Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi Filip Shehu, rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin Indrit Salillari, rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.
Shtetasi Indrit Salillari ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi Filip Shehu, është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.
