Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar Aleks Vangjeli në Greqi, arrestohet autori i dyshuar

    27.02.2026

    Kompania holandeze nuk e fali skualifikimin…kallëzimi në SPAK për 400 mln euro në Porto Romano

    27.02.2026

    Si dështoi Prokuroria e Tiranës… i fali pasuritë një organizate kriminale

    27.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Hije SKANDALI me hetimet për Bankers Petroleum, si u zhdukën emra me peshë para se DOSJA t’i dorëzohej SPAK-ut

    Nga InfoNews22.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një skandal i rëndë që cënon fort besimin e publikut të drejtësia raportohet të ketë ndodhur në Prokurorinë e Fierit.

    Ka dyshime se gjatë muajve që dosja voluminoze e kompanisë kineze të naftës “Bankers Petroleum Albania” qëndroi në Prokurorinë e Fierit, shumë emra të familjarëve të njerëzve të drejtësisë dhe politikës, janë zhdukur nga fashikujt.

    Prej javësh, dosja i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme në Tiranë, por e gjymtuar sepse shumë emra njerëzish dhe kompanish që janë përfshirë në mashtrim me kinezët e “Bankers” gjatë 20 viteve, qëllimisht janë zhdukur.


    Në listën e personave që janë fshirë nga dosja hetimore janë dy pronaret e kompanisë së auditimit “L.E.A.L Auditing Sh.p.k.”, shtetaset Leze Abazi dhe Eda Abazi.

    Ato rezultojnë se janë nënë e bijë dhe zotërojnë 100% të aksioneve të kompanisë audituese, e cila në vitin 2019 ka audituar Pasqyrat Financiare të kompanisë kineze të naftës “Bankers Petroleum Albania”, duke e nxjerr atë me humbje në mënyrë që të mos i paguante shtetit detyrimet përkatëse në vlerë miliona lekë.

    Edhe përse “Bankers Petroleum Albania” ka shitur mijëra ton naftë duke akumuluar fitime në miliarda lekë, kompania e auditimit “L.E.A.L Auditing Sh.p.k.”, e ka nxjerr me fitim 30 milionë lekë të vjetra në 2019, më pak se një minimarket lagjeje.

    Skandali nuk është vetëm kaq.

    Rezulton se nënë e bijë, dy aksionerët e kompanisë audituese të “Bankers”, janë përkatësisht bashkëshortja dhe vajza e Luan Abazit, Sekretar i Përgjithshëm i Prokurorisë së Përgjithshme. Pra, drejtuesi i Prokurorisë së Fierit, Elion Mustafaj ka fshirë nga dosja hetimore emrat e familjarëve të shefit të tij.

    Hije SKANDALI me “Bankers Petroleum”, Prokuroria e Fierit dyshohet se
    Emrat e familjareve te Abazit dyshohet se jane zhdukur nga dosja e Bankers
    Mbetet për t’u parë nëse Prokuroria e Posaçme do të bëjë një rihetim të plotë të aferës së “Bankers Petroleum Albania”, në të cilën ka qindra lidhje të errëta mes pronarëve kinezë, zyrtarëve shqiptarë që kanë ndihmuar në falsifikimin dhe miratimin e bilanceve të rreme vetëm me humbje si dhe familjarëve të njerëzve të drejtësisë e politikës që janë majmur me para të cilat duhet të shkonin në arkën e shtetit.

    Gjatë hetimeve paraprake është arritur që të grumbullohen prova të mjaftueshme për të evidentuar skemën e mashtrimit që kompania naftënxjerrëse ka bërë përgjatë 20 viteve të fundit.

    Konkretisht, “Bankers Petroleum Albania” ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë.

    Ama, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë.

    Nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së është në miliona euro.

    Dhe kjo ka ndodhur përmes auditimit fals të Pasqyrave Financiare, nga kompania “L.E.A.L Auditing Sh.p.k.”, por dhe të tjera përgjatë dy dekadave./Newsbomb

    Hije SKANDALI me hetimet për Bankers Petroleum si u zhdukën emra me peshë para se DOSJA t’i dorëzohej SPAK-ut
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar Aleks Vangjeli në Greqi, arrestohet autori i dyshuar

    27.02.2026
    Aktualitet

    Kompania holandeze nuk e fali skualifikimin…kallëzimi në SPAK për 400 mln euro në Porto Romano

    27.02.2026
    Aktualitet

    Si dështoi Prokuroria e Tiranës… i fali pasuritë një organizate kriminale

    27.02.2026
    Aktualitet

    Shqipëria po i paketon, Italia në hall: Ja tre bosët shqiptarë që na fshihen në Dubai

    27.02.2026
    Aktualitet

    1 mln euro në furgon, zbardhet dëshmia e policit

    27.02.2026
    Aktualitet

    Zhvatën 36 mln euro e prona qytetarëve, SPAK edhe 5 muaj kohë për plotësim hetimi

    27.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar Aleks Vangjeli në Greqi, arrestohet autori i dyshuar

    27.02.2026

    Kompania holandeze nuk e fali skualifikimin…kallëzimi në SPAK për 400 mln euro në Porto Romano

    27.02.2026

    Si dështoi Prokuroria e Tiranës… i fali pasuritë një organizate kriminale

    27.02.2026

    Shqipëria po i paketon, Italia në hall: Ja tre bosët shqiptarë që na fshihen në Dubai

    27.02.2026

    1 mln euro në furgon, zbardhet dëshmia e policit

    27.02.2026
    Më të lexuarat

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK

    Nga InfoNews24.02.20260

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK…

    VIDEO/ ANK e Kolajve dhe 2T e Sakove masakruan lumin? Del blof drejtori i ARRSH Ami Kozeli: Ja pasojat e gërryerjes…u shemb edhe hekurudha

    22.02.2026

    Testi për Prokurorinë e Elbasanit! Hetimi për shembjen e rrugës, dy kompanitë dhe provat në terren!

    22.02.2026

    1 mln euro për kokën e tij, nga atentatet te armiqësitë me ish deputetin dhe Vis Martinaj/ Kush është Durim Bami

    26.02.2026

    Si dështoi Prokuroria e Tiranës… i fali pasuritë një organizate kriminale

    27.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.