Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Albania Solar Power ndërtim parku fotovoltaik në toka të kontestuara

    24.12.2025

    4 kulla 30 kate në qendrën historike të Durrësit, kush fshihet pas?!

    24.12.2025

    Laert Kasaj pjesë e grupit kriminal të AKSHI-it

    24.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    EMRAT/ Shpërdoruan detyrën dhe vodhën 525 mln lekë, Prokuroria çon në gjyq 20 zyrtarë

    Nga InfoNews19.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 20 nëpunës publikë, të akuzuar për shpërdorim detyre në të paktën 7 procedura prokurimi që kanë shkaktuar dëm ndaj Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Hetimet nisën pas një kallëzimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), i cili konstatoi shkelje të rënda në këto prokurime me vlerë mbi 525 milionë lekë pa TVSH.

    Bëhet fjalë për shtetasit: Mimoza Kita, Erola Halili, Gavrosh Xhindoli, Imir Alla, Adra Gjingecaj, Lulzim Konçi, Elida Palluqi, Luan Hajno, Merita Petushi, Edi Fero, Aldin Lika, Ermira Riznavolli, Ismet Bici, Arjan Zeqiri, Alfred Gjonaj, Sotiraq Papa, Alketa Ikonomi, Alma Dhrako, Kristaq Nica dhe Admir Ago.
    Sipas Prokurorisë, tenderët janë zhvilluar kryesisht përmes negociatave pa shpallje paraprake, në kundërshtim me ligjin, dhe përfshinin furnizime si: produkte për mbrojtjen e bimëve, pajisje për shërbimin veterinar, blerje gjedhësh për kompensim fermerësh dhe instalim kamerash për hidrovoret.

    Hetimet zbuluan se zyrtarët publikë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë manipuluar kriteret e prokurimeve duke dëmtuar interesat e shtetit dhe qytetarëve. Gjithashtu, u konstatuan veprime fiktive në testimin e tregut, ndërsa procedurat janë zhvilluar në mënyrë të parregullt dhe të paligjshme.
    “Të pandehurit e mësipërm, në cilësinë e personave të ngarkuar me funksion publik, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për secilën procedurë tenderimi kanë vepruar në kundërshtim me ligjin ose ligjet që normojnë veprimtarinë përkatëse të personit që ushtron funksion publik konkret. Duke përbërë në këtë mënyrë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë.”, njofton prokuroria.
    Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq 20 persona, nëpunës publikë, të gjithë të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal.
    Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr.2069, të vitit 2025, rezultoi se shtetasit M.K., E.H., G.Xh., I.A. A.Gj., L.K. E.P., L.H., M.P., E.F., A.L., E.R., I.B., A.Z., A.Gj., S.P., A.I., A.Dh., K.N., A.A. kanë kryer veprëm e mësipërme në dëm të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
    Hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) për shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara kryesisht me negociim pa shpallje paraprake dhe fond limit 525,000,000 lekë pa TVSH.
    Procedurat për të cilat u konstatuan shkelje kishin të bënin me prokurimet për “Shpenzime mbrojtje bimësh dhe luftimi i parazitëve në bujqësi”, për ‘Blerje pajisje për shërbimin veterinar (motoçikleta, kaska, veshje, doreza, çanta), “Blerje kafshë të llojit gjedh për dëmshpërblimin e fermerëve të dëmtuar nga dermatoza nodulare e gjedhit” si dhe për ‘Sistem i monitorimit me kamera për hidrovoret’.
    Të pandehurit e mësipërm, në cilësinë e personave të ngarkuar me funksion publik, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për secilën procedurë tenderimi kanë vepruar në kundërshtim me ligjin ose ligjet që normojnë veprimtarinë përkatëse të personit që ushtron funksion publik konkret. Duke përbërë në këtë mënyrë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë.
    Hetimi i procedurave provoi se janë konsumuar elementet e veprës penale dhe se kanë kryer veprime që nuk janë të justifikuara në lidhje me mangësitë për përcaktimin e kritereve të mallrave që kërkohen, por mbi të gjitha krijohet bindja se testimi i tregut është kryer në mënyrë fiktive.
    Pas njohjes me tërësinë e akteve të sipërcituara, vlerësohet se ekziston bindja e bazuar në prova, se nga ana e anëtarëve të njësisë së prokurimit, është konsumuar vepra penale e shpërdorimit të detyrës, referuar llojit të procedurës së zgjedhur për prokurimet, krim i parashikuar përkatësisht nga neni 248-25 i Kodit Penal.

    Adra Gjingecaj Aldin Lika Alfred Gjonaj Alketa Ikonomi Alma Dhrako Arjan Zeqiri Edi Fero Elida Palluqi EMRAT/ Shpërdoruan detyrën dhe vodhën 525 mln lekë Ermira Riznavolli Erola Halili Gavrosh Xhindoli Imir Alla Ismet Bici Kristaq Nica dhe Admir Ago. Luan Hajno Lulzim Konçi Merita Petushi Mimoza Kita Prokuroria çon në gjyq 20 zyrtarë Sotiraq Papa
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Albania Solar Power ndërtim parku fotovoltaik në toka të kontestuara

    24.12.2025
    Aktualitet

    4 kulla 30 kate në qendrën historike të Durrësit, kush fshihet pas?!

    24.12.2025
    Aktualitet

    Laert Kasaj pjesë e grupit kriminal të AKSHI-it

    24.12.2025
    Aktualitet

    Skema si Big Market zhvat qytetarët! Çmimi në faturë ndryshon nga ai në raft

    24.12.2025
    Aktualitet

    Rriti çmimin e biletës së autobusit, SHPRESA AL merret nën hetim

    24.12.2025
    Aktualitet

    Ryanair, gjobitet me 256 milionë euro në Itali

    24.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Albania Solar Power ndërtim parku fotovoltaik në toka të kontestuara

    24.12.2025

    4 kulla 30 kate në qendrën historike të Durrësit, kush fshihet pas?!

    24.12.2025

    Laert Kasaj pjesë e grupit kriminal të AKSHI-it

    24.12.2025

    Skema si Big Market zhvat qytetarët! Çmimi në faturë ndryshon nga ai në raft

    24.12.2025

    Rriti çmimin e biletës së autobusit, SHPRESA AL merret nën hetim

    24.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

    19.12.2025

    Biznesmenë, policë, zyrtarë e politikanë! Si i filmonte Agasi bashkëpunëtorët tek zyra e Equos Resort

    21.12.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.