Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    57 mln euro vetëm maja Ajsbergut! Edhe 3 fraksione të hapura pas thesit me para të AKSHI-t

    23.12.2025

    SPAK rrëmon te KADASTRA! Skandale që pritet të trondisin vendin…a do vihet drejtësia në vend?

    23.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    ‘Do vijë plaku i ASL, gjallë e ka akoma nënën…’/ Biseda mes Ballukut dhe Berberit për takimin me biznesmenin turk: Dua të vë…

    Nga InfoNews05.11.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Në dosjen e SPAK për aferën me tenderin e tunelit të Llogarasë, zbardhen mesazhe të zv.kryeministres Belinda Balluku me vartësin e saj, ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi, ku ironizojnë një nga biznesmenët turq, fitues të tenderit, Abdulkadir Kart, pronar i shoqërisë “ASL”. Berberi i thotë Ballukut që të lënë një datë për takimin me biznesmenin turk, duke iu referuar si “plaku i ASL” që të firmosë pasi ku i fundit kishte nënën e tij në intubim.

    Pjesë nga biseda:

    Në datën 02.11.2021, në orën 15:57, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Kur e ke për mbarë të takosh plakun e ASL që t’i them të vij, se të ëmën në intubim. T’i them të enjten?”

    Në orën 16:06, Belinda Balluku: “Ditën që do firmosë, pra nesër ose pasnesër. Pse gjallë e ka nënën ai?”

    Në orën 16:06–16:07, Evis Berberi: “Ok. Po he pra. Gjallë e paska”.

    Në orën 16:53, Evis Berberi: “Vdiq e ëma e ASL, me shumë mundësi vjen të hënën, megjithatë do lajmëroj prapë”.

    Në orën 16:54, Belinda Balluku: “Të rrojmë vetë, ç’të them”.

    Në datën 05.11.2021, në orën 14:18, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit vijnë të hënën dhe ikin të martën dhe janë dakord me draft-kontratën”.

    Në orën 14:29, Belinda Balluku: “Suuuuper… Kur do ta bëjnë kompaninë?”.

    Në orën 14:29–14:32, Evis Berberi: “Po pret letrat e ASL dhe do e regjistrojë. Po tha, vendoseni si kusht në kontratë që do paguhen në kompaninë që do hapet dhe regjistrohet në Shqipëri. Që ta firmosë të hënën”.

    Në orën 16:45, Belinda Balluku: “Sigurisht”.

    Më pas në një tjetër moment, Berberi i thotë Ballukut se e kishte lënë datën e takimit, ndërsa kjo e fundit i thotë që të përmbyllë kontratën se është e rëndësishme. Më tutje, zv.kryeministrja i thotë Berberit, kur ky i thotë nëse duhet të jetë në takim, i thotë “jo jo e kam që të vë para përgjegjësisë mustaqen”.

    Në datën 06.11.2021, në orën 14:18, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit vijnë të hënën në 8 të mëngjesit dhe ikin në 18:00 po të hënën. Kontratën ta firmosim në ARRSH? Në çfarë ore do që të vij plaku i ASL të takojë?”.

    Në datën 08.11.2021, në orën 08:44, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit i lashë në 10 për kontratën, pastaj shkoj atje. Ok”.

    Në orën 08:45, Belinda Balluku: “Po po, mbaro kontratën se është super e rëndësishme. Më lajmëroni kur të mbyllet procesi. Bëni 5 foto, por mos i publikoni”.

    Në orën 08:45, Evis Berberi: “Ok”.

    Në orën 08:46, Belinda Balluku: “Kemi”.

    Në orën 08:46, Evis Berberi: “?”.

    Në orën 13:35, Evis Berberi: “Unë duhet të vij bashkë me ASL në 14:30?”.

    Në orën 13:42, Belinda Balluku: “Jo jo, e kam vetëm që ta vë përpara përgjegjësisë mustaqen”.

    Në orën 13:42, Evis Berberi: “Ok”.

    'Do vijë plaku i ASL gjallë e ka akoma nënën..'/ Biseda mes Ballukut dhe Berberit për takimin me biznesmenin turk: Dua të vë...
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    57 mln euro vetëm maja Ajsbergut! Edhe 3 fraksione të hapura pas thesit me para të AKSHI-t

    23.12.2025
    Aktualitet

    SPAK rrëmon te KADASTRA! Skandale që pritet të trondisin vendin…a do vihet drejtësia në vend?

    23.12.2025
    Aktualitet

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025
    Aktualitet

    Shteti digjital në duart e krimit! Lidhja e Gys Agasit me klanin Çopja

    23.12.2025
    Aktualitet

    Jo vetëm çokollata, lekët e shqiptarëve AKSHI i bleu dhe çibukë

    23.12.2025
    Aktualitet

    Nga Thesari i Shtetit tek Policia e Burgjet! Ja 19 tenderat që përfitoi Ergys Agasi

    23.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    57 mln euro vetëm maja Ajsbergut! Edhe 3 fraksione të hapura pas thesit me para të AKSHI-t

    23.12.2025

    SPAK rrëmon te KADASTRA! Skandale që pritet të trondisin vendin…a do vihet drejtësia në vend?

    23.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    Shteti digjital në duart e krimit! Lidhja e Gys Agasit me klanin Çopja

    23.12.2025

    Jo vetëm çokollata, lekët e shqiptarëve AKSHI i bleu dhe çibukë

    23.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

    19.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    Biznesmenë, policë, zyrtarë e politikanë! Si i filmonte Agasi bashkëpunëtorët tek zyra e Equos Resort

    21.12.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.