Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Onkologjiku pa ilace! Evis Sala me 5.6 mln euro pasuri: Nuk janë asgjë për punën që unë bëj

    26.02.2026

    Nuk ndalet SPAK! Këmba këmbës pas AKSHI-t, 25 dëshmi që fundosin Ermal Beqirin, Mirlindën dhe Gys Agasin

    26.02.2026

    Ermal Beqiri e qerasi me një JAHT, Xhenila Tamizi zbërthehet në SPAK

    26.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Dimri vjen edhe për Ermal Beqirin, biznesmeni paraqitet në SPAK: Llogari për tenderët miliardësh të AKSHI pas kontrollit nga BKH te zyrat

    Nga InfoNews15.09.2025Updated:15.09.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Pronari i kompanive Soft & Solution dhe Horizon, Ermal Beqiri është paraqitur sot në mëngjes në ambientet e SPAK ku është marrë në pyetje nga agjentët e BKH.

    Kjo është hera e parë që Beqiri, një ndër përfituesit më të mëdhenj të tenderëve të AKSHI në sektorin e teknologjisë së informacionit, paraqitet fizikisht në SPAK pasi BKH ushtroi një kontroll blic disa javë më parë në zyrat e tij në Tiranë duke marrë prej andej dokumentacion, i cili mund ta kompromentojë rëndë biznesmenin dhe të zbardhe skemën kriminale të shpërndarjes së tenderëve në fjalë.

    SPAK ka nisur një hetim të gjerë në lidhje me tenderët e AKSHI-t duke përfshirë disa personazhe të rendësishëm që ndikojnë në këto tenderë dhe duket se më shumë se në rolin e regjisorit, Beqiri ka qenë sot në SPAK në rolin e aktorit.

    Më herët, në SPAK është paraqitur edhe drejtuesja e AKSHI znj.Mirlinda Karçanaj, ndërsa nuk ka të dhëna të njohura ende nëse prania e saj dhe z.Beqiri në ambientet e Prokurorisë së Posaçme lidhet me një dosje të njëjtë apo të ndyrshme.

    Vetëm gjatë 5 viteve të fundit kompania “Soft& Solution” ka përfituar rreth 23 milionë euro tenderë nga kontratat publike në sektorin e teknologjisë së informacionit duke garuar kokë me kokë me Gerond Meçen e ABS.

    Pagesat e thesarit ne drejtim te kompanise Soft & Solution gjate periudhes 2019-2025. Burimi: Open Data Albania
    Pagesat e thesarit ne drejtim te kompanise Soft & Solution gjate periudhes 2019-2025. Burimi: Open Data Albania

    Pavarësisht zhvillimeve hetimore, “Soft & Solution” vazhdon të renditet mes përfituesve më të mëdhenj të kontratave publike në fushën e teknologjisë së informacionit.

    Kjo kompani, së bashku me “Advanced Business Solution”, kanë dominuar tenderat e këtij sektori vitet e fundit, shpesh duke u përballur mes tyre në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) për ankimime mbi procedurat.

    Konkurrenca mes këtyre kompanive është bërë e hapur, duke reflektuar një betejë të fortë për kontrollin e tregut të IT-së publike në vend.

    Sipas të dhënave publike, tenderat e fituar nga “Soft & Solution” përfshijnë projekte të rëndësishme të digjitalizimit të shërbimeve publike, furnizime me infrastrukturë IT dhe mirëmbajtje të sistemeve të teknologjisë së informacionit në institucione shtetërore.

    Vlera e kontratave të akorduara kompanisë në vitet e fundit arrin në miliona euro.

    Hetimet e nisura nga BKH dhe SPAK pritet të hedhin dritë mbi mënyrën e zhvillimit të këtyre procedurave dhe nëse ka pasur shkelje ligjore apo marrëdhënie të parregullta mes operatorëve ekonomikë dhe autoriteteve kontraktore.

    Suksesi i Ermal Beqirit me tenderët e AKSHI

    Ermal Beqiri merr në kontroll kompaninë “Soft & Solution” në 2021, për të cilën ka pasur dyshime të mëhershme mediatike se e kontrollonte në hije, që kur ai ishte drejtor IT në Hipotekë dhe shoqëria fitonte tendera radhazi pranë atij institucionit.

    Kompania “Soft & Solution” është krijuar në janar të vitit 2011, me objekt “Zhvillim, implementim dhe mirëmbajtje të sistemeve dhe programeve në fushën e teknologjisë së informacionit…etj,”.

    Aksionerët themelues ishin Enida Puto e Vjollca Vasjari. Disa muaj më pas, në tetor të atij viti, aksionet e shoqërisë blihen nga Dritan Didi.

    Ky i fundit qëndron vetëm pak muaj aksioner dhe, në mars 2012 e shet kompaninë ‘Soft & Solution” tek Arjola Koromani.

    Në Korrik të vitit 2021, Koromani e shet kompaninë tek Ermal Beqiri për shumën 1 milionë lekë të reja. Pas këtij transaksioni, Arjola Koromani vijon të mbajë postin e administratores së shoqërisë.

    Gjatë vitit 2024, Ermal Beqiri shton portofolin e tij të biznese me tre kompani të tjera.

    Në Mars të këtij viti ai themelon shoqërinë “R&D Solution”, me objekt “Kërkim shkencor dhe teknologjik..etj,”. Administratore e shoqërisë është sërish Arjola Koromani, ish-pronarja e “Soft & Solution”.

    Në Prill të vitit 2024, Ermal Beqiri blen 100 përqind të aksioneve të shoqërisë ‘IT Tirana”, për një shumë prej 144 mijë euro. Pas blerjes, emri i shoqërisë ndryshohet në “NSolution”.

    Shoqëria “IT Tirana” është themeluar në vitin 2008, me objekt të aktivitetit “Shërbime në fushën e telekomunikacioneve, rrjeteve kompjuterike…”.

    Beqiri e bleu shoqërinë nga ortakët e saj, shtetasit gjermanë Volker Valentin Koch, Jochen Mosthaf dhe Arben Qarkaxhija.

    Dhe, në Maj 2024, Ermal Beqiri bën një tjetër “goditje” të rëndësishme, duke blerë për 380 mijë euro të gjithë aksionet e kompanisë “Horizon”.

    Kjo shoqëri është themeluar në vitin 2005, me objekt “veprimtari në fushën informatike…”.

    Beqiri e bleu kompaninë nga “Comscope Limited”, një shoqëri e regjistruar në zonën off-shore të Qipros dhe me përfaqësues Vasileios Stachos.

    Pas kryerjes së këtij transaksioni, Stachos vijon të mbajë ende postin e administratorit të shoqërisë “Horizon”. /skyweb.al

    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Onkologjiku pa ilace! Evis Sala me 5.6 mln euro pasuri: Nuk janë asgjë për punën që unë bëj

    26.02.2026
    Aktualitet

    Nuk ndalet SPAK! Këmba këmbës pas AKSHI-t, 25 dëshmi që fundosin Ermal Beqirin, Mirlindën dhe Gys Agasin

    26.02.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri e qerasi me një JAHT, Xhenila Tamizi zbërthehet në SPAK

    26.02.2026
    Aktualitet

    E PLOTË/ Kush donte ta vriste dhe kë donte të vriste Dur Bami i Niklës

    26.02.2026
    Aktualitet

    I bëmë puçin Ilir Metës, Kryemadhi: Unë me Ramën donim Erion Veliajn

    26.02.2026
    Aktualitet

    Reni Ashiku irritohet me kamerat: Shifemi nesër…! I dyshuari për sekser në AZHBR thirret në SPAK

    26.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Onkologjiku pa ilace! Evis Sala me 5.6 mln euro pasuri: Nuk janë asgjë për punën që unë bëj

    26.02.2026

    Nuk ndalet SPAK! Këmba këmbës pas AKSHI-t, 25 dëshmi që fundosin Ermal Beqirin, Mirlindën dhe Gys Agasin

    26.02.2026

    Ermal Beqiri e qerasi me një JAHT, Xhenila Tamizi zbërthehet në SPAK

    26.02.2026

    E PLOTË/ Kush donte ta vriste dhe kë donte të vriste Dur Bami i Niklës

    26.02.2026

    I bëmë puçin Ilir Metës, Kryemadhi: Unë me Ramën donim Erion Veliajn

    26.02.2026
    Më të lexuarat

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK

    Nga InfoNews24.02.20260

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK…

    VIDEO/ ANK e Kolajve dhe 2T e Sakove masakruan lumin? Del blof drejtori i ARRSH Ami Kozeli: Ja pasojat e gërryerjes…u shemb edhe hekurudha

    22.02.2026

    Testi për Prokurorinë e Elbasanit! Hetimi për shembjen e rrugës, dy kompanitë dhe provat në terren!

    22.02.2026

    1 mln euro për kokën e tij, nga atentatet te armiqësitë me ish deputetin dhe Vis Martinaj/ Kush është Durim Bami

    26.02.2026

    Dy makina i kaluan sipër 7 vjeçarit! Arrestohen shoferët e aksidentit te Kthesa e Kamzës

    24.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.