Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë ekzekutimin mafioz yë binzensmeit Bujar Nasufi në janar të këtij viti.
Grupi hetimor ka arritur të zbulojë se kush janë porositësit e vrasjes së biznesmenit 56-vjeçar i cili i ekzekutua në sy të gruas së tij në zonën e Selitës.
Sipas grupit hetimor, bëhet fjalë për dy vëllezërit, Voltan dhe Jugert Xhani, të cilët dyshohet se janë porositësit e vrasjes.
Konkretisht babai i Bujar Nasufit i kishte shitur një pronë familjes Xhani në zonën e Selitës.
Trualli i banesës ishte ende në emër të Nasufit dhe në momentin e shpronësimit të tokës nga ndërtimi i Unazës së Madhe, paratë janë përvetësuar nga familja Nasufi dhe jo nga familja Xhani, edhe pse këta të fundit e kishin blerë më përpara këtë pronë.
Në këtë foto, siguruar ekluzivisht nga Vizion Plus, duket autori i vrasjes së Bujar Nasufit.

Autori dyshohet të jetë vrasës me pagesë, ku i maskuar si shitës picash ekzekutoi me armë zjarri sapo Bujar Nasufi po parkonte makinën pranë banesës së tyre.
Autori i dyshuar duket se mbante skafandër në kokë dhe me rroba të zeza në mënyrë që të mos identifikohej nga kamerat. Pas krimit ai dogji motorin dhe armën që më pas u gjetën nga policia.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbulimin e identitetit të autorit.
Ndërkohë dy vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani, që dyshohet se janë porositësit e vrasjes së Bujar Nasufit, janë dy emra të njohur për drejtësinë.
Ata janë arrestuar nga RENEA në një operacion të bujshëm para pak muajsh në mes të ditës në një restorant në zonën e Gjirit të Lalzit, nën shoqërinë e personave të tjerë të botës së krimit.
Arrestimi i tyre u bë pasi Voltan dhe Jugert Xhani janë të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Elis Roshkodolit në gusht të vitit 2024 në Shkodër.
