Autor: InfoNews

Prej vitesh, në çdo konferencë për shtyp apo takim institucional për luftën kundër krimit të organizuar, drejtuesit më të lartë të drejtësisë shqiptare përsërisin klishe për “paprekshmëri zero”. Por në realitet, një ndër figurat që e rrëzon këtë propagandë është Trifon Murataj, trafikanti famëkeq i maskuar si biznesmen, i cili vijon të qarkullojë i lirë mes luksit dhe kontenierëve me kokainë, pavarësisht se është kapur disa herë me tonelata drogë dhe është shpallur pesë herë në kërkim. Nën maskën e firmës “Bana King”, Murataj ka ngritur dhe drejton një rrjet të sofistikuar të trafikut ndërkombëtar të kokainës, duke e përdorur…

Read More

Në policinë e shtetit pritet të ketë sërish ndryshime. InofNews, ka mësuar ekskluzivisht se në garën për shefa në 5 komisariate ka pasur 51 aplikantë, mes tyre zëvendës Drejtorë Qarku, shefa aktualë komisariatesh dhe efektivë të tjerë të policisë, që mbajnë gradat e Komisarëve, Nënkomisarëve dhe Kryekomisarëve. InfoNews.al, mëson se zv.Drejtori për Rendin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Idriz Daulle, në këtë konkurs ka dal i pari, duke siguruar më së shumti pikë, nga 100 të mundshmet. I dyti renditet, Përparim Dema, i cili aktualisht është shef i Komisariatit të Rinasi dhe me shumë gjasa do të vijojë ruajtjen…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka shkaruar të gjithë drejtorët e Bashkisë Vlorë, si dhe ka bërë disa ndryshime brenda strukturës së Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës. Kandidati për deputet, i cili nuk hyri në listat fituese, Klevis Kaso, u emërua kryetar i PS në Vlorë, ndërsa deputetja Eriona Ismaili tashmë do të jetë bashkëkryetare e kësaj force politike. “Që nga ky moment, të gjithë jeni të shkarkuar. Kryetari i Bashkisë duhet të firmosë menjëherë shkarkimet”, mësohet të ketë deklaruar Rama në takimin me dyer të mbyllura. Ende nuk dihet se kush do të jenë zëvendësuesit e drejtorëve aktualë, por në…

Read More

Ka vijuar sot në GJKKO gjykimi për dosjen “Plumbi i Artë”, por edhe seanca e sotme është shënuar me tensione të forta. Shkak janë bërë debatet dhe mosvënia në dispozicion e dëshmisë së plotë të Erjon Alibejt, të penduarit të drejtësisë. Seancën e kaluar GJKKO pranoi kërkesën që avokatët të njiheshin me rrëfimin e bashkëpunëtorit në SPAK, të dhëna dy vjet më parë. Prokurorët e SPAK-ut vendosën në dispozicion të tyre vetëm një procesverbal, të cilit i ishin hequr disa faqe ku sipas tyre, i penduari i drejtësisë Erjon Alibej, nuk fliste për çështje që janë objekt i gjykimit. Vetë…

Read More

Dy janë pistat kryesore ku ka shtrirë hetimet Policia e Shtetit për sa i përket zhdukjes së 30-vjecarit Eraldo Muçi rreth tre javë më parë. E para dyshohet se 30 vjecari të jetë larguar vetë dhe të ketë dalë ilegalisht jashtë vendit. Pavarëisht se në sistemin TIMS nuk rezulton të ketë kaluar kufirin me pasaport, hetusit dyshojnë se ai mund të jetë larguar ilegalisht në Greqi. Ndërkohë policia ka mundur të zbulojë se në Durrës ku është parë për herë te fundit, ka pasur njohje me një vajzë. Pista e dytë është ajo e një ngjarje të mundshme kriminale, që…

Read More

SPANJË- Diogo Jota, sulmuesi 28-vjeçar i Liverpoolit e Portugalisë dhe vëllai i tij, Andre (26 vjeç, futbollist i Penafiel), kanë humbur jetën këtë mëngjes në një aksident në provincën e Zamorës në Spanjë. Aksidenti ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, pranë komunës së Palacios de Sanabria. Diogo u martua vetëm 10 ditë më parë dhe la pas tre fëmijë të vegjël. Vëllezërit vdiqën kur automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga, duke marrë flakë. Dëshmitarët që telefonuan numrin e urgjencës 112 raportuan se makina u përfshi plotësisht nga zjarri, i cili më pas përfshiu edhe bimësinë përreth,…

Read More

Në vitin 1993 qeveria hyri në negociata me kompaninë angleze Premier Oil dhe një vit më vonë, në vitin 1994 u lidh marrëveshja për Patos-Marinzën. Premier Oil dhe AlbPetrol krijuan një kompani të përbashkët të quajtur Anglo-Albanian Petroleum. Do të ishte kjo kompani që do të zhvillonte Patos-Marinzën. Premier Oil solli specialistët e saj të cilët nisën kërkimet dhe studimet por dhe punën në disa nga puset funksional në Patos-Marinzë. Kjo kompani vijoi punën deri në vitin 2004, pas 10 vitesh punë në këtë zonë, u tërhoq në mënyrë të papritur nga Shqipëria. Por pa kaluar një muaj nga tërheqja,…

Read More

Ndërkohë që skandali i mikrokredive me MCA dhe FINAL që mori disa jetë qytetarësh si edhe rrënoi mijëra familje shqiptare përmes një skeme kriminale, nuk është mbyllur ende, një tjetër skemë e madhe mashtrimi me kreditë ka nxjerrë kokë ku sipas të dhënave të siguruara nga Skyweb.al, deri më tani ka të paktën 23 viktima. Policia e Lezhës njoftoi sot se kishte arrestuar 33-vjeçaren Donika Curri me akuzën se kishte mashtruar një numër të madh grash të zonës duke u marrë atyre kartat e identitetit, nëpërmjet të cilave ka aplikuar për kredi në shuma nga 300 000 deri në 500…

Read More

Për 20 vite me radhë, kompania më e madhe e nxjerrjes së naftës në Shqipëri, “Bankers Petroleum” ka shmangur tatimet duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit. Një ditë pas aksionit në zyrat e kompanisë kineze në Fier që çoi në pranga edhe CEO-n Hongping Xiao dhe ish-drejtorin Leonidha Çobe, Prokuroria ka dhënë detajet e hetimit dhe ka zbuluar skemën e mashtrimit. “Bankers Petroleum”, gjatë periudhës 2004–2024 ka kryer shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej 532 mld lekë, por pavarësisht kësaj shume, kompania ka deklaruar humbje për çdo vit, me një total prej 11.7 mld. Sipas…

Read More

Vrau Klodian Rashën, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-policit të “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj. Mbetet në fuqi vendimi i Gjykatës së Apelit dhe dënimi me 18 vite burg për vrasje me dashje, por që zbret në 12 vite heqje lirie për shkak të gjykimit të shkurtuar. Rekursi që është rrëzuar po ashtu, e kishte depozituar edhe Prokuroria e Apelit e cila kërkonte dënimin e ish-efektivit me 20 vite burg, dënimi maksimal që parashikon neni 76 i Kodit Penal, dhe mos pranimin e gjykimit të shkurtuar për Hajdarajn. Nevaldo Hajdaraj vrau Klodian Rashën në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit 2020,…

Read More