Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Furtuna pas proteste! Ja drejtorët që dorëhiqen deri të hënën

    22.10.2026

    Nga Greqia në Monako, super të pasurit nuk gjejnë dot një vend për të ankoruar jahtet e tyre

    22.10.2026

    Këpucë të personalizuara: Muaj të tërë pritjeje për një palë që mund të kushtojnë deri në 10,000 euro

    22.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Gjyqtari Gerd Hoxha denoncon kandidatin për kreun e BKH: Ka CV me probleme!

    Gjyqtari Gerd Hoxha denoncon kandidatin për kreun e BKH: Ka CV me probleme!

    Aktualitet Nga InfoNews21.07.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një denoncim i drejtpërdrejtë ka ardhur sot nga gjyqtari Gerd Hoxha, i cili ka ngritur akuza ndaj një prej kandidatëve për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Altin Kërluku, duke deklaruar se ky i fundit ka pasur probleme në të kaluarën.

    Në denoncimin e vet drejtuar Komisionit të Posaçëm të Verifikimit të Emrit dhe Pasurisë, gjyqtari Hoxha kërkon informacion mbi kandidimin e shtetasit Elton Kërluku, përjashtimin nga gara të tij për kreun e BKH-së, si edhe nisjen e hetimit disiplinor dhe penal nëse ka vend, për këtë shtetas. Në vijim, përgjatë denoncimit, Hoxha nxjerr në pah edhe faktet që penalizojnë kandidimin e Kërlukut.

    Reklamë

    Në letër Hoxha shkruan se nga burime të hapura ai ka mësuar se shtetasi Elton Kërluku ka qenë punonjës i Policisë së Shtetit dhe me urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është përjashtuar nga policia me motivacionin: “shkelje e betimit, shkelje me dashje te normave të detyrës dhe abuzime të rënda me atributet e Policisë së Shtetit”, urdhër i cili është ankimuar fillimisht në gjykatë nga Kërluku, por i lënë në fuqi nga Apeli.

    2. Nga burime të hapura – portalet weblajm.com dhe cna.al kam mësuar se, shtetasi Elton Kërluku ka qenë punonjës i Policisë së Shtetit dhe me urdhërin nr.934/4, dt.11.10.2004 Të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është përjashtuar nga policia me motivacionin: shkejle e betimit, shkelje me dashje te normave të detyrës dhe abuzime të rënda me atributet e Policisë së Shtetit, sipas dispozitave të ligjit nr. 8553, datë 25.11.1999 “Për Policinë e Shtetit” dhe Rregullores së Disiplinës së Policisë miratuar me vendimin nr. 279, datë 02.06.2000 të Këshillit të Ministrave.

    3. Ky vendim është ankimuar fillimisht nga shtetasi Elton Kërluku në Gjykatën e shkallës së parë Tiranë, duke anullar Urdhënrin e përjashtimit nga Policia e Shtetit.

    Ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e saj nr. 829, datë 06.09.2005.”- thuhet në letrën e Hoxhës.

    Për këtë arsye gjyqtari Hoxha kërkon që të zbatohen “Përcaktimi i kushteve dhe kriteret shtesë që duhet të përmbushin shtetasit për t’u emëruar, transferuar apo për t’u ngritur në detyrë si gjyqtarë ose punonjës pranë gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, prokurorë dhe punonjës pranë Prokurorisë së Posaçme, si dhe për t’u punësuar pranë Njësisë së Pavarur Hetimore.”

    Hoxha rendit më poshtë njëri pas tjetrit të gjitha ligjet, të cilët janë kriter i domosdoshëm që një kandidat duhet të pranohet pranë BKH-së apo strukturave të tjera të SPAK-ut, duke theksuar se janë të domosdoshme që të zbatohen që një figurë të jetë e “panjollë”.

    Theksojmë se gjyqtari Gerd Hoxha u penalizua në garën për kreun e GJKKO për një foto rastësore me kryebashkiakun Veliaj në një pritje të ambasades britanike; ku Kërluku ka qenë kryesuesi i Komisionit të Posaçem që “denoncoi” gjasmë foton problematike.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Furtuna pas proteste! Ja drejtorët që dorëhiqen deri të hënën

    22.10.2026
    Aktualitet

    Nga Greqia në Monako, super të pasurit nuk gjejnë dot një vend për të ankoruar jahtet e tyre

    22.10.2026
    Aktualitet

    Këpucë të personalizuara: Muaj të tërë pritjeje për një palë që mund të kushtojnë deri në 10,000 euro

    22.10.2026
    Aktualitet

    Pse në Greqi pensionistët po rikthehen në punë…

    22.10.2026
    Aktualitet

    Kamerat në pallate: Kur mund të thonë fqinjët “jo” dhe çfarë lejohen të regjistrojnë?

    22.10.2026
    Aktualitet

    Gjumi: Pse disa njerëz mund të mbijetojnë me më pak se 5 orë gjumë

    22.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Furtuna pas proteste! Ja drejtorët që dorëhiqen deri të hënën

    22.10.2026

    Nga Greqia në Monako, super të pasurit nuk gjejnë dot një vend për të ankoruar jahtet e tyre

    22.10.2026

    Këpucë të personalizuara: Muaj të tërë pritjeje për një palë që mund të kushtojnë deri në 10,000 euro

    22.10.2026

    Pse në Greqi pensionistët po rikthehen në punë…

    22.10.2026

    Kamerat në pallate: Kur mund të thonë fqinjët “jo” dhe çfarë lejohen të regjistrojnë?

    22.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.