Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Albania Solar Power ndërtim parku fotovoltaik në toka të kontestuara

    24.12.2025

    4 kulla 30 kate në qendrën historike të Durrësit, kush fshihet pas?!

    24.12.2025

    Laert Kasaj pjesë e grupit kriminal të AKSHI-it

    24.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Deputetët kapin mat Mimoza Kaçin e AMF: Nuk luftoni kartelin e kompanive të sigurimit

    Nga InfoNews22.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Deputetë të shumicës dhe opozitës në Komisionin Kuvendor të Ekonomisë, punësimit dhe Financave kritikuan punën e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) lidhur me mbikëqyrjen e tregut të sigurimeve.

    Deputetët Erion Braçe, Enno Bozdo dhe Jorida Tabaku theksuan se Kuvendi vazhdojnë të ngrejë çdo vit të njëjtat shqetësime dhe nuk gjen asnjë reflektim nga ky institucion.

    Ata u shprehën se në veçanti tregu i sigurimit të detyrueshëm motorik vazhdon të funksionojë si kartel i hapur dhe ndarja e tregut mes kompanive po qëndron në nivele të njëjta prej vitesh.

    Sipas tyre, rregullorja e vitit të kaluar për diferencimin e primeve ka shërbyer vetëm për rritjen e çmimit mesatar të policave të sigurimit TPL, ndërsa nga ana tjetër ofron stimuj (koeficentë) të pamjaftueshëm për të rritur kujdesinë drejtuesve të mjeteve, sipas parimit bonus-malus.

    Deputetët kritikuan gjithashtu praktikën për mospublikimin të një pjese të madhe të vendimeve të Bordit të AMF, veçanërisht ato që lidhen me shkeljet e evidentuara nga subjektet e mbikëqyrura dhe me masat e marra ndaj tyre.

    Drejtoresha e argumentoi mospublikimin e vendimeve me ruajtjen e të dhënave që klasifikohen si sekret tregtar dhe me mbrojtjen e stabilitetit të tregut dhe imazhit të kompanive.

    Por, deputeti Erion Braçe e kundërshtoi këtë praktikë, duke parashtruar se mospublikimi i informacionit lidhur me inspektimin dhe shkeljet e evidentuara nga kompanitë e sigurimit dëmton interesin konsumator dhe është në shkelje të ligjit.

    Deputetët sollën në vëmendje edhe gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), që në auditimin e fundit vlerësonte se Bordi i AMF nuk ka marrë masa ndaj shkeljeve të përsëritur të shoqërive të sigurimit, duke ndikuar në rritjen e riskut të tregut.

    Sipas konkluzioneve të paraqitura në raportin vjetor të vitit 2024, për periudhën e aktivitetit nga data 1 janar 2021 deri në datën 30 dhjetor 2023, janë identifikuar mangësi në vendimmarrjen e Bordit të AMF-së, i cili nuk ka ndërmarrë masa penalizuese ndaj shoqërive të sigurimit, pavarësisht shkeljeve të përsëritura dhe mungesës së përmirësimit të situatës financiare dhe treguesve të tyre, duke ndikuar në rritjen e riskut në sektorin e sigurimeve.

    Sipas KLSH-së, konstatohet mos marrja e masave për sanksionim me gjobë ndaj shoqërive të sigurimeve për shkeljet e konstatuara duke krijuar një dëm të mundshëm në intervalin e vlerave 9.95 milionë lekë deri në 19.4 milionë lekë, duke ndikuar kështu negativisht në disiplinën dhe rregullsinë e tregut të sigurimeve.

    Një shkelje tjetër, sipas KLSH-së, është se në mënyrë të vazhdueshme, ndër vite, konstatohet se, nuk është aplikuar norma e interesit në vlerën totale prej 7 milionë lekë ndaj shoqërive të sigurimeve që nuk kanë plotësuar pjesën përkatëse të fondit të kompensimit.

    Mungesa e kësaj mase ka krijuar një efekt negativ në fondin e kompensimit, duke rrezikuar mbulimin e detyrimeve të shoqërive të sigurimeve ndaj të siguruarve.

    Deputetët kërkuan shpjegime për rritjen e pagave dhe shpërblimeve të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Sipas tyre, ka pasur një rritje të pajustifikuar dhe paargumentuar të pagave dhe shpërblimeve për Bordin e këtij institucioni.

    Qysh në vitin 2021, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) vlerësonte se vendimmarrja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për pagat dhe shpërblimet kryhet në kushtet e riskut për ekzistencën e konfliktit të interesit.

    Në përgjigjen e saj, drejtoresha e AMF-së tha se ky institucion është i pavarur dhe financohet me tarifat e paguara nga operatorët e tregut, ndërsa shtoi se rritjet apo indeksimet e pagave janë zbatuar në mënyrë uniforme për të gjithë stafin dhe jo vetëm për drejtuesit ekzekutivë.

    Ligji “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, në nenin 9, shprehet se përcaktimet e bëra në dispozitat e ligjit nr. 9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj”, nuk zbatohen për AMF.

    Në të njëjtin nen, thuhet se Bordi përcakton strukturën organizative të Autoritetit, numrin e punonjësve, pagën, shpërblimet dhe trajtimet financiare të anëtarëve joekzekutivë të Bordit, drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv, nëndrejtorit ekzekutiv, si dhe të punonjësve.

    Trajtimet financiare përfshijnë mbulimin e shpenzimeve të kryera në përmbushje të detyrës, pagesat për trajnimet profesionale, për sigurimin e jetës dhe të shëndetit dhe të tjera të ngjashme.

    Sipas ligjit, Bordi, në përcaktimin e masës së pagës, shpërblimeve dhe trajtimeve financiare apo jofinanciare të administratës, duhet të bazohet në një metodologji të qartë, që merr parasysh kushtet e tregut, përvojat e autoriteteve të tjera që kryejnë aktivitetin e rregullatorit financiar në Shqipëri dhe nevojat e vetë institucionit.

    Deputetja Jorida Tabaku gjithashtu i tha drejtoreshës ekzekutive, se ka larguar nga detyra nëndrejtoreshën ekzekutive, Merita Gurabardhi, duke krijuar një praktikë të paprecedent kur drejtuesi ekzekutiv largon një anëtar të zgjedhur prej Kuvendit dhe duke marrë përsipër atributet e këtij institucioni lidhur me interpretimin e ligjit për përfundimin e mandatit.

    Sipas saj, drejtoresha e AMF ka përdorur një standard të dyfishtë, duke larguar e nëndrejtoreshën ekzekutive, ndërsa vazhdon të qëndrojë vetë në detyrë, duke kërkuar një mandat të tretë, nga një maksimum pre dyj mandatesh që parashikohen në ligj.

    Në përgjigje, drejtoresha e AMF-së u përgjigj vetëm se çështja e mandateve është e qartësuar në ligjin organik të AMF-së.

    Mbështetur edhe në një letër të drejtuar nëndrejtoresha e larguar, Merita Gurabardhi, drejtuesit e Komisionit të Ekonomisë, Punësimit dhe Financave u shprehën se po kryen një analizë lidhur me mandatet e anëtareve të AMF-së dhe së shpejti do të mbajnë një qëndrim lidhur me këtë çështje.

    Deputetët kapin mat Mimoza Kaçin e AMF: Nuk luftoni kartelin e kompanive të sigurimit
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Albania Solar Power ndërtim parku fotovoltaik në toka të kontestuara

    24.12.2025
    Aktualitet

    4 kulla 30 kate në qendrën historike të Durrësit, kush fshihet pas?!

    24.12.2025
    Aktualitet

    Laert Kasaj pjesë e grupit kriminal të AKSHI-it

    24.12.2025
    Aktualitet

    Skema si Big Market zhvat qytetarët! Çmimi në faturë ndryshon nga ai në raft

    24.12.2025
    Aktualitet

    Rriti çmimin e biletës së autobusit, SHPRESA AL merret nën hetim

    24.12.2025
    Aktualitet

    Ryanair, gjobitet me 256 milionë euro në Itali

    24.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Albania Solar Power ndërtim parku fotovoltaik në toka të kontestuara

    24.12.2025

    4 kulla 30 kate në qendrën historike të Durrësit, kush fshihet pas?!

    24.12.2025

    Laert Kasaj pjesë e grupit kriminal të AKSHI-it

    24.12.2025

    Skema si Big Market zhvat qytetarët! Çmimi në faturë ndryshon nga ai në raft

    24.12.2025

    Rriti çmimin e biletës së autobusit, SHPRESA AL merret nën hetim

    24.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

    19.12.2025

    Biznesmenë, policë, zyrtarë e politikanë! Si i filmonte Agasi bashkëpunëtorët tek zyra e Equos Resort

    21.12.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.