Policia e Kukësit ka arrestuar 23-vjeçarin Veli Cenaj, administrator i njësisë administrative në lagjen “Gostil”, pjesë e Bashkisë Kukës, pasi kërcënoi me jetë një punonjës të Policisë Rrugore gjatë detyrës.
Kanosja ndodhi pas një aksidenti ku një i afërm i Cenajt, Jurgen Cenaj, 23 vjeç, tashmë i shpallur në kërkim, përplasi me automjet punonjësin e Policisë Rrugore, Ermir Metaliaj. Megjithëse faji i përkiste kushëririt të tij, Veli Cenaj kërcënoi se do të merrej vetë me efektivin e plagosur.
Pas incidentit, zyrtari i bashkisë është prangosur, ndërsa i afërmi i tij është shpallur në kërkim. Ndërkohë, punonjësi i policisë ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.
