Dy persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë u arrestuan nga forcat e Policisë së Durrësit gjatë një operacioni të befasishëm në zonën e Shkozetit.
Burime të sigurta për Replike.al bëjnë me dije se të ndaluarit janë Aldo Mustafa dhe Arbi Haxhiu. Të dy dyshohet se janë të përfshirë në aktivitete kriminale dhe u kapën në posedim të armëve të zjarrit pa leje.
Sipas Policisë së Shtetit, të arrestuarit rezultojnë të jenë miq të ngushtë të Ermir Dedjas, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 20 majit në lagjen nr. 18 të Durrësit.
Po ashtu, burime të tjera policore bëjnë me dije se Mustafa dhe Haxhiu kanë lidhje miqësore edhe me Aldo Avdylajn, një tjetër person i njohur për drejtësinë dhe i skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale në qytetin bregdetar.
Në veçanti, Aldo Mustafa është i njohur për precedentë penalë dhe ka qenë më parë në vëmendjen e organeve të rendit.
