salillari”

    2.“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri, Loti 2”

    Shpallur në dt. 13.08.2021

    Fondi limit:2.485.599.781 lekë të reja

    Fituesi: “4 A-M sh.p.k – Ed konstruksion sh.p.k – IDK konstruksion sh.p.k”

    3.Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i ri – Shkozë, Urat mbi lumin Tirana

    Shpallur në dt. 13.08.2021

    Fondi limit: 2.559.318.901 lekë të reja

    Fituesi: ALB-STAR

    4.Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;

    Shpallur në dt. 13.08.2021

    Fondi limit: 2.096.958.794 lekë të reja

    Fitues: Euroteorema Peqin shpk – “PE-VLA-KU” sh.p.k – “Nova Construction 2012” shpk

    5.Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;

    Shpallur në dt. 13.08.2021

    Fondi limit:1.939.309.894 lekë të reja

    Fitues: “G.P.G. Company” – ‘”Senka” shpk

    6. Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;

    Shpallur në dt. 13.08.2021

    Fondi limit: 1.816.355.589 lekë të reja

    Fitues: Gjoka Konstruksion

    7.Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.

    Shpallur në dt. 13.08.2021

    Fondi limit: 2.353.597.373 lekë të reja

    Fitues: ALKO-IMPEX General Construcion – 2 T

    2T 4 A-M shpk ALB-STAR ALKO-IMPEX arrestimi i Ballukut ARRSH Belinda Balluku Bulevardi i Ri Ed Konstruksion Edi Rama SPAK Euroteorema Peqin fond limit GJKKO Gjoka Konstruksion Gjykata Kushtetuese GPG Company hetim spak IDK Konstruksion korrupsion në tendera korrupsion tendera Loti 1 Unaza Loti 2 Unaza Loti 4 Unaza Loti 5 Unaza Loti 6 Unaza Loti 7 Unaza Lumi i Tiranës manipulim tenderash Nova Construction 2012 PAK PE-VLA-KU shpk prokurime publike Salillari Senka shpk Sheshi Shqiponja Shkozë SPAK tendera publikë tendera Unaza e Madhe Unaza e Jashtme e Tiranës Unaza e Jashtme Tiranë Unaza e Madhe e Tiranës
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025
    Aktualitet

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025
    Aktualitet

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025
    Aktualitet

    “Jemi SPAK-u…hajde me ne…”/ Dalin pamjet e rrëmbimit të Gerond Meçes: I besova, pastaj nxorën armët…

    22.12.2025
    Aktualitet

    Tërhiq ankimet se do e hash…/ Ja si u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij

    22.12.2025
    Aktualitet

    SPAK zbërthen skemën: 2.4 mln € nga Bashkia e Tiranës, lidhje mes Gogel dhe One Albania

    22.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    10 mln Euro biskota dhe çokollata/ Zbardhet skema tjetër e mashtruesve tek AKSHI

    22.12.2025

    Videot në zyrën e Gys Agasit, dëshmon Linda e AKSHI-t: Ishin takime private…

    22.12.2025

    Gjiri i Manastirit nën lupë e SPAK! Labi misterioz i Agasit dhe oligarkët e ndërtimit

    22.12.2025

    “Jemi SPAK-u…hajde me ne…”/ Dalin pamjet e rrëmbimit të Gerond Meçes: I besova, pastaj nxorën armët…

    22.12.2025

    Tërhiq ankimet se do e hash…/ Ja si u mor peng Gerond Meçe, i shkruajtën administratorit nga celulari i tij

    22.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    I hëngrën kokën Ballukut, kush i fitoi Tenderat e Unazës

    16.12.2025

    Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

    19.12.2025

    ESKLUZIVE/ Peshkaqenët e AKSHI morën peng Gerond Meçen! Zbardhet skema

    16.12.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.