Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Për 20 vite me radhë, kompania më e madhe e nxjerrjes së naftës në Shqipëri, “Bankers Petroleum” ka shmangur tatimet duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit. Një ditë pas aksionit në zyrat e kompanisë kineze në Fier që çoi në pranga edhe CEO-n Hongping Xiao dhe ish-drejtorin Leonidha Çobe, Prokuroria ka dhënë detajet e hetimit dhe ka zbuluar skemën e mashtrimit. “Bankers Petroleum”, gjatë periudhës 2004–2024 ka kryer shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej 532 mld lekë, por pavarësisht kësaj shume, kompania ka deklaruar humbje për çdo vit, me një total prej 11.7 mld. Sipas…
Vrau Klodian Rashën, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-policit të “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj. Mbetet në fuqi vendimi i Gjykatës së Apelit dhe dënimi me 18 vite burg për vrasje me dashje, por që zbret në 12 vite heqje lirie për shkak të gjykimit të shkurtuar. Rekursi që është rrëzuar po ashtu, e kishte depozituar edhe Prokuroria e Apelit e cila kërkonte dënimin e ish-efektivit me 20 vite burg, dënimi maksimal që parashikon neni 76 i Kodit Penal, dhe mos pranimin e gjykimit të shkurtuar për Hajdarajn. Nevaldo Hajdaraj vrau Klodian Rashën në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit 2020,…
Prokuroria e Fierit njoftoi të enjten se kishte lëshuar 14 masa sigurimi ndaj drejtuesve të kompanisë “Bankers Petroleum Albania Ltd” dhe disa personave me pozicione drejtuese në këtë kompani, që janë sipas prokurorisë të dyshuar për shmangie tatimore dhe vepra të tjera penale gjatë një periudhe 20-vjeçare. Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo u arrestuan të mërkurën, ndërkohë janë ekzekutuar edhe 7 masa të tjera sigurimi të lëshuara nga Gjykata e Fierit. Prokuroria bëri me dije se pesë persona, kryesisht me shtetësi të huaj, janë shpallur në kërkim. Prokuroria tha se të arrestuarit dhe shpallurit…
Prokuroria e Posaçme njoftoi të enjten sekuestrimin në Verona të Italisë të më shumë se 4 milion eurove pasuri të cilat sipas akuzës janë në pronësi të një organizate kriminale në Elbasan. Një burim nga prokuroria i tha BIRN se bëhej fjalë për grupin e Suel Çelës. Sekuestroja siç njoftoi SPAK u krye në një aksion të përbashkët me autoritetet italiane kundër pastrimit të parave. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokuroria e Veronës kryen një operacion të përbashkët kundër një organizatë kriminale nga Elbasani, e cila vepronte në Verona të Italisë dhe ishte përgjegjëse për…
Një fabrikë cigaresh në periferi të Librazhdit dyshohet se përdorur prej vitesh si maskim për një grup të strukturuar kriminal në fushën e kontrabandës me vendet e Ballkanit dhe Bashkimit Evropian, me një dëm të dokumentuar prej më shumë se 36 milionë eurosh ndaj buxhetit të shtetit, zbulon një hetim 2-vjeçar i Prokurorisë së Posaçme. Sipas njoftimit të publikuar të mërkurën nga SPAK, 36 persona janë nën hetim për kontrabandën e cigareve, mes të cilëve 29 janë punonjës të strukturave doganore që dyshohet se janë implikuar në këtë skemë. Katërmbëdhjetë persona po hetohen në masën e arrestit me burg, ndërsa…
Nga uzurpimi i tokës në Lukovë mbi të cilën u ngrit Prado Hotel , manipulimi i drejtësisë, tek shpallja e biznesmenit Mentor Mezini me të kaluar kriminale si ‘investitor strategjik’ në Dhërmi, një histori vjedhjeje, ndikimi dhe heshtjeje shtetërore. Sabina Nika – Shteg.org Në brigjet e arta të Lukovës, ku deti përplaset qetësisht në breg dhe pronat kanë vlerën e arit, një hotel luksoz u ndërtua mbi një pronë të kontestuar që u pasua me një zinxhir skandalesh që përfshijnë korrupsion, falsifikime dhe heshtje institucionale. Dokumentet e siguruara nga “shteg.org” tregojnë se kompania “Building Construction” nisi punimet për hotelin luksoz…