Gilmando Dani, I njohur si krahu I djathtë I Emiljano Shullazit, është ekzekutuar mesditën e 11 nëntorit pranë rrethrrotullimit të Rinasit, në një atentat mafioz, ku mbeti I plagosur edhe miku I tij, Muçi Shaljani I njohur edhe me mbiemrin Sheqeri.
Viktima Gilmando Dani I cili ishte pasagjer dhe i plagosuri Muçi Shaljani ne timonin e makinës, sapo ishin kthyer nga Barcelona, vend ky ku kishin ikur më datë 7 nëntor. Në momentin që ata janë nisur në drejtim të Tiranës me një automjet tip Mercedez Benz, autorët u kanë dalë para tek rrethrrotullimi I Rinasit dhe kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 20 gëzhoja kallashnikovi, ndërsa plumbat kanë kapur edhe xhamat e një lokali, por fatmirësisht pa të lënduar.
Është dashur ndërhyrja e disa qytetarëve dhe policisë të cilët kanë thyer xhamat e makinës për të nxjerr të plagosurin dhe viktimën nga makina.
Pas atetnatit me një automjet tip Toyota me targa greke, autorët të cilët dyshohet se kanë qënë tre kanë ikur në drjetim të Fush Krujes dhe më pas kanë djegur makinën në fshatin Halil në një zonë të pyllëzuar dhe të pa mbuluar nga kamerat e sigurië. Brenda makinës së djegur policia ka gjetur 4 armë zjarri që dyshohet se u përkasin autorëve të atentati. Armët në fjalë pritet të analizohen nga ekspertët bashkë me makinën për të parë nëse në to ka gjurmë.
Autorët, sipas hetuesve kanë pasur një informacion të detajuar lidhur me lëvizjet e viktimës Gilmando Dani I cili rezulton I dënuar dhe me precedne të theksuar kriminal, si dhe të miku të tij Muçi Shaljani I cili prej disa muajsh ishte pjesë e Agjencisë së Mbikqëyrjes Policiore. 42 vjecari Shaljani ka disa plumba në trup dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë makinat luksoze me të cilën levizin rezulton në pronësi të Elvis Kosovës, një tjetër personi të skeudar nga policia, të cilit pak muaj më parë I vendosën tritol në garazhin që ka në zonën e Kodrës së Diellit.
Ka dyshime të forta se autorët kanë pasur ndihmës dhe vëhzgues pranë aeroportit që I ka informuar për levizjet e Gilmando Danidt dhe Muçi Shaljanit, por edhe në fshatin ku u dogj makina që I kanë ndihmuar për të ikur. Në zonë policia ka sekuestruar pamjet e sigurisë ku sipas të dhënave është filmuar e gjithë ngjarja.
